Shqipëria do të mbetet sot në kushte të qëndrueshme atmosferike dhe do të dominohet nga një mot i kthjellët, me kalime të lehta vranësirash, kryesisht në pjesën e parë të ditës.
Temperaturat e ajrit do të mbeten të pandryshuara në mëngjes dhe do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 18°C.
Era do të fryjë lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar dallgëzim 4 ballë.