Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Si do të ndryshojë Kodi Penal?

2019/05/04 at 5:07 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Si do të ndryshojë Kodi Penal?

Të vlefshme janë ndryshimet në Kodin Penal por jo kur ato diktohen nga situatat politike. Kështu e ka cilësuar avokati penalist Saimir Vishaj angazhimin e qeverisë për të rritur masat ndëshkimore në 11 fusha. Disa prej masave nuk janë të nevojshme është shprehur ai për “ABC News” pasi rëndësi ka vullneti për të zbatuar ligjin.


Bllokimi i rrugës nuk do të kalohet më vetëm masat që merr policia por për protestuesit do të hapen dyert e burgjeve për të qëndruar aty 3 vjet.

Ky është vetëm një nga 23 ndryshimet që propozon qeveria në Kodin Penal që vlerësohet pozitivisht nga avokati penalist Saimir Vishaj por që sugjeron që ndryshimet të mos bëhën vetëm në bazë të situatës politike që kalon vendi.

“Jam pro por më kujton ligjin e Ramiz Alisë”, thotë avokati. Rritje e masës ndëshkimore është kërkuar edhe ndaj goditjes për shkak të detyrës. Jo më gjobë por burg deri në 4 vjet ndaj atyre që i kanosen policëve, 3 vjet kanosja ndaj personelit shëndetësor, e po kaq ndaj të zgjedhurve, dhe deri në dy vjet burg kanosja ndaj funksionarëve të thjeshtë. Kush e kryen këtë vepër penale në mjediset e institucionit ku personi ushtron detyrën, dënimi është nga 3 deri në 5 vjet burg.

Mjekimi i pakujdesshëm është propozuar të quhet “Neglizhencë në trajtimin mjekësor” dhe në rastet kur shkaktohet vdekja e pacientit të dënohet me burgim deri në katër vjet.

Ashpërsim të dënimeve është kërkuar edhe ndaj atyre që cenojnë sigurinë ushqimore, deri në 10 vjet heqje lirie tha kryeministri Rama përpara grupit parlament socialist ndërkohë që propozon burgim nga 10 deri në 15 vjet kur nga këto veprime preken fëmijë dhe gra shtatzëna.

Ndër 11 fushat që preken nga propozimi për ndryshime në Kodin Penal janë aktivitetet sportive, prishja e qetësisë publike, krimet mjedisore, shkeljet e të drejtave të autorit, ushtrimi i lojërave të fatit  dhe armëmbajtja pa leje. Masat ndëshkimore pothuajse janë dyfishuar, pikëpyetja është a do të parandalohen pasi të miratohen?

Të gjitha këto ndryshime do ti nënshtrohen diskutimeve në komisionet parlamentare dhe në grupet e interesit për ti kaluar më pas kuvendit për miratim me votat e tre të katërtat e deputetëve./ABC News Albania 24/7



Ju sugjerojmë

Rama i prerë për projektin e Zvërnecit: Nuk do të lejojmë ta vrasin pa lindur
Kryesore

Rama i prerë për projektin e Zvërnecit: Nuk do të lejojmë ta vrasin pa lindur

9 Qershor, 2026 4:43 pm
“Zvërneci”, Rama: Për ata që më urojnë vdekjen, vazhdoni se më shtohet jeta
Kryesore

“Zvërneci”, Rama: Për ata që më urojnë vdekjen, vazhdoni se më shtohet jeta

9 Qershor, 2026 4:41 pm
Protesta në Zvërnec, Rama-qytetarëve: S’iu kam tradhtuar kurrë
Kryesore

“Mbi 100 mijë protestues”, Rama-senatori amerikan: Janë më pak se 10 mijë

9 Qershor, 2026 3:20 pm
Rama: Kam njohur shijen e gjakut në protesta, në bulevard u vranë 4 vetë
Kryesore

Rama: Kam njohur shijen e gjakut në protesta, në bulevard u vranë 4 vetë

9 Qershor, 2026 3:12 pm
Projekti në Zvërnec, Rama për Al Jazeera-n: Është një bekim për vendin
Aktualitet

Projekti në Zvërnec, Rama për Al Jazeera-n: Është një bekim për vendin

9 Qershor, 2026 2:11 pm
Kina kryen transplantin e parë të mëlçisë dhe veshkave të derrit te një pacient
Bota

Kina kryen transplantin e parë të mëlçisë dhe veshkave të derrit te një pacient

9 Qershor, 2026 2:06 pm
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

I zhdukur prej disa ditësh/ Eglant Koçi dyshohet të jetë rrëmbyer, një i arrestuar

9 Qershor, 2026 1:34 pm
Botërori 2026/ Tifozët iranianë mbeten pa bileta për të ndjekur skuadrën e tyre
Bota

Botërori 2026/ Tifozët iranianë mbeten pa bileta për të ndjekur skuadrën e tyre

9 Qershor, 2026 12:37 pm
Dhunimi i drejtorit të AKU Shkodër, arrestohet një prej autorëve të dyshuar
Kronikë

Dhunimi i drejtorit të AKU Shkodër, arrestohet një prej autorëve të dyshuar

9 Qershor, 2026 12:31 pm
“Zvërneci”, Rama: Të huajt s’po vijnë në Shqipëri për të shkatërruar natyrën
Kryesore

“Zvërneci”, Rama: Të huajt s’po vijnë në Shqipëri për të shkatërruar natyrën

9 Qershor, 2026 12:23 pm
Para
Aksioni i Reneas te Komuna e Parisit, arrestohet anëtari i grupit kriminal

Aksioni i Reneas te Komuna e Parisit, arrestohet anëtari i grupit kriminal

‘Lufta e Tretë botërore’, Shqipëria renditet si vendi i tretë më i sigurt

'Lufta e Tretë botërore', Shqipëria renditet si vendi i tretë më i sigurt

Si do të jetë moti? Mos prisni diell deri në mes të muajit

Si do të jetë moti? Mos prisni diell deri në mes të muajit
















TE FUNDIT

Rama i prerë për projektin e Zvërnecit: Nuk do të lejojmë ta vrasin pa lindur

Rama i prerë për projektin e Zvërnecit: Nuk do të lejojmë ta vrasin pa lindur
9 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama, gjatë një bashkëbisedimi me gazetarë nga vendet e Bashkimit Europian, foli për protestat e të rinjve dhe...

Lexo më shumë

“Zvërneci”, Rama: Për ata që më urojnë vdekjen, vazhdoni se më shtohet jeta

“Zvërneci”, Rama: Për ata që më urojnë vdekjen, vazhdoni se më shtohet jeta
9 Qershor, 2026

Nga konferenca me gazetarët, kryeministri Rama u dërgoi një mesazh protestuesve që prej 9 ditësh ‘derdhen’ përpara kryeministrisë. Ai pati...

Lexo më shumë

“Mbi 100 mijë protestues”, Rama-senatori amerikan: Janë më pak se 10 mijë

Protesta në Zvërnec, Rama-qytetarëve: S’iu kam tradhtuar kurrë
9 Qershor, 2026

Kyeministri Edi Rama i është përgjigjur senatorit amerikan Bernie Sanders, i cili ka reaguar për protestat që po zhvillohen në...

Lexo më shumë

Rama: Kam njohur shijen e gjakut në protesta, në bulevard u vranë 4 vetë

Rama: Kam njohur shijen e gjakut në protesta, në bulevard u vranë 4 vetë
9 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama tha se nuk e shqetësojnë protestat kundër tij që po zhvillohen prej më shumë se një jave...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}