InstaBIZ

Si duken “Friends” në një selfie,Jennifer Aniston ndan disa lajme të mira


               Publikuar në : 16:34 - 15/10/19 |
el ida

Aktorja e famshme Jennifer Aniston, i është bashkuar Instagramit. Aniston, ishte ish-protagonistja e vetme e “Friends” që i mungonte rrjetit social, pasi të gjithë kolegët e saj kishin një llogari të tyren me miliona ndjekës.

Menjëherë sapo ka hapur profilin e saj, aktorja ka mbledhur plot 146 mijë ndjekës të cilët vazhdojnë të rriten, ndërsa ka publikuar edhe selfien e parë me kolegët e serialit “Friends”, duke përshëndetur fansat e tyre.

“Dhe tani jemi dhe SHOKË Instagram-i. Përshëndetje Instagram!”- ka shkruar aktorja duke entuziazmuar miliona fansa.

Duket se përpos faktit që panë grupin e tyre të preferuar bashkë, fansat janë shumë të lumtur mbi të gjitha për faktin se tashmë do të kenë mundësi ta ndjekin vetë aktoren dhe jo faqet e fansave të saj, për të mësuar të rejat më të fundit nga puna, jeta dhe përditshmëria e Jennifer./Opinion.al

 

View this post on Instagram

 

And now we’re Instagram FRIENDS too. HI INSTAGRAM 👋🏻

A post shared by Jennifer Aniston (@jenniferaniston) on

 

 

Pas