Vendi ynë në pjesën e parë të ditës do të vijojë të ketë një mot me kthjellime në të gjithë territorin. Por gjatë pjesës së dytë të ditës parashikohet të kemi kalime të lehta vranësirash në vendin tonë, të cilat më të theksuara do të jenë përgjatë shtrirjes lindore.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por do të ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 20°C.
Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 3 ballë./Opinion.al