Aktualitet

Si do jete neser Lindja e Mesme?


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:26 - 27/11/15 |
root

Me Rezolutën Nr. 2249, Kombet e Bashkuara shërbejnë në një farë mënyre si pioniere për shpërbërjen e “Sirakut”: të gjithë aktorët në terren mund të vazhdojnë legjitimisht operacionet ushtarake, në territoret dhe qiejt e Lindjes së Mesme.

Nga momenti që nuk ekziston një strategji dhe secili ndjek interesat e veta, ndarja e detyrave (Rusia dhe aleatët duke vepruar në Perëndim, ndërkohë që Koalicioni Ndërkombëtar i udhëhequr nga SHBA bombardon në Lindje) mund të shkaktojë një ndarje të mëvonshme të Sirisë dhe Irakut. Dy vende që në brendësi të kufijve të tyre kanë një kombinim etnish dhe pakicash fetare, që mund të shpërthejë nga një moment në tjetrin, për shkak të luftës ndërkombëtare kundër një Shteti Islamik, që në një moment të parë u shfrytëzua dhe tani është i destinuar të shembet nën goditjet e sulmeve nga ajri. Megjithatë, tani është e nevojshme të kuptohet se çfarë do të ketë në vend të atij rajoni të madh, që shtrihet nga Raqqa, në Mosul.

Një shekull pas marrëveshjeve anglo-franceze Sykes-Picot, të cilat shpërbënë atë që atëherë quhej “Siria e Madhe” (domethënë një territor i gjerë, i kufizuar nga Mesdheu në Perëndim, me shkretëtirën arabike në Lindje, Egjiptin në jug dhe Anadollin në veri), tashmë po përvijohet një ballkanizim i ri, me bazë fetare. Një projekt në realitet që vjen nga larg, dhe që sot, përballë fuqizimit të Iranit dhe Rusisë në skakierën ndërkombëtare, rilançohet si një zgjidhje nga personalitete politike dhe shtypi perëndimor. Atëherë quhej Lindja e Mesme “E Re” dhe “E Madhe”, ose më saktë, një road map ushtarak që mbrohet nga amerikanë, anglezë, izraelitë, sauditë, për të mbrojtur interesat e tyre në zonë.

Që tani, përtej oqeanit, kanë mprehur lapsin dhe janë ulur në tryezë. “Foreign Affairs”, revista e Këshillit për Marrëdhëniet me Jashtë (një think tank që ndikon shumë në politikën e jashtme të SHBA), në këtë numër të nëntor-dhjetorit, ngre pyetjen se si do të jetë Lindja e Mesme “postamerikane”. Nuk flitet më as për antiterrorizëm, por për strategjinë e ardhshme të rimodelimit të rajonit. Në të njëjtën kohë, Nju Jork Tajms rihedh tezën e John Boltonit, ish këshilltar i Bushit, ish ambasador i SHBA në OKB, që sot është rikthyer në American Enteprrise Institute, think tanku kryesor i republikanëve (lexojeni këtu të plotë artikullin e Boltonit: http://www.bota.al/2015/11/doni-te-zhdukni-isis-in-krijoni-sunistanin/) krijimin e “Sunnistanit”, ose më saktë, një shtet mes verilindjes së Sirisë dhe Irakut perëndimor, si alternativë ndaj Kalifatit të Al Bagdadit, të populluar nga sunitët.

Një zgjidhje që me shumë gjasa mund të pranohet nga banorët që kanë pranuar administratën e Shtetit Islamik, sepse janë ndjerë të braktisur nga elitat alavite dhe shiite. Por nuk është vetëm Sunistani. Në projektin e Boltonit duhet të ribëhet i gjithë rajoni, mbi baza etniko-fetare. Qendra dhe jugu i Irakut, bashkë me Bagdadin dhe Basorën, do të bëhej një shtet shiit satelit i qeverisë iraniane të ajatollahëve, ndërkohë që bregu mesdhetar i Sirisë do të transformohej në një shtet të vogël alavit, i qeverisur nga Bashar al Asadi apo nga pasardhësit e tij, dhe i mbrojtur nga Kremlini, që praktikisht do të ruante interesat e veta politiko-ushtarake dhe tregtare. Në veri, një Kurdistan siriano-iraken i ribashkuar, që megjithatë do të rivinte në diskutim aleancën mes Turqisë dhe NATO-s. Një skenar sa futurist, aq edhe realist, për të cilin të gjithë do të binin pak a shumë dakord.

Marrë nga Bota.al

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas