Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Si e përdori Kina median e huaj për të përmirësuar imazhin gjatë pandemisë

2021/05/15 at 8:19 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Si e përdori Kina median e huaj për të përmirësuar imazhin gjatë pandemisë

Në ditët e para të shpërthimit të koronavirusit, Kina u përpoq të bllokonte lajmet për virusin që përhapej me shpejtësi, duke arrestuar ata që përpiqeshun të ngrinin zërin.


Por në muajt që pasuan, ndërsa familjet dhe ekonomitë po rrënoheshin nga pandemia, Pekini u përpoq të rehabilitonte imazhin e vet publik përmes mediave të huaja, tregon një studim i botuar të mërkurën nga Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve (IFJ).

Një sondazh i 54 sindikatave të gazetarëve në 50 vende zbuloi një rritje të numrit të vendeve që njoftojnë për një prani të dukshme kineze në mediat e tyre, nga 64% në 76% në një vit. Në vendet ku Kina ka ofruar mbështetje dhe trajnim për mediat lokale, një përqindje më e lartë thanë se mbulimi i Pekinit ishte më i favorshëm, sipas raportit të IFJ-së.

“Historia e koronavirusit gjatë 12 muajve të fundit është përdorur me sukses nga Kina për të krijuar një imazh më pozitiv të Kinës, në një numër vendesh,” i tha Zërit të Amerikës Jeremy Dear, zëvendës sekretari i përgjithshëm i IFJ-së.

Të anketuarve nga studimi iu kërkua të vlerësonin në një shkallë nga 1 deri në 10 të mbulimit të Kinës që nga fillimi i pandemisë, ku 1 ishte mbulimi më negativ dhe 10 më pozitivi. Sondazhi zbuloi se kontinenti ku mbulimi i Kinës pa ndryshimin më të madh pozitiv ishte Evropa, me6.3, ndërsa Amerika e Veriut kishte ndryshimin më negativ, 3.5.

Ndikimi i Pekinit u pa më pozitivisht në Afrikë, ku gjysma e të anketuarve e përshkruan atë si të dobishëm dhe të gjithë raportuan se Kina kishte një prani të dukshme në mediat e tyre.

Dear tha se Kina “po investon më shumë përpjekje dhe burime në drejtim të mbulimit të medias”, përfshirë presionin nga ambasadorët dhe diplomatët, ofertat e trajnimit për media ose kontrata më fitimprurëse të punës dhe përmbajtje falas për mediat nën vështirësi ekonomike. Një rënie e të ardhurave nga reklamat gjatë pandemisë kontribuoi edhe më tej në tkurrjen e redaksive në gjithë botën.

Në të njëjtën kohë, Pekini u përpoq të kufizonte mediat e huaja brenda Kinës, duke mohuar vizat për gazetarët ose duke i dëbuar ata. Masat erdhën si përgjigje ndaj vendosjes së kufizimeve të vizave nga SHBA për stafin e pesë mediave të drejtuara nga kinezët, përfshirë Agjencinë e Lajmeve Xinhua dhe ndaj ndalimit nga rregullatori i medias në Mbretërinë e Bashkuar Ofcom (Zyra e Komunikimeve) të Rrjetit Global të Televizionit të Kinës.

Megjithë këto “përpjekje ndonjëherë kontradiktore nga Kina për të ndikuar në mediat globale”, tha zoti Dear, “të gjitha këto kanë objektivate tyre, për të mbështetur një fuqi në rritje ekonomike dhe politike të Kinës dhe (duke treguar) një histori të centralizuar”.

Ministria e Jashtme e Kinës mbrojti përpjekjet e saj mediatike në një konferencë të 11 majit. Hua Chunying, zëdhënëse e ministrisë së jashtme, tha se si ekonomia e dytë më e madhe në botë dhe vendi më i madh në zhvillim, “natyrisht që ne duhet të kemi dhe meritojmë një vend në relievin e mediave ndërkombëtare.”

