Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Si e kanë shqiptarët raportin me kredinë? Ja qyteti me më shumë borxhe dhe ai me më pak

2018/05/08 at 8:51 AM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Si e kanë shqiptarët raportin me kredinë? Ja qyteti me më shumë borxhe dhe ai me më pak

Banorët e Tiranës nuk ngurrojnë për të marrë një hua, si për të blerë një shtëpi, apo edhe për qëllime konsumatore, si makina, riparim shtëpie, blerje elektroshtëpiakesh, apo edhe telefonash celularë.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë për stokun e kredisë për individë sipas rretheve, të përpunuara nga Monitor për numër banorësh, tregojnë se huaja për banor në kryeqytet është 884 euro, gati tre herë më e lartë sesa qyteti i dytë që vjen më pas në listë, Durrësi.

Në total, në Tiranë individët kanë për të kthyer në banka 101 miliardë lekë hua, ose rreth 780 milionë euro, sipas të dhënave që i referohen tremujorit të parë të vitit 2018. Rreth 70% të kësaj shume e zë huaja për blerje banesash (624 euro për frymë), që shënon një rritje të qëndrueshme vit pas viti.

Kryeqyteti shqiptar po zhvillohet me shpejtësi dhe tregu i banesave është gjallëruar vitet e fundit, duke u reflektuar dhe në shtimin e borxheve që qytetarët kanë marrë për të pasur një shtëpi të vetën. Ai mirëpret dhe një numër të lartë banorësh që vijnë nga rrethet e tjera.

Tiransit nuk kursehen as për huanë konsumatore, e cila arrin në 214 euro për banorë dhe është sa dyfishi i qytetit të dytë që vjen pas në renditje, që është sërish Durrësi.

Në vend të dytë, durrsakët kanë 338 euro kredi për banor, 60% e të cilës ka shkuar për blerje banese.

Të tretën janë vlonjatët me 244 euro për frymë, ku sërish 60% e kësaj shume ka shkuar për të blerë një apartament.

Më pas vijnë shkodranët me 221 euro për frymë, 57% e të cilës është për blerje banese.

Pas tyre vijnë banorët e Lezhës, Fierit dhe Elbasanit, me përkatësisht 183, 152 dhe 152 euro për frymë.

Të njohur si nikoqirë, korçarët nuk zhgënjejnë as në këtë rast. Ata janë më dorështrënguarit për të marrë një kredi, duke pasur nivelin më të ulët të huadhëniës për individë për frymë, prej 142 eurosh, që është 6 herë më e ulët sesa e banorëve të kryeqytetit.

Ndërsa qyteti, banorët e të cilët marrin më shumë kredi konsumatore është Elbasani, me 42% të totalit të huasë që shkon për blerje makinash, apo qëllime të tjera përveç shtëpië.

Në total, në fund të tremujorit të parë 2018, stoku i kredive që individët kishin marrë në banka ishte 170 miliardë lekë, ose rreth 1.3 miliardë euro, sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë. Me baza vjetore, stoku i huasë për individë është rritur me 5.2%, ku efektin më të madh e ka dhënë Tirana.

Monitor

Ju sugjerojmë

Përmbytje, trafik dhe kaos… Pasojat e pak minutave shi në Vlorë
Aktualitet

Përmbytje, trafik dhe kaos… Pasojat e pak minutave shi në Vlorë

5 Gusht, 2025 9:30 pm
U-19/ Shqipëria luan miqësoren e parë me Italinë
Kryesore

U-19/ Shqipëria luan miqësoren e parë me Italinë

5 Gusht, 2025 9:09 pm
MED25 vjen në Shqipëri: Një udhëtim drejt një Mesdheu më njerëzor
Aktualitet

MED25 vjen në Shqipëri: Një udhëtim drejt një Mesdheu më njerëzor

5 Gusht, 2025 8:09 pm
Reshje të dendura shiu në Vlorë, përmbyten disa rrugë
Aktualitet

Reshje të dendura shiu në Vlorë, përmbyten disa rrugë

5 Gusht, 2025 7:47 pm
”Metro”: Tirana, qyteti me histori interesante dhe ushqim të shijshëm
Aktualitet

”Metro”: Tirana, qyteti me histori interesante dhe ushqim të shijshëm

5 Gusht, 2025 7:05 pm
Përplasen disa automjete në aksin Fier-Lushnje, dy të plagosur
Aktualitet

Përplasen disa automjete në aksin Fier-Lushnje, dy të plagosur

5 Gusht, 2025 6:29 pm
Kërkuan ndryshimin e masës së sigurisë,shtyhet gjyqi për 10 të akuzuarit e “Bankers”
Aktualitet

Kërkuan ndryshimin e masës së sigurisë,shtyhet gjyqi për 10 të akuzuarit e “Bankers”

5 Gusht, 2025 6:14 pm
Thirrjet antishqiptare në Kumanovë/Berisha: Një akt nacionalizmi primitiv
Aktualitet

Thirrjet antishqiptare në Kumanovë/Berisha: Një akt nacionalizmi primitiv

5 Gusht, 2025 5:27 pm
U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
Aktualitet

Shiti dy herë të njëjtin apartament, procedohet penalisht noterja në Tiranë

5 Gusht, 2025 4:49 pm
Proda me përfaqësuesin e Ambasadës së Kinës: Bashkëpunim në luftën kundër krimit
Aktualitet

Proda me përfaqësuesin e Ambasadës së Kinës: Bashkëpunim në luftën kundër krimit

5 Gusht, 2025 4:23 pm
Para
Vranësira dhe reshje shiu? Ja si do jetë moti ditën e sotme

Parashikimi i motit, reshjet e shiut nuk kanë të ndaluar. Ja kur hapet koha

E masakruan pas fotove në hotel, ish-banorja e Big Brother merr vendimin e papritur

E masakruan pas fotove në hotel, ish-banorja e Big Brother merr vendimin e papritur

Bodrumet e diktaturës në një përkthim

Bodrumet e diktaturës në një përkthim

TE FUNDIT

Trump: Rënia e çmimeve të energjisë do ta detyrojë Putinin të mos vrasë më njerëz

Trump: Rënia e çmimeve të energjisë do ta detyrojë Putinin të mos vrasë më njerëz
5 Gusht, 2025

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka deklaruar këtë të martë, më 5 gusht, se rënia e çmimeve të energjisë mund...

Lexo më shumë

Trump i dërgon letër Osmanit, e falënderon për bashkëpunimin

Trump i dërgon letër Osmanit, e falënderon për bashkëpunimin
5 Gusht, 2025

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka pranuar të martën një letër nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës,...

Lexo më shumë

Përmbytje, trafik dhe kaos… Pasojat e pak minutave shi në Vlorë

Përmbytje, trafik dhe kaos… Pasojat e pak minutave shi në Vlorë
5 Gusht, 2025

Qyteti i Vlorës është përfshirë pasditen e së martës nga një stuhi e beftë shiu, e cila shkaktoi probleme serioze...

Lexo më shumë

U-19/ Shqipëria luan miqësoren e parë me Italinë

U-19/ Shqipëria luan miqësoren e parë me Italinë
5 Gusht, 2025

Shqipëria U-19 luajti pasditen e sotme takimin e parë miqësor kundër Italisë U-19. Në takimin e zhvilluar në Novarello Sporting...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com