Kryeministri Edi Rama është i pranishëm në edicionin e 23-të “Symi Symposium” në Athinë, organizuar e drejtuar nga ish-kryeministri George Papandreou dhe me pjesëmarrje personalitetesh të njohura të politikës, ekonomisë e botës akademike ndërkombëtare.
I pyetur nga Papandreu se si arriti të fitonte mandatin e tretë, Rama u përgjigj se arsyet kryesore janë ndryshimi i vazhdueshëm i partisë dhe identifikimi i PS-së si parti e ndryshimit.
“Jam mjaft i lumtur që pata mundësinë të vij dhe të ndaj me ju disa momente të këndshme. Ne fituam mandatin e tretë dhe besoj se mbi të gjitha ja dolëm pasi gjatë gjithë kohës kemi luftuar që të mos bëhemi asnjë herë një parti që identifikohet me pushtetin, por të mbetemi në sytë e njerëzve që partia që identifikohet me ndryshimin. Për ta bërë këtë kemi luftuar gjatë gjithë kohës për të ndryshuar partinë tonë dhe të sjellim njerëz nga fusha të ndryshme të jetës. Tjetra ka të bëjë me atë çfarë kemi bërë dhe mesa duket për njerëzit është e qarte se kjo është rruga drejt progresit dhe puna duhet përfunduar. Ka shumë gjëra që janë më mirë nga sa ishin, por ka gjëra të tjera që duhet të jenë më mirë. Jemi përpjekur të jemi përherë mjaft të sinqertë me njerëzit dhe ta krahasojmë atë që kemi bërë me atë çfarë duhet të bëjmë. Po ta krahasojmë me atë që gjetëm dhe atë që bëmë, jemi të lumtur për t’u ndjerë të sigurt se kjo është rruga dhe të ecim përpara”, tha Rama./Opinion.al