“Shtetet e Bashkuara kanë filluar një sulm disinformues ndaj Kinës me pretekstin e lirisë së medias,” tha zonja Hua, duke shtuar se Kina kurrë nuk vë në shënjestër vendet e tjera.

Ajo Hua vuri në dukje se SHBA “autorizon 300 milion dollarë për çdo vit fiskal për të ” kundërshtuar ndikimin keqdashës të Partisë Komuniste Kineze globalisht “.”Hua i referohej një projekt-ligji të Senatit “për të adresuar çështje që përfshijnë Republikën Popullore të Kinës”.

Analistët e medias, megjithatë, kanë theksuar dallimet mes mediave të drejtuara nga shteti si CGTN dhe mediave të financuara nga qeveritë, por të pavarura editorialisht, të tilla si BBC e Britanisë së Madhe dhe Deutsche Welle e Gjermanisë.

Zëri i Amerikës dhe rrjetet e tij simotra, përfshirë Radion Evropa e Lirë / Radio Liria (RFE / RL), financohen nga Kongresi Amerikan, por pavarësia e tyre editoriale nga ndërhyrjet politike është e mbrojtur me ligj.

Të gjitha vendet në një farë mase “përpiqen të përdorin pushtet të butë, dhe media shpesh është pjesë e tij, në mënyrë që të përmirësojnë pozicionin e tyre politik dhe ekonomik në botë”, tha zoti Dear. “Kjo është ajo që po bën Kina, dhe është një reflektim i fuqisë së saj në rritje ekonomike dhe politike.”

Pandemia i dha Pekinit një mundësi “për të promovuar sistemin socialist dhe udhëheqjen e Partisë Komuniste si superiore ndaj sistemit perëndimor të demokracisë, vlerave universale dhe lirisë”, i tha Zëri i Amerikës Dan Garrett, një ish-analist zbulimi në Pentagon. .

“Pa diskutim që ka një aspekt të fushatës aktuale të informacionit nga Pekini që është i orientuar drejt diskreditimit të mediave perëndimore si të njëanshme, si raciste, si anti-Kinë.”

Në të gjitha vendet e përfshira në hulumtimin e IFJ, përveç tre prej tyre, Kina dhuroi ndihmë për pandeminë, pajisje mjekësore dhe pajisje mbrojtëse personale. Raporti i IFJ-së zbuloi se shpesh furnizimet e përshkruara në mediat lokale si donacione nga Pekini ishin blerë nga qeveritë.

Në Serbi, qeveria është radhitur në krah të Kinës që kur Pekini e mbështeti atë gjatë konfliktit të Kosovës në fund të viteve 1990 dhe bombardimeve të NATO-s.

Në fillim të pandemisë, Ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiç vizitoi Pekinin, duke thënë, “Ju nuk u frikësuar nga bombat e NATO-s. Vizita ime tregon se nuk kemi frikë nga virusi,” thuhet në raportin e IFJ-së.

Kina dërgoi gjithashtu furnizime dhe pjesën më të madhe të vaksinave për Serbinë. Në prill, Kryeministrja Ana Brnabic tha se Serbia kishte marrë rreth 2.5 milion doza të vaksinës së prodhuar kineze Sinopharm dhe pak më pak se një milion vaksina nga të gjithë prodhuesit e tjerë të marrë së bashku.

Ndikimi i Kinës dhe mbështetja e Beogradit ndaj saj “ekziston pa asnjë dyshim,” tha Dinko Gruhonjic, kryeredaktor i medias serbe VOICE dhe drejtor programi i Shoqatës së Gazetarëve të Pavarur të Vojvodinës.

“Është propagandë zyrtare, me pretendimin se Bashkimi Evropian dhe Perëndimi braktisën Serbinë në momentin e nevojës. Dhe se vendi do të ishte i dënuar pa ndihmën e ‘vëllezërve Kinezë’ të cilët siguruan materiale sanitare, vaksina dhe mjete të tjera ndihme ,” tha zoti Gruhonjic për Zërin e Amerikës.

