Aktualitet

Si do të jetë moti sot?


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:24 - 23/02/21 |
Doriana Çepunaj

Gjatë ditës së sotme Ultësira Perëndimore në pjesën më të madhe të ditës do të mbizotërohet nga një mot me kthjellime. Ndërsa shtrirja lindore pritet të ketë herë pas here prezencë të vranësirave kalimtare, të cilat më të dukshme do të jenë në orët e pasdites, por nuk do të krijojnë mundësi për reshje.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 17°C.

Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 3 ballë./Opinion.al

Pas