Në pjesën e parë të ditës vendi ynë do të dominohet nga një mot i kthjellët dhe i qëndrueshëm, ndërsa pas mesditës do të vërehen vranësira kalimtare, të cilët bëhen më të theksuara në pjesën veriore dhe verilindore të vendit, ku priten reshje të karakterit lokal.
Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes dhe mesditë duke u luhatur nga 15°C deri në 38°C.
Era do të fryjë mesatare, me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi perëndimor-veriperëndimor, duke krijuar në det dallgëzim 2-3 ballë.