Kronikë

Si e fshihte kokainën Agim Kajmaku? Zbulohet se kush e lajmëroi policinë italiane



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:33 - 12/06/22 |
Opi Nion

Të tjera detaje janë zbardhur lidhur me arrestimin e ish-kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku në zonën e San Benedetto del Tronto në Itali.

Policia i sektuestroi ish-kryebashkiakut 20 kg kokainë që e kishte siguruar në bashkëpunim me nipin e tij.

Mësohet se kokaina ishte fshehur brenda vazove të bimëve që kishte blerë Kajmaku, klient prej kohësh në një fidanishte.

Kajmaku dhe nipi i tij kishin blerë bimët e vogla në fidanishte, por më pas i vendosën në vazo më të mëdha që i blenë në një dyqan, në mënyrë që të fshihnin drogën brenda.

Por, para se të bëhej ndryshimi, ka qenë pronari i fidanishtes që lajmëroi policinë italiane, të cilët më pas arrestuan Kajmakun dhe nipin e tij.

Pas