Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Si e arsyeton Specialja pranimin e dokumenteve nga autoritetet serbe?

2025/08/15 at 2:51 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Si e arsyeton Specialja pranimin e dokumenteve nga autoritetet serbe?

Si rrallë ndonjëherë, autoritetet e Kosovës janë mobilizuar ditëve të fundit dhe e kanë kundërshtuar njëzëri vendimin e Gjykatës Speciale për të pranuar dokumente prej autoriteteve të Serbisë, në cilësinë e provave materiale.


Gjykata Speciale – me gjykatës dhe prokurorë ndërkombëtarë – është e themeluar me ligje të Kosovës në vitin 2015, por funksionon në Hagë të Holandës dhe i heton krimet e pretenduara të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë, që nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.

Rasti kryesor në Hagë po zhvillohet kundër ish-krerëve të UÇK-së, përkatësisht ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi dhe ish-deputetit të Kosovës, Rexhep Selimi. Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, të cilat i kanë hedhur poshtë të katërtit.

Gjykata e ka konfirmuar se i ka pranuar dokumentet serbe për këtë rast.

Çfarë tha gjykata?

Zëdhënësja e Gjykatës Speciale, Angela Griep, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se paneli gjyqësor e ka marrë vendimin për pranimin e materialeve serbe më 29 maj dhe se u takon prokurorisë dhe mbrojtjes të zgjedhin se cilat prova duan t’i përdorin për t’i mbështetur rastet e tyre përkatëse.

Ajo ka thënë se provat pranohen mbi parimin “prima facie” që do të thotë, sipas përshtypjes së parë, por kjo nuk do të thotë se ato do të përdoren me domosdo në aktgjykim.

“Paneli gjyqësor konstatoi se dokumentet në fjalë janë të rëndësishme, për shembull, për vlerësimin nga paneli të ekzistencës së një konflikti të armatosur midis UÇK-së dhe forcave serbe të paktën nga marsi 1998 deri në shtator 1999, siç parashtrohet në aktakuzën e konfirmuar”, ka thënë ajo në përgjigje.

Griep e ka cituar panelin gjyqësor të ketë thënë se dokumentet janë autentike – kanë datë, vulë, titull, numër protokolli dhe janë të nënshkruara.

“Vlera provuese e këtyre materialeve do të varet, në masë të madhe, nga shkalla në të cilën pretendimet dhe informacioni që ato përmbajnë, mbështeten (ose kundërshtohen) nga prova të tjera”, ka thënë zëdhënësja.

Sipas dokumenteve të gjykatës, mbrojtja e ka kundërshtuar pranimin e dokumenteve shtesë, duke argumentuar se dokumentet shtetërore serbe do të duhej t’i nënshtroheshin një vlerësimi të shtuar kritik, për shkak të origjinës së tyre, dhe që shumë dokumente kanë lidhje minimale ose aspak me akuzat.

Çfarë thanë krerët shtetërorë?

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka parë me shumë shqetësim vendimin e Speciales, duke thënë se është dëshmuar historikisht që secila provë e shtetit të Serbisë kundër popullit shqiptar dhe UÇK-së, është e falsifikuar.

“Ato e kanë vetëm një synim, që ta rishkruajnë historinë”, ka thënë Osmani në një konferencë për media më 5 gusht.

Sipas ministres në detyrë të Drejtësisë, Albulena Haxhiu, vendimi i Speciales ngre dyshime serioze mbi paanshmërinë e vetë gjyqtarëve të rastit.

Organizata e Veteranëve të luftës së UÇK-së (OVL-UÇK) e ka kritikuar gjithashtu këtë vendim dhe e ka cilësuar një arsye më tepër për organizimin e protestës së 7 gushtit në Prishtinë, në të cilën është bërë thirrje “për drejtësi”.

Reagimi i hapur i shoqërisë civile

Por, përtej deklaratave, shoqëria civile pret më shumë nga shteti.

Përmes një reagimi publik, Ramadan Ilazi, Armend Bekaj, Visar Xhambazi, Florian Qehaja, Besa Luzha, Besa Kabashi-Ramaj, dhe Gëzim Visoka, kanë kërkuar që institucionet e Kosovës të reagojnë me një qëndrim të unifikuar dhe të koordinuar në mbrojtje të interesave kombëtare.

“Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë (ICTY) ka dokumentuar me prova të shumta se organe të shtetit serb, si Ministria e Brendshme dhe mekanizma të tjerë të sigurisë, kanë qenë të përfshirë në krime sistematike kundër civilëve shqiptarë të Kosovës.

Pranimi i dokumenteve të prodhuara nga institucione që janë implikuar drejtpërdrejt në spastrimin etnik, krime lufte, fushata dezinformimi dhe mohimin e të drejtës së Kosovës për të ekzistuar si shtet, rrezikon seriozisht besimin publik në integritetin e procesit gjyqësor në Dhomat e Specializuara (Gjykatën Speciale)”, është thënë në reagimin publik.

I pyetur se çfarë konkretisht kërkojnë nga institucionet shtetërore, Ramadani Ilazi nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), i ka thënë Radios Evropa e Lirë, se çështja më urgjente tani është konsolidimi i institucioneve të Kosovës.

“Kuvendi të konstituohet, të formohet Qeveria, sepse situata në të cilën ne jemi, tregon një nivel të lartë të brishtësisë së Kosovës në raport me çfarëdo procesi tjetër”, ka thënë ai.