“Ishte një nga linjat mbizotëruese në shumicën e mediave pro-qeveritare, përfshirë tabelat e vendosura rreth Beogradit në mbështetje të miqësisë së supozuar midis popullit serb dhe kinez,” tha ai.

Tabelat u shfaqën në Beograd vitin e kaluar, duke thënë “Faleminderit, vëlla Xi”. Ato thuhet se u financuan nga një gazetë tabloide pro-qeveritare, sipas RFE / RL.

Qeveria serbe zotëron ose kontrollon pothuajse të gjitha mediat në vend, tha IFJ.

“Publiku serb e pranon atë lloj linje dhe propagande. Shumica konsumon media shtetërore dhe pro-qeveritare dhe është e bindur se aleatët e Serbisë janë nga Lindja e globit dhe armiqtë janë nga Perëndimi”, thotë Gruhonjic.

Përveçse vunë re një prani të shtuar kineze në mediat e tyre, më shumë se 80% e të anketuarve në mbarë botën kanë shprehur shqetësime mbi disinformimin në rritje në mediat kombëtare.

Garrett, i organizatës joqeveritare Securing Tianxia, tha se Kina, Rusia dhe të tjerët “mbështeten në paaftësinë e individëve dhe lexuesve të lajmeve ose në mungesën e kohës për të analizuar në mënyrë gjithëpërfshirëse burimet e medias për të pasur të gjitha këndvështrimet nga shumë burime të ndryshme.”

“Mendoj se është një problem shumë sfidues për konsumatorin mesatar të medias,” shtoi ai.

Raporti i IFJ-së zbuloi se ndikimi i Pekinit shihej më pozitivisht në Afrikë se në çdo kontinent tjetër.

Kina u ka ofruar përmbajtje mediatike, trajnime dhe burime disa vendeve afrikane, ku njësitë lokale të lajmeve përballen me vështirësi ekonomike.

“Kina ka investuar shumë në mediat e saj në Afrikë, dhe posaçërisht në Kenia, në mënyrë që ata të kenë organet e tyre mediatike për të përcjellë historinë e Kinës,” i tha Zërit të Amerikës Eric Oduor, sekretari i përgjithshëm i Unionit të Gazetarëve të Kenias.

Për IFJ-në, përfundimet e studimit nënvizojnë rëndësinë e mediave të pavarura dhe edukimit mediatik si edhe të ndihmës për menaxherët e lajmeve që të kuptojnë etikën e marrjes së përmbajtjes falas nga Kina.

“Ajo që po shohim është një narrativë e drejtuar dhe kontrolluar nga lart, qoftë kur bëhet fjalë për Nismën ‘Një Brez, një Rrugë’, qoftë në lidhje me koronavirusin, qoftë në lidhje me Ujgurët, qoftë në lidhje me Detin e Kinës Jugore. Të gjitha këto çështje që janë të rëndësishme politikisht ose ekonomikisht për Kinën”, i tha zoti Dear i IFJ-së.

“Kjo është arsyeja pse gazetaria është kaq e rëndësishme. Ajo nuk pranon thjesht atë që thotë çdo qeveri. Ajo bën pyetje për atë qeveri. Ajo merr pikëpamje të tjera.”/ VOA

Etiketa: kinamediapandemia


Ju sugjerojmë

U ekstradua nga Shqipëria, “mbreti i kriptomonedhave” gjendet pa jetë në burg
Bota

U ekstradua nga Shqipëria, “mbreti i kriptomonedhave” gjendet pa jetë në burg

1 Nëntor, 2025 2:36 pm
“Nuk e çaj kokën për ty”, çfarë ka deklaruar në gjykatë picieri që vrau kuzhinierin
Kronikë

“Nuk e çaj kokën për ty”, çfarë ka deklaruar në gjykatë picieri që vrau kuzhinierin

