Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Si bëhet aplikimi dhe dokumentacioni për vitet e punës para ‘93 për pension

2025/07/11 at 8:38 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Si bëhet aplikimi dhe dokumentacioni për vitet e punës para ‘93 për pension

Hyn në fuqi rregullorja që i hap rrugë njohjes së periudhave të punës në ish-ndërmarrjet shtetërore përpara vitit 1993, për efekt përfitimi të pensionit.


Sipas rregullores “Për zbatimin e ligjit nr. 7/2025, “Për njohjen e periudhave të punësimit në institucionet shtetërore, në ish-ndërmarrjet shtetërore, në ish-ndërmarrjet bujqësore dhe në ish-kooperativat bujqësore për efekt pensioni në sistemin e sigurimeve shoqërore përkatëse”, përfitojnë nga ky ligj të gjithë ata persona që kanë punuar në: Ish-institucione apo ndërmarrje shtetërore (deri më 1 tetor 1993), Ish-ndërmarrje bujqësore (deri më 17 tetor 1992), Kooperativa bujqësore (deri më 19 korrik 1991).

Ligji u vjen në ndihmë qytetarëve të cilëve u është refuzuar pensioni për mungesë vitesh sigurimi, ose atyre që kanë pasur periudha të punës që nuk janë njohur më parë nga ISSH, apo zvarriten prej vitesh në çështje gjyqësorë. Rregullorja përcakton se kërkesa për trajtim bëhet vetëm nëpërmjet portalit e-Albania, në shërbimin “Aplikim për pension”, ku kërkuesi duhet të përzgjedhë opsionin për t’u trajtuar sipas ligjit nr. 7/2025.

Kategoritë që përfitojnë nga zbatimi i ligjit janë:

Ata që kanë plotësuar moshën për pension pas hyrjes në fuqi të ligjit;

Persona që ende nuk kanë marrë pension, edhe pse kanë mbushur moshën;

Aplikantë të cilëve u është refuzuar pensioni për mungesë periudhe sigurimi;

Përfitues të pensionit, të cilëve nuk u janë njohur disa vite pune dhe kanë bërë ankim;

Persona që janë në proces gjyqësor për vërtetimin e periudhave të punësimit.

Për të përfituar nga ligji, rregullorja përcakton se aplikantët duhet të dorëzojnë dokumente si:

Certifikata familjare e periudhës përkatëse, që provon vendbanimin; Vërtetim penal, që provon se kërkuesi nuk ka qenë i dënuar për arsye jo-politike gjatë asaj kohe etj.

Çdo kërkesë për njohje të viteve të punës për efekt pensioni do të shqyrtohet nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore sipas procedurave standarde të përfitimit të pensionit.

PJESË NGA RREGULLORJA

Periudhat e punësimit në ish ndërmarrjet shtetërore

Njihet periudhë e përgjithshme sigurimi, për efekt pensioni në sistemin e sigurimeve shoqërore:

a) koha e punësimit në institucionet apo në ish-ndërmarrjet shtetërore; i) nga mosha 18 (tetëmbëdhjetë) vjeç, deri më datë 1.10.1993, datë në të cilën ka hyrë në fuqi ligji nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”; ii) nga data e përfundimit të shkollës së lartë deri më datë 1.10.1993;

b) koha e punësimit në ish-ndërmarrjet bujqësore, nga mosha 18 (tetëmbëdhjetë) vjeç, por jo më herët se data e krijimit të ish-ndërmarrjes bujqësore sipas vendimit të Këshillit të Ministrave në zbatim të pikës 1, të nenit 9, të ligjit nr. 7/2025, deri më datë 17.10.1992, datë në të cilën ka hyrë në fuqi vendimi nr. 452, datë 17.10.1992, të Këshillit të Ministrave, “Për ristrukturimin e ndërmarrjeve bujqësore”;

c) koha e punësimit në ish-kooperativat bujqësore nga mosha 18 (tetëmbëdhjetë) vjeç, por jo më herët se viti i krijimit të kooperativës bujqësore, deri më datë 19.7.1991, datë në të cilën ka hyrë në fuqi ligji nr. 7501, datë 19.7.1991, “Për tokën”.

