Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Si e kopjoi Elvana Gjata dokumentarin e Beyonce-s

2018/03/15 at 1:44 PM
në InstaBIZ
Kohë leximi: 3 min
A A
Si e kopjoi Elvana Gjata dokumentarin e Beyonce-s

Në fillim të shkurtit këngëtarja Elvana Gjata u rikthye për publikun shqiptar me një koncert recital, me një album, dhe madje edhe me një dokumentar. Rikthimi i këngëtares mori një vëmendje të madhe mediatike. I gjithë projekti u pagëzua me numrin “3”, dhe sigurisht kjo kishte edhe një simbolikë të veçantë. Por përveç lëvdatave, Elvana nuk mund t’i shpëtonte dot as syrit të mprehtë të kritikëve. Perfeksioni të cilin na prezantoi Elvana në këtë projekt nuk qenka edhe aq origjinal mesa duket.
Këtë e kanë vënë re djemtë e “Çmendinës”, të cilët kanë renditur të gjitha ngjashmëritë mes projektit të Elvanës, dhe një projekti që Beyonce solli disa kohë më parë. Në një kronikë sarkastike, si të gjithë kronikat e këtij emisioni Elvana është vënë përballë projektit të Beyonces me titull “Year of 4”. Në fakt të dy dokumentarët kanë elementë shumë të ngjashëm me njëri-tjetrin, por Beyonce e ka bërë këtë gjë shumë vite më parë.


“Elvana Gjata me dokumentarin e saj “3” ose ndryshe Beyonce e Shqipërisë. Po pse e krahasojnë me Beyonce-në këta? Po se çuditërisht nga skenari i ngjante pak”, tha narratori i parë, duke ia pritur i dyti: “Pak si shumë”. Pas kësaj hyrjeje nis rrëfimi i Elvanës teksa thotë: “Kur jam në punë, kam një energji, një adrenalinë që më mban motorët ndezur gjithë kohën. As nuk ha, as nuk pi, as nuk fle… Dhe ndonjëherë mendoj që të gjithë janë kështu si unë, as nuk hanë, as nuk pinë, as nuk flenë. (Narratori: Po fiks, edhe Beyonce kështu është…). Ndërkohë në monitor shfaqej Beyonce e cila paska të njëjtin stil përkushimi në punë si Elvana: “Unë jam shumë e dhënë pas punës. Dhe nuk e pranoj fjalën “jo”. As nuk vë gjumë në sy. Nëse unë nuk fle, askush nuk fle”. Më pas Elvana rrëfen arsyen pse e titulloi albumin “3”. “Albumi quhet “3”, pasi 3 është numri im i fatit, 3 është ditëlindja ime, 3 është dita e koncertit, 3 është numër hyjnor pasi unë besoj në Zot, dhe madje madje 3 është dhe pallati i prindërve të mi, si për koiçidencë”. “Po Beyonce si e ka titullin e dokumentarit? Ah, ajo e ka “4”, për të cilin tregon: “E kam titulluar albumin “4”, sepse është numri im i preferuar, që fëmijë. Është ditëlindja ime, më 4 shtator. Është ditëlindja e nënës sime më 4 janar, është ditëlindja e burrit tim, më 4 dhjetor. Është përvjetori i martesës sime”. Pastaj shfaqet Elvana duke ecur në orën 00:03 të natës, e cila duket gati e dorëzuar nga lodhja për dokumentarin: “E sinqerisht s’e kuptoj pse e mora përsipër ta bëj këtë gjë, a do të ishte 100 mijë herë më mirë që të bëja videoklipin…! Dhe djemtë vazhdojnë thumbimet ndërsa bëjnë pyetjen: “Po pse vallë e mori përsipër ta bënte? Po, sepse e ka bërë Beyonce..”, e cila citohet po ashtu të thotë në dokumentarin e saj: “Kur bëra këngën “Girls”, mendoja me vete: O Zot, çfarë po bëj, pse jam këtu, çfarë po bëj, ç’m’u desh mua?!”Po le të kalojmë tani nga “skenari origjinal” tek ky “plan origjinal”, shprehen komentuesit duke fokusuar ushqimet e porositura të vendosura në banakun e kuzhinës, që në planin pasues të kameras ndodhesin në tavolinë sikur i kishte gatuar mamaja e Elvanës, për të drekuar bashkë tetë ditë para koncertit. “Kjo fërgesa shumë e mirë”, tha Elvana tek po shijonte ushqimin, dhe nëna ia ktheu: “Patëllxhanin e kam bërë sot, fërgesën e bëra dje”, por që sipas komentuesve, në fakt i ka gatuar kuzhinieri. Kronika me përballjen e dokumentareve të Elvanës me Beyoncen, mbyllet me urimin: “Hajt ta gëzosh 3-shin!

