Aktualitet

Si do të jetë moti sot, kur do të shtohen reshjet e shiut


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:48 - 18/07/21 |
Opi Nion

Sinoptikani Hakil Osmani tha gjatë një lidhjeje live për Klan News se reshjet e shiut do të shtohen pas orës 13:00. Ai u shpreh se situata do të përmirësohet pas orës 19:00. Ai u shpreh se reshjet e shiut do të jenë në sasi të konsiderueshme dhe do të ketë problematika të përkohshme në disa zona.

“Doja që të thoja se reshjet e shiut priten pas orës 13:00 të intensifikohen në territorin shqiptar duke bërë që të kemi një sasi nga 20 mm deri në 50 mm për një interval kohe 6-7 orësh. Janë reshje të konsiderueshme, por për fat të mirë presim një përmirësim të kushteve të motit pas orës 19:00-20:00 të mbrëmjes, duke bërë që reshjet e shiut të jenë në sasi të pakta. Nga ora 13:00 e drekës deri në orën 19:00 pritet që të kemi problematika të përkohshme në disa zona”.

Osmani tha se reshjet e shiut kanë filluar që në orët e mbrëmjes dhe kanë përfshirë pothuajse të gjithë territorin.

“Ka patur reshje që kanë filluar që në orët e mbrëmjes në zonat veriore dhe pjesërisht qendrore duke bërë që reshjet e shiut të kenë rënë me një sasi prej 7 mm. Në zonat lindore reshjet kanë qenë më të konsiderueshme ku kanë rënë në një sasi prej 20 mm”, u shpreh ai./ Tv Klan

Pas