Kush përfiton

Neni 5

a) personave që iu ka lindur e drejta për pension nga data e hyrjes në fuqi të ligjit nr. 7/2025 e në vazhdim;

b) deri në datën e hyrjes në fuqi të ligjit nr. 7/2025, nuk u është caktuar ende një pension pavarësisht datës së plotësimit të moshës për pension pleqërie apo të kritereve ligjore për pensionet e tjera të administruara nga sigurimet shoqërore;

c) iu është refuzuar kërkesa për caktim pensioni për shkak të mos plotësimit të kriterit ligjor të periudhës minimale të sigurimit, pavarësisht nëse vendimi i Degës së Përfitimeve është apo nuk është shqyrtuar në hallkat e ankimit administrativ sipas nenit 86, të ligjit nr. 7703/1993, të ndryshuar;

ç) iu është caktuar pensioni, por përfituesit i është dërguar vendim/shkresë zyrtare për mos konfirmimin e periudhave të punësimit të deklaruara, objekt i ligjit nr. 7/2025, ndaj të cilit ai (përfituesi), ka bërë ankim dhe praktika në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji është në shqyrtim në KRA, KQA ose kur kërkesa për rishqyrtim bëhet brenda vitit nga data e plotësimit të moshës për pension pleqërie apo të kritereve ligjore për pensionet e tjera të administruara nga sigurimet shoqërore;

  1. d) janë në proces gjyqësor për njohjen/vërtetimin e periudhave të punësimit objekt i ligjit nr. 7/2025.

Si bëhet kërkesa

Neni 6

  1. Kërkesa për tu trajtuar sipas ligjit nr. 7/2025, realizohet nëpërmjet kërkesës për caktim pensioni në e-Albania, në shërbimet “Aplikim për pension….”, duke zgjedhur në formularin që shfaqet me përdorimin e këtij shërbimi elementin përkatës për t’u trajtuar me ligjin nr. 7/2025.
  2. Administrimi, shqyrtimi, vlerësimi dhe vendimmarrja, lidhur me kërkesën e paraqitur sipas pikës 1, të këtij neni, realizohet sipas të njëjtave rregulla dhe procedura që parashikohen për caktimin, administrimin dhe pagesën e pensioneve në sistemin e sigurimeve shoqërore.

Kriteret dhe dokumentacioni

Neni 7

  1. Njohja për efekt pensioni e periudhës së sigurimit sipas ligjit nr. 7/2025, bëhet me kusht që kërkuesi: a) gjatë periudhës objekt i ligjit nr. 7/2025, të mos ketë qenë duke vuajtur dënimin me heqje lirie për arsye jo politike;
  2. b) të ketë qenë me vendbanim në qytet, sipas deklaratës së kërkuesit për njohjen e periudhave të sigurimit në institucione shtetërore apo në ish-ndërmarrjet shtetërore;
  3. c) të ketë qenë me banim në territorin ku ushtronte aktivitetin ndërmarrja bujqësore, sipas vendimit të Këshillit të Ministrave në zbatim të pikës 1, të nenit 9, ligjit nr. 7/2025, sipas deklaratës së kërkuesit për njohjen e periudhave të sigurimit në ish-ndërmarrje bujqësore;
  4. d) të ketë qenë me vendbanim në fshat, sipas deklaratës së kërkuesit për njohjen e periudhave të sigurimit në kooperativë bujqësore.
  5. Vërtetimi i vendbanimit për efekt të njohjes së periudhës së punësimit sipas ligjit nr. 7/2025, bëhet më anë të certifikatës familjare të periudhës së kërkuar dhe objekt i këtij ligji, e cila administrohet nëpërmjet sistemeve elektronike nga punonjësit përgjegjës të strukturave të Institutit të Sigurimeve Shoqërore.
  6. Për rastet e periudhave të kërkuara në institucione shtetërore, siç parashikohet në shkronjën “b”, të pikës 1, të nenit 3, të ligjit nr. 7/2025, kërkuesi paraqet kopje të njësuar me origjinalin të diplomës së shkollës së lartë.
  7. Punonjësit përgjegjës të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, për efekt të njohjes së periudhave të sigurimit sipas ligjit nr. 7/2025, në zbatim të shkronjës “b”, të pikës 2, të nenit 3; të shkronjës “b”, të pikës 2, të nenit 4 dhe të shkronjës “b”, të pikës 2, të nenit 5, të këtij ligji, administrojnë edhe vërtetimin e gjendjes gjyqësore që vërteton se kërkuesi nuk ka qenë i dënuar për arsye jo politike në periudhën e kërkuar objekt i këtij ligji./ Monitor


