Ata kanë qenë gjithnjë në qendër të vëmendjes, si për shkak të disa bashkëpunimeve që kanë bërë mes tyre, po ashtu edhe më tepër pas ndarjes së bujshme e debatit mes tyre. Tani ata janë ribashkuar dhe tashmë pritet të sjellin një bashkëpunim, bëhet fjalë për një projekt me titullin “Vullkani”.
Këngëtarët Seldi Qalliu dhe Sinan Hoxha do të rikthehen për publikun me klipin me të ri “Vullkani”. Por duket se për këtë bashkëpunim kanë edhe mbështetjen edhe nga bashkëshortja e Sinanit, Andrra, e cila ka publikuar në Instagram promon e këngës së re, e cila pritet të publikohet së shpejti./opinion.al