Ditën e sotme, territori shqiptar do të jetë nën mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke sjellë në pjesën e parë të ditës dominim të intervaleve të gjata me diell dhe kalime të lehta të vranësirave.
Pritet që kthjellimet më prezente të jenë në ultësirën perëndimore.
Ndërsa orët e pasdites dhe mbrëmjes do të sjellin vranësira nëpër të gjithë zonën malore, ku më të fokusuara do të jenë në lindje të Shqipërisë por mundësia për shira është thuajse zero.