Aktualitet

Si do të zhvillohen provimet? Universiteti i Tiranës merr vendimin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:01 - 01/02/21 |
Semiljana Azizi

Rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha nëpërmjet një deklarate zyrtare ka njoftuar se provimet e semestrit të parë do të zhvillohen online.

Sipas Rektorit Hoxha, të gjitha provimet të cilat nuk e kanë mundësinë për t’u zhvilluar online do të mbahen në auditor.

Kujtojmë që më herët në mbledhjen e Komitetit Teknik të Ekspertëve, zëvendës ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli theksoi se po punohet me ministren e Arsimit Evis Kushi për të vlerësuar mundësinë e dhënies së provimeve në auditore, duke iu përgjigjur kështu kërkesës së studentëve.

“Provimet të cilat nuk mund të zhvillohen online për shkak të specifikës së lëndës, me kërkesë të titullarit të lëndës dhe me miratim të përgjegjësit të njësisë bazë, do të zhvillohen në auditor vetëm pas marrjes së miratimit përfundimtar nga Komiteti i Ekspertëve.

Në rast se Komiteti nuk miraton kërkesat e zhvillimit të provimeve për këto lëndë në auditor, titullarët e tyre të shohin mundësitë alternative të përmbylljes së procesit të provimeve në këtë semestër.

Në pamundësi të realizimit të këtyre provimeve brenda këtij semestri si dhe për ata studentë që kanë mundësi të pjesëmarrjes në këtë semestër do të përcaktohet një periudhë  e mëvonshme e zhvillimit të tyre brenda muajit qershor”, thuhet në deklaratë./Opinion.al

Pas