Prania e IKMT-së dhe forcave policore në Theth për shembjen e strukturave, duket se ka bërë bashkë banorët si një herë e një kohë.
Banorët, marrë shkak nga situata e gjendur, janë mbledhur pranë Kishës, së bashku me burrat e Dukagjinit të bashkuar.
Pamjet tregojnë kuvendin e Thethit, të ulur këmbëkryq, teksa diskutojnë se cili do të jetë qëndrimi i tyre përballë shtetit që po u shemb çdo strukturë që nuk disponon leje.
Kjo situatë, ka bërë e një herë që banorët e Thethit t’i rikthehen traditës së kuvendit pranë Kishës, në diskutime për hapin e tyre të radhës. Padyshim, që kjo mbledhje tregon bashkim të forcave qytetarë, ashtu sikurse dhe të vlerave kulturore të kësaj zone.
Sakaq, deri më tani janë prishur 70 objekte pa leje në zonën e Thethit. Situata sot paraqitet më e qetë sot, por mbetet për t’u parë se cili do të jetë reagimi i banorëve dhe pronarëve të strukturave.
Më herët IKMT ka bërë të ditur se janë konstatuar rreth 80 objekte pa leje në këtë zonë, por burime pranë saj bëjnë të ditur se ky numër mund të jetë edhe më i lartë.
/tvklan