Kronikë

Si funksionojnë vrasësit me pagesë në Shqipëri


               Publikuar në : 16:38 - 15/05/19 |
Opi Nion

Ndër vite Shqipëria është tronditur nga vrasje të tipit mafioz, ndërsa për policinë zbulimi i tyre mbetet një nga sfidat më të vështira.

Në lidhje me këto ngjarje, ekspertët e policisë janë të bindur se ata janë vrasës me pagesë, në të shumtën e rasteve, profesionistë, që veprojnë për llogari të grupeve të ndryshme.

Ish- drejtor i Policisë Emri Vata, shprehet për “TV Klan”, se grupet kriminale mbështeten nga bota e biznesit për mbrojte ose vetëmbrojtje.

“Dhe këta mbështetën nga grupe interesi të caktuara, grupe kriminale që kanë vrasës me pagesë që i mbështesin gjithmonë. Grupe interesi në botën e biznesit, për mbrojte ose vetëmbrojtje. Dhe grupe interesi të tjera që i përdorin për momente të caktuara,- tha Vata.

Policia ka zbuluar edhe vrasës amatorë, si Mikel Shallari, që ekzekutoi ish –drejtorin e policisë së Vlorës, Artan Cukun, për një shumë prej 4 mijë Eurosh.

“Vrasësit me pagesë amatorë, janë shumë shqetësues për komunitetin, pasi këta persona ndikohen vetëm nga shuma e lekëve që do të marrin për punën që bëjnë, por për policinë është e thjeshte zbulimi i tyre, pasi në vendngjarje lenë gjurmë të ndryshme për të zbardhur ngjarjen”.

“Pagesa varion sipas kërkesës dhe rëndësisë së personit që mbaron punën”.

Autoritetet janar të vitit 2014 policia arrestoi Julian Sinanaj, që kishte marrë shuma të mëdha parash nga Andon dhe Genis Mehillaj për të ekzekutuar disa persona.

Ekspertët e policisë shprehen se shqetësues është dhe fakti se në vendin tonë operojnë dhe vrasë me pagesë të huaj.

Në masakrën me 3 viktima të vitit 2015 në bulevardin Zogu i Parë, Salvatore Letizia ishte sjellë nga Italia për të vrarë Mentor Lufi.

Eftimoi Eftimiu, i akuzuar për vrasjen e Devi Kasmit në Janar të vitit të kaluar në kryeqytet, u soll nga Greqia.

“Një ndër arsyet që bëhet shkëmbimi apo marrja e punrave të ndërsjellta për personat që nuk javë vendas, qoftë brenda Shqipërisë qoftë edhe nga jashtë brenda, bëhet për të vështirësuar punën e policisë për ti kapur dhe për mos u njohur në momentin e vrasjes. Ambienti përreth edhe nuk e njeh personin është më e vështirë për policinë për ta zbuluar. Prandaj bëhen këto shkëmbime territoresh”.

Sipas Vatës,autoritetet disponojnë një liste me emra të cilët dyshohen si vrasës me pagesë, por nuk mund të arrestohet për mungesë provash.

 “Patjetër që Policia e Shtetit ka një listë të personave”.

Vrasësit me pagesë dyshohet se kanë qenë dhe autorë të ekzekutimeve të ndodhura muajit e fundit në qytetin e Shkodrës. Por, kujtojmë që pjesa më e madhe e vrasjeve të tipit mafioz në Shqipëri kanë mbetur pa autorë./ Opinion.al E.Xh.

Pas