Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Si e komenton presidenti Meta veton e Francës për negociatat

2019/11/13 at 12:48 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Si e komenton presidenti Meta veton e Francës për negociatat

“Franca kërkon që procesi i zgjerimit të BE-së të kontrollohet dhe monitorohet më mirë përpara se të mirëpresin anëtarët e rinj. Në të njëjtën kohë, ajo nxit vendet aspirante si Shqipëria të thellojnë reformat në mënyrë që të jenë më të besueshëm, veçanërisht në fushat e imigracionit, drejtësisë, luftës kundër trafikimit, krimit të organizuar, etj”. 


Kështu ka deklaruar presidenti Ilir Meta në një intervistë për Radio France International. Sipas kreut të shtetit shqiptar edhe pse në tetor, Franca e deklaroi veten “jo në favor” për nisjen e negociatave të pranimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian, Parisi na inkurajon dhe na mbështet në realizimin e përpjekjeve për t’u integruar me BE.

“Përpjekje të bazuara në demokraci, zhvillim, stabilitet dhe bashkëpunim”, theksoi Meta.

Intervista e plotë

Cilat janë pritshmëritë e Shqipërisë me rastin e këtij Forumi të Paqes në Paris?

Shqipëria është e vendosur dhe dëshiron të jetë një faktor i stabilitetit dhe bashkëpunimit në Ballkan. Është në interes të rajonit dhe përgjithësisht të Europës. Ne kemi besim te partnerët tanë europianë, veçanërisht tek Franca dhe Gjermania. Për të pasur një Europë të sigurt dhe të zhvilluar, Ballkani, në të njëjtën kohë, duhet të jetë i qëndrueshëm dhe paqësor. Historia na e ka treguar gjithmonë këtë. Të gjithë e dimë se në Ballkan filloi Lufta e Parë Botërore.
Pjesëmarrja në Forumin e Paqes në Paris është një kënaqësi, por edhe një detyrim. Ky është një moment i rëndësishëm reflektimi për të përshpejtuar bashkëpunimin në nivelin ndërkombëtar. Ky Forum vjen në një moment të rëndësishëm për shkak të gjendjes aktuale të botës, Evropës dhe natyrisht të Ballkanit.

Në tetor, Franca e deklaroi veten “jo në favor” për hapjen e negociatave të pranimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore në Bashkimin Evropian. Çfarë mbetet për t’u bërë nga pala shqiptare?

Franca dhe Gjermania kanë qenë shtyllat kryesore të BE që nga krijimi i saj. Këto dy vende kanë marrë përsipër përgjegjësi të mëdha dhe tani janë duke hedhur themelet për të ardhmen e Europës përballë shumë sfidave.
Kjo nuk është hera e parë që Franca u ka kërkuar vendeve që aspirojnë për t’u bërë anëtare të BE-së të jenë më efikase dhe më të qëndrueshme në plotësimin e reformave. Franca kërkon që procesi i zgjerimit të BE-së të kontrollohet dhe monitorohet më mirë përpara se të mirëpresin anëtarët e rinj. Në të njëjtën kohë, ajo nxit vendet aspirante si Shqipëria të thellojnë reformat në mënyrë që të jenë më të besueshëm, veçanërisht në fushat e imigracionit, drejtësisë, luftës kundër trafikimit, krimit të organizuar, etj. Ju e dini, gjeografikisht, Shqipëria dhe Ballkani janë në qendër të Europës. Ndaj, politikisht duhet të jemi pjesë e plotë e BE-së. Edhe pse në tetor, Franca e deklaroi veten “jo në favor” për nisjen e negociatave të pranimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian, ne e dimë se Parisi na inkurajon dhe na mbështet në realizimin e përpjekjeve tona për t’u integruar me BE. Përpjekje të bazuara në demokraci, zhvillim, stabilitet dhe bashkëpunim.

Emmanuel Macron u shpreh kohët e fundit se NATO është në një gjendje të “vdekjes së trurit”. Si kreu i një shteti anëtar të NATO-s, çfarë mendimi keni mbi këtë deklaratë?

