Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Si do të jetë Rusia pa Putinin?

2022/11/22 at 4:14 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Si do të jetë Rusia pa Putinin?

Gjendja aktuale në të cilën ndodhet Rusia,  e militarizuar, e izoluar, e korruptuar, e dominuar nga shërbimet e sigurisë dhe me më të talentuarit që po largohen në masë jashtë vendit për t’i shpëtuar angazhimit në një luftë brutale, është e zymtë.


Me shpresën e një fundi të shpejtë të këtij realiteti të zymtë, disa presin me padurim që Vladimir Putin të largohet nga detyra. Por për të ndryshuar Rusinë nuk mjafton largimi nga detyra apo vdekja e Putinit.

Udhëheqësit e ardhshëm të Rusisë duhet të çmontojnë dhe transformojnë strukturat përmes të cilave ai ka sunduar për më shumë se dy dekada. Dhe kjo sfidë është e frikshme, për të thënë minimalen. Por një grup politikanësh po hartojnë një plan për të realizuar transformimin e këtij vendi.

I përbërë nga figura të njohura të opozitës, si dhe përfaqësues të rinj nga qeveritë lokale dhe rajonale, Kongresi i Parë i Deputetëve Popullorë të Rusisë u mblodh në Poloni në fillim të nëntorit. Vendndodhja, Pallati Jablona në periferi të Varshavës, ishte simbolik.

Dikur aty u zhvilluan negociatave e para që çuan në fundin e sundimit komunist në Poloni. Atje gjatë 3 ditëve debatesh intensive, pjesëmarrësit parashtruan propozime për rindërtimin e vendit të tyre. Të marra së bashku, ato përbëjnë një përpjekje serioze për të imagjinuar Rusinë pa Vladimir Putinin.

Natyrisht prioriteti i parë dhe më urgjent, është pushtimi i Ukrainës. Që të gjithë pjesëmarrësit në kongres e kundërshtojnë luftën, për të cilën ata supozojnë se ose Rusia do ta humbasë, ose do të na çojë drejt një katastrofe bërthamore.

Për t’u përballur me pasojat dhe për të parandaluar një tragjedi të përsëritur, ata propozojnë miratimin e një “akti për paqe”,që do të çmobilizonte ushtrinë dhe do t’i jepte fund pushtimit të territorit ukrainas, përfshirë Krimenë; krijimin e një grupi të përbashkët për hetimin e krimeve të luftës; pagimin e dëmshpërblimeve për infrastrukturën e dëmtuar dhe për familjet e viktimave; dhe refuzimin për t’u përfshirë në “luftëra pushtuese” në të ardhmen.

Përveç ofrimit të një frenimi ndaj ekspansionizmit të ardhshëm, ky premtim do të siguronte një llogaridhënie reale në lidhje me historinë e pushtimit imperialist të Rusisë. Zyrtarët përgjegjës për shkatërrimet duhet të largohen – diçka që nuk ka ndodhur kurrë pas rënies së Bashkimit Sovjetik.

Kongresi do të ndalonte të punonin në institucionet shtetërore dhe arsimore të gjithë ata që u përkasin organizatave “kriminale” – të tilla si Shërbimet Federale të Sigurisë ose kanalet televizive shtetërore – ose që mbështesnin publikisht luftën, si dhe t’u kufizojnë të drejtat e votës.

Po ashtu do të krijojë një komision të “de-Putinizimit” për të shqyrtuar rehabilitimin e grupeve të caktuara, përfshirë ata që refuzuan publikisht luftën dhe nuk kryen krime veçanërisht të rënda, dhe që do të hapte arkivat e shërbimeve të sigurisë. Pastaj është vetë struktura e Rusisë.

Federata Ruse është shumë e centralizuar, me mbi 80 republika dhe rajone që janë nën varësinë e fortë të presidentit, duke mundësuar akumulimin e pushtetit të madh të shefit të Kremlinit. Duke u mbështetur mbi vizionet e decentralizimit që nga koha e rënies së Bashkimit Sovjetik, Kongresi propozoi shpërbërjen e Federatës Ruse dhe zëvendësimin e saj me një demokraci të re parlamentare.

Sipas një projekt-dispozite të formuluar mbi parimin e “vetëvendosjes”, shteti i ardhshëm rus duhet “të bashkohet në bazë të zgjedhjes së lirë nga popujt që e popullojnë atë”. Ndarja me modelin aktual mund t`i korrigjojë shumë mirë premtimet e dështuara të së shkuarës. Nga Vladimir Lenin te Boris Yeltsin, liderët modernë rusë kanë një histori të ofrimit të decentralizimit për të fituar mbështetje, dhe më pas të refuzimit të saj sapo e konsolidojnë pushtetin e tyre.

