Të gjithë ata që kanë pritur ditët me diell të majit, do të zhgënjehen. Sipas parashikimeve të meteorologëve, gjysma e parë e muajit maj do të jetë me temperatura të ulëta dhe me reshje shiu.
E gjithë kjo fundjavë do të jetë me reshje, të cilat do të arrijnë deri në 40 milimetër. Nga dita e hënë nuk do të ketë më reshje, por temperaturat do të bien, ndërsa moti do të karakterizohet nga vranësirat e vazhdueshme.
Pas datës 15 maj, meteorologët parashikojnë se do të kemi ditë me diell dhe temperatura që i kalojnë 30 gradë celsius./Opinion.al