NATO është organizata më serioze, më e besueshmja. Punon shumë për të mbrojtur dhe promovuar vlerat themelore: lirinë dhe paqen në Evropë dhe në botë. Aleanca Atlantike përballet me sfida të mëdha për të rifituar vendin e saj në një kontekst të vështirë global. Të gjithë duhet të kontribuojnë në mënyrë më inteligjente për ta bërë NATO-n më të sukseshme në misionin e saj. / Opinion.al



Ju sugjerojmë

“Hajdeni në Afganistan”, talebanët promovojnë turizmin në mes varfërisë dhe…
Bota

“Hajdeni në Afganistan”, talebanët promovojnë turizmin në mes varfërisë dhe…

9 Korrik, 2025 10:36 pm
Bullgaria, afër hyrjes në eurozonë/Qytetarët të ndarë në mendime, opozita proteston
Bota

Thirrja e BE:Krijoni një plan mbijetese për luftëra, pandemi dhe kriza…

9 Korrik, 2025 9:55 pm
“Është montazh…”, 86-vjeçari kapet duke i vënë zjarri shtëpisë e ullinjve
Aktualitet

“Është montazh…”, 86-vjeçari kapet duke i vënë zjarri shtëpisë e ullinjve

9 Korrik, 2025 9:30 pm
Auto-Skicë
Bota

Fyerje ndaj Erdogan, Turqia mbyll platformën e Inteligjencës Artificiale

9 Korrik, 2025 9:00 pm
Kush mund t’i sabotojë negociatat mes Trump dhe Putin?
Bota

Irritimi i Trump me Putinin, si po e shmang Moska

9 Korrik, 2025 8:52 pm
Auto-Skicë
Sport

Vdekja e Jotës, shuma që bashkëshortja dhe fëmijët e futbollistit do të përfitojnë

9 Korrik, 2025 8:48 pm
Numri i të vdekurve nga përmbytjet në Teksas arrin mbi 100
Bota

Mbi 170 të zhdukur nga përmbytjet në Teksas, numri i të vdekurve shkon në 110

9 Korrik, 2025 8:13 pm
Niveli i inteligjencës tek shqiptarët në rritje
Life Style

ChatGPT nuk është psikologu juaj! Ekspertët paralajmërojnë për rreziqet

9 Korrik, 2025 7:58 pm
Mori drejtimin e Shqipërisë U-17, Fatjon Tafaj tregon objektivat
Sport

Mori drejtimin e Shqipërisë U-17, Fatjon Tafaj tregon objektivat

9 Korrik, 2025 7:28 pm
IKMT vijon aksionin në Theth, prishet ndërtesa dy katëshe
Aktualitet

IKMT vijon aksionin në Theth, prishet ndërtesa dy katëshe

9 Korrik, 2025 7:20 pm
Para
Foto/ Selena Gomez puth në buzë miken e saj, habiten ndjekësit

Foto/ Selena Gomez puth në buzë miken e saj, habiten ndjekësit

Foto/ John Legend shpallet mashkulli më seksi për 2019-ën

Foto/ John Legend shpallet mashkulli më seksi për 2019-ën

E ofenduan në koncert, reagimi ironik i Drake

E ofenduan në koncert, reagimi ironik i Drake
















TE FUNDIT

“Hajdeni në Afganistan”, talebanët promovojnë turizmin në mes varfërisë dhe…

“Hajdeni në Afganistan”, talebanët promovojnë turizmin në mes varfërisë dhe…
9 Korrik, 2025

Me armë në sfond, pengje të gjunjëzuar dhe batuta të errëta, një video që ngjan me propagandën e ISIS po...

Lexo më shumë

Thirrja e BE:Krijoni një plan mbijetese për luftëra, pandemi dhe kriza…

Bullgaria, afër hyrjes në eurozonë/Qytetarët të ndarë në mendime, opozita proteston
9 Korrik, 2025

Bashkimi Evropian po hyn në një epokë të re të përgatitjes për kriza, duke njoftuar për herë të parë një...

Lexo më shumë

“Është montazh…”, 86-vjeçari kapet duke i vënë zjarri shtëpisë e ullinjve

“Është montazh…”, 86-vjeçari kapet duke i vënë zjarri shtëpisë e ullinjve
9 Korrik, 2025

Emisioni “Stop” ndodhet në fshatin në Cakran të Fierit, pasi Taulant Haxhiaj tregon se prej disa kohësh, një i moshuar,...

Lexo më shumë

Fyerje ndaj Erdogan, Turqia mbyll platformën e Inteligjencës Artificiale

Auto-Skicë
9 Korrik, 2025

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ankarasë thuhet se urdhëroi bllokimin e Grok, asistentit të inteligjencës artificiale për Platformën X...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com