Megjithëse të gjitha subjektet federale janë ligjërisht të barabarta sipas Kushtetutës aktuale të Rusisë, pabarazitë vazhdojnë – një fakt që është theksuar nga angazhimi joproporcional dhe vdekja e ushtarëve që vijnë nga pakicat etnike nga republikat më të varfra si Dagestani dhe Buryatia në luftën në Ukrainë.

Rishikimi i çështjes së një sovraniteti më të madh të tyre, mund ta lejojë për shembull republikën separatiste të Çeçenisë të shkëputet nga Rusia pas nënshtrimit të saj brutal nga Putin, duke i dhënë mundësi rajoneve dhe republikave që të rinegociojnë shpërndarjen e burimeve dhe balancën e pushtetit.

Kjo lëvizje do të krijonte një vend më të drejtë duke e minuar nacionalizmin rus. Kongresi është më i paqartë në lidhje me planet e tij ekonomike. Një nga pikat e programit premton të “rishikojë pasojat e privatizimeve” të kryera gjatë viteve 1990 (që çuan në ngritjen e oligarkëve të Rusisë), ndërsa një tjetër synon të anulojë reformën shumë të papëlqyer të pensioneve që ndërmori Putin në vitin 2020.

Megjithatë, mungon angazhimi për ndërtimin e një rrjete të fortë të sigurisë sociale apo debati mbi tranzicionin e ekonomisë ruse nga varësia e saj nga eksportet energjitike. Dhe kjo është një e metë e madhe. Pasi që nga vitet 1990, kur privatizimi dhe zgjedhjet e lira u futën njëkohësisht në zbatim, pasuria dhe pushteti janë ndërthurur midis tyre.

Reformat politike dhe ato ekonomike nuk mund të shihen si të izoluara nga njëra-tjetra.

Dhe nuk është kjo pengesa e vetme. Organizatori dhe sponsori kryesor i kongresit ishte Ilya Ponomarev, një sipërmarrës në fushën e teknologjisë me bindje të majta. Duke qenë i vetmi anëtar i parlamentit rus që votoi kundër aneksimit të Krimesë në vitin 2014, ai u largua nga vendi, mori nënshtetësinë ukrainase dhe tani drejton një kanal lajmesh në gjuhën ruse në Kiev.

Një figurë shumë e diskutueshme në qarqet opozitare ruse, ai përshëndeti në gusht vrasjen e Daria Dugina-s, vajzës së filozofit pro-Kremlinit, Aleksandër Dugin, duke thënë se atentati ishte vepër e një ushtrie të fshehtë partizane brenda Rusisë.

Ky pretendim i pakonfirmuar zemëroi kolegët e tij opozitarë. Më pas Ponomarev nuk u ftua në një forum të organizuar nga kritikët e vjetër të Kremlinit, Garry Kasparov dhe Mikhail Khodorkovsky. Megjithë mosmarrëveshjet e brendshme, opozita ruse ka një vizion paksa të ndryshëm mbi të ardhmen.

Zoti Khodorkovsky dhe Alexei Navalny, disidenti më i njohur i vendit, që cili aktualisht po vuan dënimin në një burg të sigurisë së lartë, kanë bërë gjithashtu thirrje për ta kthyer Rusinë në një demokraci parlamentare me më shumë pushtet të transferuar në nivelet lokale dhe rajonale.

Por bashkëpunëtorët e Navalny nuk morën pjesë në kongres, dhe as Kasparov apo  Khodorkovsky. Legjitimiteti i tij – tashmë i sfiduar nga një numër organizatash ruse kundër luftës që thanë se ai nuk i përfaqëson ato – u vu në dyshim nga disa pjesëmarrës, disa prej të cilëve u larguan në shenjë proteste për atë që ata e shihnin si mungesë barazie dhe transparence në mënyrën se si po drejtohej aktiviteti.

Një përplasje e tillë nuk i ndihmon propozimet, të cilat mund të duken të largëta në raport me kohën kur mund të zbatohen. Megjithatë, historia tregon se zhvillimet radikale shpesh përgatiten nga jashtë vendit ose nën fshehtësi.

Gjatë fundin të shekullit XIX-të dhe fillimit të shekullit XX 20-të, emigrantët politikë në komunitetet anembanë Evropës komplotuan rënien e perandorisë ruse. Midis tyre ishte Vladimir Lenini, që në fillim të Luftës së Parë Botërore jetonte në Poloni.

