Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur ditën e sotme në pikën kufitare të Morinës.
Një 41-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi me mjetin e tij fillimisht nuk i ndaloi urdhrit të policisë kosovare por u largua me shpejtësi, me automjet, në drejtim të Shqipërisë, duke mos ndaluar as në kufi.
41-vjeçari u neutralizua më pas nga efektivët e policisë, ndërsa mjeti i tij iu nënshtrua kontrollit të efektivëve.
Policia bën me dije se gjatë kontrollit të imtësishëm në automjet, nuk u konstatua asnjë send i kundërligjshëm.
Në përfundim të veprimeve, S. Sh., 41 vjeç, banues në fshatin Bardhoc, u arrestua për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik”, “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.