Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Si e kujton Rudi Xhuliani 11 Shtatorin e Kullave: Qyteti ka mbajtur zi gati 10 ditë

2018/03/21 at 10:49 PM
në -U tha në Opinion, Kryesore
Kohë leximi: 4 min
A A
Rudi Xhuliani në Opinion: Trump do të rishqyrtojë marrëveshjen me Iranin, do t’i vendosen përsëri sanksione

Ka qenë në krye të bashkisë së Nju Jorkut në diët e saj më të vështira. Rudi Xhuliani kujton gati I përlotur sulmet e 11 Shtatorit mbi Kullat Binjake, një ngjarje që do të ndryshonte rrjedhën e historisë që do të vinte pas saj.


Ja cfarë rrëfen ai në “Opinion”.

BF-Z. Xhuliani, momenti më i rëndësishëm dhe më i vështirë i karrierës suaj në Nju Jork ishte 11 shtatori i vitit 2001. Zyra juaj ishte shumë afër “Kullave Binjake”.

RG-Mund të ecja me kembë.

BF – Si e kujtoni ju 11 shtatorin?

RXh. I kam shkruar një shokut tim për të, sepse me kujtohen vërtet vrullshëm. Çuditërisht më kujtohen ne ditën e Shën Patrikut. Pse?

Dëgjoj gajdet ne festën e Shën Patrikut dhe ato me kujtojne gjithe ato funerale, qindra të atyre ditëve.

Shumë prej tyre ishin katolikë irlandezë dhe italianë, oficer policie dhe zjarrfikës. Dhe i nderojmë ata veçanërisht me gajde, mbajme arkivolet e tyre me flamuj.

Më shkon mendja tek fëmijët e vegjël, pa baballarë, jetimë, njërin prej të cilëve e njoh mirë. Njoh shumë prej tyre, por njërin më nga afër. Ai po kalon shumë vështirësi për momentin.

Tronditem kur kuptoj se ajo gjendje nuk largohet kurrë. Është e vështirë ta kuptosh se ç’do të thotë të rritesh pa një baba që ta kanë marrë terroristët, nje hero dhe dha jetën për të ndihmuar të tjerët.

Mendoj këtë ndjesi e kam pasur që në momentin kur ajo tragjedi ndodhi. Ajo do të linte gjurmë të renda në jetët tona. Vendi im, qyteti im dhe unë do të ishim ndryshe. Për këtë gjë unë duhet të bëja më të mirën time të mundshme për t’u forcuar dhe mendoj se ia kemi dalë. Sot qyteti i Nju Jorkut është një vend më i fortë së më parë.

BF-Cila ishte ideja juaj në momentin e parë?

RXh-isha ulur në tavolinë kur mora njoftimin e parë. Erdhi policia dhe më tha se një avion me dy motorë…

BF-Ishit duke ngrënë mëngjesin?

RXh-Po, duke ngrënë mëngjesin. Më tha se një avion me dy motorë kishte goditur Kullat Binjakë.

BF-Ai është një avion i madh.

RXh. –Një avion me dy motorë, po jo aq i madh.

Në ato momente mendova a ishte ai person një terrorist apo ndonjë i çmendur.Kur mora telefonatat më pas, e kuptova… Ishte sulmi i dytë. Më telefonoi policia dhe aty e kuptova se ishte një sulm terrorist.

Së pari, mendova se si duhet të shpëtoja njerëzit atje dhe mendimi i dytë ishte se si do ta mbroja pjesën tjetër të qytetit.

Duhet t’i bëja të dyja.

BF-Por ju shkuat drejt e tek vendi i sulmit.

RG -Po, po. E shihni këtë foto duke bërë thirrje?E mbaj mend shumë mirë se çfarë jam duke thënë në ato momente.Po i thosha njerëzve të shkonin në veri. Go North, Go North. Vetëm këtë përsëritja.

BF-Shkoni në Veri. Asnjë transport publik… Vetëm duhet të ecnin drejt veriut në atë moment.

RXh. Po, shkoni ne veri.Shefi i zjarrfikësve që drejtonte atë operacion, i cili vdiq më tha t’u thosha të shkonin në veri.

Së pari duhet t’i largoja që atje se po më bllokonin…

U afruan njerëz të shihnin. Ishte çmenduri, nuk duhej bërë, por atë gjë po bëja edhe unë.

U thashë pra të shkonin në veri dhe po ashtu edhe mënyra se po rrëzohej  godina, sepse në atë drejtim po e rrëzonte era.

Prandaj ai kërkonte që njerëzit të largoheshin që aty. Prandaj edhe unë u thosha të shkonin në veri.

Dhe një arsye e rëndësishme e pranisë ime ka lidhje me angazhimin që unë bëra atë ditë, të luftoj terrorizmin ekstrem mysliman kudo neper botë. Nuk kishte rëndësi a ishin ata përgjegjës për atë ditë në Nju Jork apo në Iran.

BF-Ju humbët më shumë se 3 mijë banorë të qytetit tuaj.

RXh. Po, dhe humbëm edhe 373 oficerë policie

BF-Dhe sipas medias keni kaluar 29 orë në tre muaj në rrënojat e kullave.

