Moti sot do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme, por më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat malore jugore dhe Juglindore të vendit.
Parashikohet që edhe orët e pasdites të vijojnë me kushte të qëndrueshme atmosferike duke bërë që kthjellimet dhe vranësirat e lehta e kalimtare të jenë dominuese në të gjithë territorin e vendit.
Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë në vlerat minimale ndërsa në vlerat maksimalet nuk do të ketë ndryshim të tyre.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi perëndimor- veriperëndimor duke bërë që në Adriatik dhe Jon të gjenerohet dallgëzim 1 apo 2 ballë.