Sipas MeteoAlb, territori shqiptar gjatë gjithë ditës do të mbetet në mbizotërimin e kthjellimeve. Ndërsa vranësira të pakta do të ketë në skajin verior të vendit.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat nga 5°C deri në 27°C.
Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi jugor duke krijuar dallgëzimin 3-4 ballë.