Tani për tani, teksa shumica e popullsisë së Rusisë është e detyruar të mbyllë gojën dhe ndërkohë që të tjerët po humbasin punën apo lirinë për shprehjen e kundërshtimit, mundësia e transformimit të Rusisë duket e largët. Por ndryshimi mund të ndodhë pikërisht atëherë kur pritet më pak.

Në fillim të vitit 1917, një Lenin tejet pesimist tha se ndoshta nuk do të jetonte aq sa të shihte revolucionin të ndodhte. Por vetëm disa javë më vonë, Cari u rrëzua nga pushteti. Rusia nuk është më e dënuar se vendet e tjera që të përsërisë të kaluarën. Koha për të ri-imagjinuar të ardhmen e saj është pikërsht tani.

Shënim: Joy Neumeyer, gazetare dhe historiane e Rusisë dhe Evropës Lindore./ Nga Joy Neumeyer “New York Times”



Ju sugjerojmë

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale
-Kulturë

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale

13 Maj, 2025 11:45 pm
Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër
-U tha në Opinion

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër

13 Maj, 2025 11:41 pm
Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
Politikë

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët

13 Maj, 2025 11:37 pm
Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!
-U tha në Opinion

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!

13 Maj, 2025 11:27 pm
Incidenti në KZAZ/ Shehaj:Ngrita zërin dhe u dorëzuan!Fevziu: Pse kështu zgjidhet?!
-U tha në Opinion

Incidenti në KZAZ/ Shehaj:Ngrita zërin dhe u dorëzuan!Fevziu: Pse kështu zgjidhet?!

13 Maj, 2025 11:16 pm
4 me 1 s’ka bër vaki/A u zhgënjye PS për mosarritjen e mandatit të katërt në Dibër?
-U tha në Opinion

4 me 1 s’ka bër vaki/A u zhgënjye PS për mosarritjen e mandatit të katërt në Dibër?

13 Maj, 2025 11:04 pm
Fitorja e PS me 12 mandate në Fier, thyen heshtjen Gazment Bardhi
Kryesore

Fitorja e PS me 12 mandate në Fier, thyen heshtjen Gazment Bardhi

13 Maj, 2025 10:53 pm
Starmer uron Ramën për zgjedhjet parlamentare: Fitore historike!
Politikë

Starmer uron Ramën për zgjedhjet parlamentare: Fitore historike!

13 Maj, 2025 10:38 pm
Berisha dhe  Rama/ Nga lëvizjet për liri deri në “armiqësinë” e pakthyeshme
Politikë

Berisha dhe Rama/ Nga lëvizjet për liri deri në “armiqësinë” e pakthyeshme

13 Maj, 2025 10:15 pm
Mungesa e bashkëpunimit mes mazhorancës dhe opozitës, Rama: Nëse nuk ka dyshe për tango, do luhet muzika e BE-së!
Politikë

Zgjedhjet në Shqipëri, liderët e Spanjës dhe Kroacisë urojnë kryeministrin Rama

13 Maj, 2025 9:59 pm
Para
Bullgaria do të lejojë rafinerinë ruse të eksportojë naftë

Bullgaria do të lejojë rafinerinë ruse të eksportojë naftë

VIDEO/ CNN: Protestuesit e arrestuar në Iran përdhunohen nga policia

VIDEO/ CNN: Protestuesit e arrestuar në Iran përdhunohen nga policia

Veliaj: Hyrja në koncertin e Dua Lipës në Tiranë do të jetë falas

Veliaj: Hyrja në koncertin e Dua Lipës në Tiranë do të jetë falas
















TE FUNDIT

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale
13 Maj, 2025

Shqipëria është kualifikuar në natën finale të "Eurovision 2025". “Shkodra Elektronike” me këngën “Zjerm” u kualifikua mes 10 shteteve fituese...

Lexo më shumë

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër
13 Maj, 2025

Në transmetim live të emisionit “Opinion”, moderatori Blendi Fevziu mori një mesazh në telefon nga një shqiptar, i cili jetonte...

Lexo më shumë

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
13 Maj, 2025

Fitorja e Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare, ka sjellë urime të shumta nga liderët evropianë për kryeministrin Rama. Përmes reagimeve...

Lexo më shumë

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!
13 Maj, 2025

Vota e diasporës dhe rezultati i saj i deritanishëm, ka sjellë ‘revoltë’ nga ana e Partisë Demokratike. Demokrati Eno Bpzdo...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com