Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Si i bëri karshillëk policisë killeri i Selenicës/ Zbardhen gjithë bisedat në Intagram e Facebook pak orë pasi kishte marrë 8 jetë njerëzish!

2018/08/11 at 12:45 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 4 min
A A
Si i bëri karshillëk policisë killeri i Selenicës/ Zbardhen gjithë bisedat në Intagram e Facebook pak orë pasi kishte marrë 8 jetë njerëzish!

Ridvan Zykaj përshkruhet si një vrasës gjakftohtë! Nuk ishte me të meta mendore, siç u tha në fillim dhe as i dehur. Kjo vertetohet më së miri nga dëshmitë në polici të vetë autorit të masakrës, por edhe dëshmive të familjarëve e bashkëfshatarëve. Vetëm pak orë pasi me kallashnikov në dorë derdhi breshëri plumbash në dy shtëpi duke lënë 8 të vrarë, mes tyre dy fëmijë të gjithë anëtarë të familjes Zykaj, nga vendi ku ishte fshehur, ai mbante celularin ndezur dhe komentonte në facebook e instagram duke u kthyer përgjigje njerëzve që e shanin.


Sakaq në terren ishin 500 forca policie që ishin vënë në kërkim të tij. Policia bënte thirrje banorëve të zonës të ruheshin se autori i krimit të rëndë ishte i armatosur, ndërsa edhe vetë policia i trembej plumbave të tij. Është krejt e çuditshme se si 24 vjecari u kap pas 12 orësh nga policia, kur përmes celularit që e mbante të ndezur mund të lokalizohej dhe arrestohej brenda 1 apo dy orësh. Jo vetëm kaq, ai u ka bërë karshillëk policëve në momentin që i kanë bërë thirrje të dorëzohet, duke u thënë “vonë erdhët, po ju prisja”.

Ngjarja

Pasditen e djeshme, rreth orës 18:00 në media u raportua për një ngjarje horror në fshatin Resulaj, bashkia Selenicë, Vlorë. Brenda pak minutave u mësua se ishte shuar një familje e tërë, deri në 3 brez. Nga dëshmia e gjyshit të autorit u mësua se gjithë fisi Zykaj kishin qenë për një drekë të madhe, mes tyre edhe autori i krimit. Gjyshi tha se në bisedë e sipër një nga gratë që mbeti viktimë e ka akuzuar se i kishte vjedhur gjelat e detit. Por sipas gjyshit, debati mbaroi aty. Kur kishin dalë nga dreka nipi (autori i krimit) i kishte thënë se po shkonte në mal të kulloste bagëtitë. “Ka pirë vetëm një birrë dhe një e mori në dorë me vete”, tregoi ai.

Por vetëm pak orë pasi dreka kishte mbaruar dhe njerëzit ishin shpërndarë në shtëpitë e tyre, 24 vjecari Ridvan Zykaj ka marrë automatikun dhe ka shkuar në shtëpinë e kushëririt Besim Zykaj, 42 vjeç, duke qëlluar me breshëri kallshnikovi ndaj tij dhe të shoqes, Vasilika Zykaj. Pasi ka lënë të vrarë në oborr burrë e grua ka hyrë brenda dhe ka ekzekutuar dy fëmijët e mitur Sara Zykaj, 16 vjeçe dhe Ledjon Zykaj 9 vjeç.
Prej andej ka shkuar tek shtëpia ngjitur ku banonte vëllai i Besimit dhe prindërit. Aty ka vrarë 4 persona të tjerë, përkatësisht burrë e grua Azem dhe Aferdita Zykaj dhe më pas dy të moshuarit (prindërit e Besimit dhe Azemit), Demir Zykaj, 75 vjec dhe Ferie Zykaj, 72 vjece.

Viktimat dhe autori ishin në lidhje farefisnie dhe kishin shtëpitë përballë. Autori jetonte me prindërit, motrën dhe vëllanë. Ai njihej në zonë si person problematik, që mbante edhe armë, por nuk thuhet se ishte “i metë”. Bashkëfshatarët e përshkruajnë si gjaknxehtë dhe si konsumator hashashi e alkooli. Zyrtarisht nuk thuhet nëse në momentin që kreu krimin makabër ka qenë nën efektin e pijeve apo lëndeve narkotike. Por, nëse i referohemi asaj ç’ka ndodhi pas, ai duket i qetë.

Komentet në rrjetet sociale

Edhe pse kërkohej nga 500 forca policore, Ridvan Zykaj komentonte në rrjetet sociale. Deri pas mesnate (ora 00:30) ai e ka patur celularin të ndezur dhe shkruante në Facebook dhe Instagram. Ai u përgjigjej komentuesve, madje edhe duke i ofenduar, të cilët e pyesnin përse bëri këtë krim.

“C’me keni çar Kr”
“Juve s’ju hyn në punë”.
“Më desh **** juve s’ju duhet gjë”.
“Ç’a ju duhet juve ore”.
“E di vet unë me njerëzit e mi ore, ç’a keni ju”.
“Hej or Zot ç’a njerëzish që jeni”.