Ju sugjerojmë

Franca parandalon sulmin në Paris, arrestohen tre të reja të radikalizuara
Bota

Franca parandalon sulmin në Paris, arrestohen tre të reja të radikalizuara

8 Nëntor, 2025 10:22 pm
Publikohet raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR: Partia në pushtet përfitoi nga…
Kryesore

Zgjedhje në 5 bashki, shpërndahet baza materiale nëpër KZAZ

8 Nëntor, 2025 9:19 pm
Balotazhi që mund të riformësojë hartën politike të Kosovës
Kryesore

Balotazhi që mund të riformësojë hartën politike të Kosovës

8 Nëntor, 2025 6:00 pm
Pse Gjermania nuk ndërtoi një bombë atomike para Amerikës?
Bota

Pse Gjermania nuk ndërtoi një bombë atomike para Amerikës?

8 Nëntor, 2025 3:24 pm
Orban: Hungaria është përjashtuar nga sanksionet e SHBA-së për energjinë ruse
Bota

Orban: Hungaria është përjashtuar nga sanksionet e SHBA-së për energjinë ruse

8 Nëntor, 2025 2:01 pm
Mësohet vendi dhe data e përballjes së madhe Spanjë–Argjentinë, Yamal kundër Messit
Sport

Mësohet vendi dhe data e përballjes së madhe Spanjë–Argjentinë, Yamal kundër Messit

8 Nëntor, 2025 1:17 pm
Sekuestrohen 12 milionë euro pasuri në Sarandë
Politikë

Sekuestrohen 12 milionë euro pasuri në Sarandë

8 Nëntor, 2025 12:41 pm
Arrestohen në Rinas 3 persona të shpallur në kërkim
Kronikë

Arrestohen në Rinas 3 persona të shpallur në kërkim

8 Nëntor, 2025 12:24 pm
Rama për të sëmurët me kancer, mjekët e infermierët:1 miliard euro për shëndetësinë
Aktualitet

Rama për të sëmurët me kancer, mjekët e infermierët:1 miliard euro për shëndetësinë

8 Nëntor, 2025 12:08 pm
Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër
Aktualitet

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

8 Nëntor, 2025 11:38 am
Para
Bosnje: Varrosen shtatë viktima në 30-vjetorin e gjenocidit të Srebrenicës

Bosnje: Varrosen shtatë viktima në 30-vjetorin e gjenocidit të Srebrenicës

Pensionet e reja 13% më të ulëta se mesatarja aktuale, pasoja sociale dhe..

Pensionet e reja 13% më të ulëta se mesatarja aktuale, pasoja sociale dhe..

“Shijoni” freskinë/ Kryeministri ndan pamjet nga Syri i Kaltër

“Shijoni” freskinë/ Kryeministri ndan pamjet nga Syri i Kaltër
















TE FUNDIT

Franca parandalon sulmin në Paris, arrestohen tre të reja të radikalizuara

Franca parandalon sulmin në Paris, arrestohen tre të reja të radikalizuara
8 Nëntor, 2025

Tre vajza franceze, të moshës 18, 19 dhe 21 vjeç, janë arrestuar në Francë, të dyshuara për planifikimin e një...

Lexo më shumë

Zgjedhje në 5 bashki, shpërndahet baza materiale nëpër KZAZ

Publikohet raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR: Partia në pushtet përfitoi nga…
8 Nëntor, 2025

Pesë bashki të vendit zgjedhin nesër kryebashkiakët e rinj. Janë 334.539 mijë votues në bashkitë, Vlorë, Berat, Cërrik, Mat, Tepelenë...

Lexo më shumë

Balotazhi që mund të riformësojë hartën politike të Kosovës

Balotazhi që mund të riformësojë hartën politike të Kosovës
8 Nëntor, 2025

Balotazhi i 9 nëntorit në 18 komuna të Kosovës shihet si test i fuqisë së partive në nivel lokal dhe...

Lexo më shumë

Pse Gjermania nuk ndërtoi një bombë atomike para Amerikës?

Pse Gjermania nuk ndërtoi një bombë atomike para Amerikës?
8 Nëntor, 2025

Edhe ndërtimi i bombës së parë bërthamore ishte rezultat i një gabimi dhe një keqkuptimi serioz. Gjermania kishte shkencëtarët më...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com