1 Nëntor, 2025 12:13 pm
Vrau babain me thikë, 25-vjeçari në gjykatë: Nuk e di kush e ka sulmuar
Kronikë

Vrau babain me thikë, 25-vjeçari në gjykatë: Nuk e di kush e ka sulmuar

1 Nëntor, 2025 11:52 am
Nga burgu tek qeverisja dhe martesa, Rama publikon video dedikim për Fatos Nanon
Aktualitet

Nga burgu tek qeverisja dhe martesa, Rama publikon video dedikim për Fatos Nanon

1 Nëntor, 2025 11:34 am
Rrebeshe shiu dhe temperatura 42 gradë C, njihuni me parashikimin e motit për sot 
-Jetë dhe Stil

Si do të jetë moti sot

1 Nëntor, 2025 11:16 am
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 1 Nentor 2025, zbuloni shenjat me fat

1 Nëntor, 2025 10:58 am
“Mori 40 eskorta”, historiani britanik zbulon detaje nga jeta e Princit Andrew
Bota

“Mori 40 eskorta”, historiani britanik zbulon detaje nga jeta e Princit Andrew

31 Tetor, 2025 10:32 pm
Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, e diela shpallet zi kombëtare
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, e diela shpallet zi kombëtare

31 Tetor, 2025 9:31 pm
Tiranë, i hoqi lirinë dhe kanosi 29 vjeçaren, arrestohet i riu në Astir
Kronikë

Vëllai i deputetit të PD dhe 2 persona të tjerë marrin peng dhe dhunojnë një person

31 Tetor, 2025 8:12 pm
Ilir Meta reagon për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos
Aktualitet

Ilir Meta reagon për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos

31 Tetor, 2025 8:08 pm
Para
Video/Sulmet me raketa në Gaza, gazetarja ndërpretë lidhjen Live: O zot…

Video/Sulmet me raketa në Gaza, gazetarja ndërpretë lidhjen Live: O zot...

Emrat/ Arrestohen dy persona në Vlorë, shisnin fara kanabisi

Emrat/ Arrestohen dy persona në Vlorë, shisnin fara kanabisi

“Mos e justifikoni këtë urrejtje ndaj hebrenjve”

"Mos e justifikoni këtë urrejtje ndaj hebrenjve"
















TE FUNDIT

U ekstradua nga Shqipëria, “mbreti i kriptomonedhave” gjendet pa jetë në burg

U ekstradua nga Shqipëria, “mbreti i kriptomonedhave” gjendet pa jetë në burg
1 Nëntor, 2025

Faruk Fatih Özer, i arrestuar më 30 gusht 2022 në Shqipëri, pas një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet turke...

Lexo më shumë

“Nuk e çaj kokën për ty”, çfarë ka deklaruar në gjykatë picieri që vrau kuzhinierin

“Nuk e çaj kokën për ty”, çfarë ka deklaruar në gjykatë picieri që vrau kuzhinierin
1 Nëntor, 2025

“Ai nuk ka pasur asnjë punë me mua sepse nuk ishte shefi im, që të më jepte urdhra”. Këto mësohet...

Lexo më shumë

Vrau babain me thikë, 25-vjeçari në gjykatë: Nuk e di kush e ka sulmuar

Vrau babain me thikë, 25-vjeçari në gjykatë: Nuk e di kush e ka sulmuar
1 Nëntor, 2025

Gjykata e Durrësit ka vendosur arrest me burg për 25-vjeçarin Marjan Kodhelin, i dyshuar për vrasjen e babait të tij,...

Lexo më shumë

Nga burgu tek qeverisja dhe martesa, Rama publikon video dedikim për Fatos Nanon

Nga burgu tek qeverisja dhe martesa, Rama publikon video dedikim për Fatos Nanon
1 Nëntor, 2025

Një videokartolinë lamtumire e ka cilësuar Kryeministri Rama postimin e tij të fundit për liderin historik të Partisë Socialiste Fatos...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com