Këto janë disa nga komentet në facebook e instagram që bënte vrasësi, vetëm disa orë pasi u kishte marrë jetën 8 personave.

Me tone ironike 24-vjeçari ka mundur të sfidojë edhe policinë, ndërsa u ka thënë se: “Më arrestuat shumë vonë”.

Vrasësi u kap nga policia pas më shumë se 12 orësh kërkimesh, në periferi të Selenicës, rreth 3 km larg nga vendi i ngjarjes. Me vete i është gjetur edhe arma e krimit dhe celulari. Gjatë arrestimit nuk ka bërë rezistencë.

“Unë i vrava, më gjeni avokat”, mësohet të ketë thënë Ridvan Zykaj. Ai ka shtuar se ishte përballur me akuza të vazhdueshme nga kushërinjtë e tij, që e akuzonin se u ka vjedhur gjelat e detit. “Ata më akuzonin për çdo gjë. Unë s’kam vjedhur asnjë pulë”, ka thënë autori i masakrës së Selenicës.

Sakaq, këshilli bashkiak i Selenicës ka shapllur, ditën e hënë, 13 gusht ditë zie në Selenicë. Gjithashtu do të paguhen nga bashkia, shpenzimet e funeralit për 8 viktimat e familjes Zykaj me nje fond prej 12 milione leke (te vjetra).

/Opinion.al




Ju sugjerojmë

58,5 mijë individë deklaruan të ardhurat për herë të parë në 2024-n
Aktualitet

58,5 mijë individë deklaruan të ardhurat për herë të parë në 2024-n

6 Qershor, 2025 8:35 am
Kryeministri Rama uron të gjithë besimtarët myslimanë: Gëzuar Kurban Bajramin!
Aktualitet

Kryeministri Rama uron të gjithë besimtarët myslimanë: Gëzuar Kurban Bajramin!

6 Qershor, 2025 8:29 am
Presidenti Bajram Begaj shpallet “Qytetar Nderi” i Gjilanit
Aktualitet

Presidenti Begaj uron besimtarët për Kurban Bajramin: Qofshi në mbrojtjen e Zotit!

6 Qershor, 2025 8:25 am
Besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin
Aktualitet

Besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin

6 Qershor, 2025 8:21 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 6 qershor 2025

6 Qershor, 2025 8:19 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 6 qershor 2025

6 Qershor, 2025 8:18 am
A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri
-U tha në Opinion

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri

5 Qershor, 2025 9:52 pm
Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!
-U tha në Opinion

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!

5 Qershor, 2025 9:36 pm
Sherr mes të rinjve në Konispol, dy prej tyre në gjendje të rëndë
Aktualitet

Aksident i rëndë në Burrel, 6 të lënduar nga përplasja e dy makinave

5 Qershor, 2025 8:23 pm
Vendosja e gabuar e tabelave të shpejtësisë, Islam Qibini: Shkak për aksidente
Aktualitet

Vendosja e gabuar e tabelave të shpejtësisë, Islam Qibini: Shkak për aksidente

5 Qershor, 2025 7:39 pm
Para
Deputeti historik i PS i tregon Ramës, Ruçit e Xhafës se çfarë duhet bërë pas masakrës së Selenicës

Deputeti historik i PS i tregon Ramës, Ruçit e Xhafës se çfarë duhet bërë pas masakrës së Selenicës

Video/Shkëndija elektrike djeg shtëpinë e familjes Haskja. Bashkia pa zjarrfikëse

Video/Shkëndija elektrike djeg shtëpinë e familjes Haskja. Bashkia pa zjarrfikëse

Video/ Vinçi përmbyset në kthesat e Gomsiqes, vdes i riu

Video/ Vinçi përmbyset në kthesat e Gomsiqes, vdes i riu
















TE FUNDIT

Presidentja e Kosovës uron Kurban Bajramin: Një mundësi për unitet dhe solidaritet

Presidentja e Kosovës uron Kurban Bajramin: Një mundësi për unitet dhe solidaritet
6 Qershor, 2025

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë. Ajo ka...

Lexo më shumë

“Dosjet Epstein”: Çfarë janë ato dhe pse mund ta fusin Trumpin në telashe

“Dosjet Epstein”: Çfarë janë ato dhe pse mund ta fusin Trumpin në telashe
6 Qershor, 2025

“Dosjet Epstein” kanë hyrë në përplasjen e pashembullt midis Elon Musk dhe Donald Trump. Miliarderi i Afrikës së Jugut, në...

Lexo më shumë

Gjermanët nuk i besojnë SHBA-së dhe Izraelit

Gjermanët nuk i besojnë SHBA-së dhe Izraelit
6 Qershor, 2025

Si të përgatitemi për një takim me Presidentin e SHBA-së Donald Trump? Kjo është ndoshta pyetja që çdo kryetar shteti...

Lexo më shumë

58,5 mijë individë deklaruan të ardhurat për herë të parë në 2024-n

58,5 mijë individë deklaruan të ardhurat për herë të parë në 2024-n
6 Qershor, 2025

Ulja e pragut të të ardhurave dhe detyrimi i të dypunësuarve për plotësimin dhe dorëzimin e Deklaratës Individuale Vjetore e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com