Pra duke marrë parasysh kronikën e “Çmendinës” dhe faktet e nxjerra prej tyre, mund të themi që ngjashmëria është e madhe mes dy dokumentarëve. Beyonce e ka publikuar dokumentarin në vitin 2011, ndërsa Elvana 7 vite më pas. A mund të themi që dokumentari i Elvanës është frymëzuar nga ai i Beyonce, apo thjesht një koiçidencë? Këtë gjykojeni ju.

(Më poshtë keni videot e të dy dokumentarëve)

Etiketa: beyonceelvanakopjim


Ju sugjerojmë

Dua Lipa kontribuoi në rritjen e ekonomisë së Britanisë së Madhe me 8 miliardë paund
InstaBIZ

Dua Lipa kontribuoi në rritjen e ekonomisë së Britanisë së Madhe me 8 miliardë paund

14 Nëntor, 2025 6:51 pm
Katy Perry dhe ish-kryeministri kanadez konfirmojnë lidhjen
InstaBIZ

Katy Perry dhe ish-kryeministri kanadez konfirmojnë lidhjen

14 Tetor, 2025 3:51 pm
Akuza të reja për Diddy, akuzohet për abuzim seksual nga ish-partneri
InstaBIZ

Akuza të reja për Diddy, akuzohet për abuzim seksual nga ish-partneri

24 Shtator, 2025 9:30 pm
Ndahet nga jeta aktori i Hollywood, Robert Redford
InstaBIZ

Ndahet nga jeta aktori i Hollywood, Robert Redford

16 Shtator, 2025 5:40 pm
Rrëfimi i ndjerë i bashkëshortes së Bruce Willis: Kur mjeku na tha diagnozën…
InstaBIZ

Rrëfimi i ndjerë i bashkëshortes së Bruce Willis: Kur mjeku na tha diagnozën…

14 Shtator, 2025 10:37 am
Kush do ta trashëgojë “perandorinë” Armani?
InstaBIZ

Kush do ta trashëgojë “perandorinë” Armani?

7 Shtator, 2025 4:51 pm
Dwayne Johnson shpërthen në lot në Venecia, spekulime për një nominim në Oscar
InstaBIZ

Dwayne Johnson shpërthen në lot në Venecia, spekulime për një nominim në Oscar

2 Shtator, 2025 6:15 pm
Çudit aktori hollivudian: Nuk shoh më filma, jam lodhur prej tyre
InstaBIZ

Çudit aktori hollivudian: Nuk shoh më filma, jam lodhur prej tyre

29 Gusht, 2025 3:41 pm
Aktori britanik përballë drejtësisë nën akuzat për përdhunim
InstaBIZ

Aktori britanik përballë drejtësisë nën akuzat për përdhunim

28 Gusht, 2025 8:02 pm
Doli në rrugë vetëm me të brendshme, arrestohet këngëtari
InstaBIZ

Doli në rrugë vetëm me të brendshme, arrestohet këngëtari

23 Gusht, 2025 5:07 pm
Para
Vidhnin objekte të ndryshme në Tiranë, një i arrestuar dhe dy të tjerë në kërkim

Vidhnin objekte të ndryshme në Tiranë, një i arrestuar dhe dy të tjerë në kërkim

Tjetër rrjedhje, LSI-së i ikin 4 këshilltarë në Fier

Dentisja mbetet në burg/ Avokati: Eshtë viktimë e një skeme të pastrimit të parave

Dentisja mbetet në burg/ Avokati: Eshtë viktimë e një skeme të pastrimit të parave
















TE FUNDIT

Arabia Saudite planifikon të investojë 1 trilion dollarë në SHBA

Arabia Saudite planifikon të investojë 1 trilion dollarë në SHBA
18 Nëntor, 2025

Arabia Saudite do të investojë 600 miliardë dollarë në SHBA, ka thënë presidenti amerikan, Donald Trump, gjatë takimit të martën...

Lexo më shumë

A është Portugalia më mirë pa Cristiano Ronaldon? Ja çfarë thonë shifrat

Marrëdhënia me Messin dhe trajnerët, rrëfehet Ronaldo: Jam më i miri në histori, askush nuk është më i kompletuar se unë
18 Nëntor, 2025

Pushimi i ndeshjeve ndërkombëtare të nëntorit i ka bërë shumë njerëz të pyesin nëse Portugalia është më e mirë me apo pa...

Lexo më shumë

Trump: Nuk kisha të bëja fare me perversin e sëmurë Epstein

Trump tregon arsyen e prishjes së miqësisë me Epstein
18 Nëntor, 2025

Presidenti Donald Trump është pyetur në lidhje me publikimin e dosjeve të Epstein përpara një votimi në Dhomën e Përfaqësuesve....

Lexo më shumë

Lumi Vjosa rrezikon të dalë nga shtrati, Bashkia e Vlorës përforcon argjinaturën

Lumi Vjosa rrezikon të dalë nga shtrati, Bashkia e Vlorës përforcon argjinaturën
18 Nëntor, 2025

Emergjencat pranë Bashkisë së Vlorës janë pozicionuar në terren pranë urës së Mifolit, në shtratin e lumit Vjosë, ku po...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com