RXH. -Nuk i kam numëruar, por shumë kohë.

BF- Ishte e vështirë të rifitoje shpirtin e qytetit?

RXH-Mund të gaboj pak në ditët, por mund të them se qyteti ka mbajtur zi gati 10 ditë.Ecja rrugës dhe të gjithë brenda shihnin televizor, shihni atë pamje atje.Mund të shihen mbetjet e godinës në fytyrën e zjarrfikësit në foto. Ai është fatlum si edhe unëqë jemi akoma gjallë. Ishte e vështirë në fillim, por shumë shpejt populli e mblodhi veten. Nju Jorkezët janë njerëz të fortë dhe të zotë për sfida të mëdha. Patëm një mbështetje të madhe nga presidenti Bush, nga të gjithë në vend, republikanë dhe demokratë.

BF- Mbaj mend që dy javë më vonë kur mbërrita në Nju Jork, ai ishte i gjithi me flamuj amerikanë. Kudo kishte flamuj, shtëpi, makina, restorante.Ai ishte shpirti i vërtetë i Amerikës.

 

Etiketa: 10 dite zi11 shtatoriqytetirudi xhuliani


Ju sugjerojmë

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, e diela shpallet zi kombëtare
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, e diela shpallet zi kombëtare

31 Tetor, 2025 9:31 pm
Tiranë, i hoqi lirinë dhe kanosi 29 vjeçaren, arrestohet i riu në Astir
Kronikë

Vëllai i deputetit të PD dhe 2 persona të tjerë marrin peng dhe dhunojnë një person

31 Tetor, 2025 8:12 pm
Ilir Meta reagon për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos
Aktualitet

Ilir Meta reagon për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos

31 Tetor, 2025 8:08 pm
Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, reagon Sali Berisha
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, reagon Sali Berisha

31 Tetor, 2025 7:24 pm
7 orë në Gjykatën Kushtetuese, përfundon seanca, Veliaj niset drejt paraburgimit
Aktualitet

7 orë në Gjykatën Kushtetuese, përfundon seanca, Veliaj niset drejt paraburgimit

31 Tetor, 2025 5:39 pm
SPAK për Belinda Ballukun: Të pandehurës i është njoftuar akuza
Kronikë

SPAK për Belinda Ballukun: Të pandehurës i është njoftuar akuza

31 Tetor, 2025 4:41 pm
Balluku pas daljes nga SPAK: Shpresoj në një proces mbi parimet e drejtësisë
Kronikë

Balluku pas daljes nga SPAK: Shpresoj në një proces mbi parimet e drejtësisë

31 Tetor, 2025 4:14 pm
Belinda Balluku paraqitet në SPAK
Aktualitet

Belinda Balluku paraqitet në SPAK

31 Tetor, 2025 3:21 pm
Ndërron jetë Fatos Nano
Aktualitet

Ndërron jetë Fatos Nano

31 Tetor, 2025 2:43 pm
Veliaj në Kushtetuese, Berisha: Duhet të jemi të drejtë me të
Kryesore

Veliaj në Kushtetuese, Berisha: Duhet të jemi të drejtë me të

31 Tetor, 2025 1:12 pm
Para
Video/ Ja si e vlerëson babai i Miriamit, dhëndrrin e tij Alban Skënderaj

10 vite më parë, kur Miriami ftoi në emisionin e saj Albanin, por bënin sikur nuk njiheshin

“Futbollistët nuk i kënaqin gratë në shtrat”

"Futbollistët nuk i kënaqin gratë në shtrat"

Putin: Nuk kuptoj si 200 tifozë rusë rrahën mijëra anglezë

Moska me Putinin dhe ata që lindën 18 vjet më parë kur ai erdhi në pushtet
















TE FUNDIT

“Mori 40 eskorta”, historiani britanik zbulon detaje nga jeta e Princit Andrew

“Mori 40 eskorta”, historiani britanik zbulon detaje nga jeta e Princit Andrew
31 Tetor, 2025

Pallati Buckingham njoftoi të enjten se Mbreti Charles ka filluar procesin e heqjes së të gjithë titujve dhe nderimeve për...

Lexo më shumë

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, e diela shpallet zi kombëtare

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, e diela shpallet zi kombëtare
31 Tetor, 2025

Këshilli i Ministrave ka vendosur shpalljen Zi Kombëtare ditën e diel, më 2 nëntor 2025, në nderim të Fatos Nanos,...

Lexo më shumë

Vëllai i deputetit të PD dhe 2 persona të tjerë marrin peng dhe dhunojnë një person

Tiranë, i hoqi lirinë dhe kanosi 29 vjeçaren, arrestohet i riu në Astir
31 Tetor, 2025

Tre persona janë shoqëruar në komisariatin e Devollit këtë të premte. Bëhet fjalë për Alti Nallbati, Marsel Buci dhe Trajan...

Lexo më shumë

Ilir Meta reagon për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos

Ilir Meta reagon për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos
31 Tetor, 2025

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar nga qelia për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit Fatos Nano. Për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com