Të tjera detaje janë zbardhur lidhur me arrestimin e ish-kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku në zonën e San Benedetto del Tronto në Itali.
Policia i sektuestroi ish-kryebashkiakut 20 kg kokainë që e kishte siguruar në bashkëpunim me nipin e tij.
Mësohet se kokaina ishte fshehur brenda vazove të bimëve që kishte blerë Kajmaku, klient prej kohësh në një fidanishte.
Kajmaku dhe nipi i tij kishin blerë bimët e vogla në fidanishte, por më pas i vendosën në vazo më të mëdha që i blenë në një dyqan, në mënyrë që të fshihnin drogën brenda.
Por, para se të bëhej ndryshimi, ka qenë pronari i fidanishtes që lajmëroi policinë italiane, të cilët më pas arrestuan Kajmakun dhe nipin e tij.