Kryesore

Si do të jetë moti sot në vend


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:05 - 18/12/20 |
Doriana Çepunaj

Sipas MeteoAlb, moti në vendin tonë do të paraqitet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të lehta, ku në Ultësirën Perëndimore kthjellimet do të jenë mbizotëruese. Ndërsa në zonat malore vranësirat e shpeshta do të jenë prezentë, por pa krijuar mundësi për reshje.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por mbeten të pandryshuara në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 15°C.

Era do fryjë mesatarisht me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi verior duke krijuar dallgëzim 2 ballë./Opinion.al

Pas