Si hap të dytë, Ilazi e ka përmendur formimin e një grupi punues nga Kuvendi, Qeveria dhe Presidenca, që do t’i shqyrtonte çështjet legjislative që ndërlidhen me funksionimin e gjykatës.

Prokuroria e ka përmbyllur paraqitjen e provave në gjyqin kundër ish-krerëve të UÇK-së në prill të këtij viti dhe tani rendin e ka mbrojtja, për të cilën shteti i Kosovës i ka ndarë rreth 33 milionë euro.

Prej themelimit të saj, Gjykata Speciale i ka lëshuar disa aktgjykime për krime lufte si dhe për pengim të drejtësisë.

Ajo financohet kryesisht nga Bashkimi Evropian, me kontribute shtesë nga disa shtete të tjera, përfshirë Shtetet e Bashkuara./REL



Ju sugjerojmë

Trump bisedë telefonike me Lukashenkon para samitit me Putinin
Bota

Trump bisedë telefonike me Lukashenkon para samitit me Putinin

15 Gusht, 2025 4:46 pm
Shqipëria dhe Serbia, më të rrezikuarat nga ndryshimet klimatike
Aktualitet

Shqipëria dhe Serbia, më të rrezikuarat nga ndryshimet klimatike

15 Gusht, 2025 4:33 pm
Spanja po lufton me 14 zjarre të mëdha në “kushte të pafavorshme”
Bota

Spanja po lufton me 14 zjarre të mëdha në “kushte të pafavorshme”

15 Gusht, 2025 4:21 pm
Udhëtonte drejt Greqisë me familjen, arrestohet shtetasja italiane në Kapshticë pasi iu gjet drogë në makinë
Aktualitet

Futën mallra kontrabandë nga Greqia, në pranga dy persona në Kapshticë

15 Gusht, 2025 4:04 pm
Rusia e gatshme të dëgjojë propozimin e Donald Trumpit për t‘i dhënë fund luftës
Bota

Pesë gjëra që duhet t’i dini para samitit Trump – Putin

15 Gusht, 2025 3:42 pm
Protestat në Serbi/Daçiç: Mes të ndaluarve ka qytetarë të Kroacisë dhe Sllovenisë
Rajoni

Protestat në Serbi/Daçiç: Mes të ndaluarve ka qytetarë të Kroacisë dhe Sllovenisë

15 Gusht, 2025 3:33 pm
Trump niset për në Alaska, ja kush po e shoqëron
Bota

Trump niset për në Alaska, ja kush po e shoqëron

15 Gusht, 2025 3:11 pm
Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
Aktualitet

“Për ata që flasin nga sekëlldia për…”Rama-kritikëve: Ruhuni nga piromanët verbalë!

15 Gusht, 2025 2:34 pm
Kishin kultivuar 150 bimë narkotike në fshatrat e Himarës, arrestohen 2 shtetas
Aktualitet

Kishin kultivuar 150 bimë narkotike në fshatrat e Himarës, arrestohen 2 shtetas

15 Gusht, 2025 2:11 pm
Trumpi dhe Putini pritet të zhvillojnë bisedë telefonike
Bota

Putin drejt Alaskës për takimin me Trumpin, ukrainasit presin të shqetësuar

15 Gusht, 2025 1:49 pm
Para
Trump niset për në Alaska, ja kush po e shoqëron

Trump niset për në Alaska, ja kush po e shoqëron

Protestat në Serbi/Daçiç: Mes të ndaluarve ka qytetarë të Kroacisë dhe Sllovenisë

Protestat në Serbi/Daçiç: Mes të ndaluarve ka qytetarë të Kroacisë dhe Sllovenisë

Rusia e gatshme të dëgjojë propozimin e Donald Trumpit për t‘i dhënë fund luftës

Pesë gjëra që duhet t’i dini para samitit Trump - Putin
















TE FUNDIT

Trump bisedë telefonike me Lukashenkon para samitit me Putinin

Trump bisedë telefonike me Lukashenkon para samitit me Putinin
15 Gusht, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka biseduar të premten me liderin bjellorus, Alexander Lukashenka – aleat i ngushtë i Vladimir Putinit...

Lexo më shumë

Shqipëria dhe Serbia, më të rrezikuarat nga ndryshimet klimatike

Shqipëria dhe Serbia, më të rrezikuarat nga ndryshimet klimatike
15 Gusht, 2025

Një raport i Bankës Botërore rendit Shqipërinë dhe Serbinë si dy vendet që preken më shumë nga ndryshimet klimatike. Raporti...

Lexo më shumë

Spanja po lufton me 14 zjarre të mëdha në “kushte të pafavorshme”

Spanja po lufton me 14 zjarre të mëdha në “kushte të pafavorshme”
15 Gusht, 2025

Spanja është duke u përballur me 14 zjarre të mëdha dhe autoritetet paralajmëruan të premten se “kushte të pafavorshme” po...

Lexo më shumë

Futën mallra kontrabandë nga Greqia, në pranga dy persona në Kapshticë

Udhëtonte drejt Greqisë me familjen, arrestohet shtetasja italiane në Kapshticë pasi iu gjet drogë në makinë
15 Gusht, 2025

Shërbimet e Policisë Kufitare në Kapshticë kanë arrestuar 2 shtetas, pasi tentuan të fusnin kontrabandë në Shqipëri produkte ushqimore, medikamente,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com