Gjatë ditës së sotme kushtet e qëndrueshme atmosferike sjellin dominim të kthjellimeve gjatë orëve të para të ditës. Por në orët vijuese do të ketë shfaqje të vranësirave të lehta në zonat malore, duke e lënë bregdetin me kthjellime.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 15°C.
Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi jugor duke krijuar dallgëzim 2 ballë./Opinion.al