Kronikë

Si arriti 32-vjeçari të përfitonte 155 milionë lekë nga pagat e luftës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:59 - 29/12/20 |
Opi Nion

Policia e Shtetit njoftoi arrestimin e një 32-vjeçari i cili përmes hakerimit kishte arritur të përfitonte 15.5 milionë lekë të reja nga pagat e luftës.

I arrestuari Denis Trungu kishte arritur që të ndërhynte dhe të hakeronte sistemin e ngritur nga qeveria për përfitimin e pagës së luftës.

Pas këtij hakerimi, ai ka mundur të kryej 36 transaksione në vetëm një llogari bankare në emrin e tij, gjë që ka sjell dyshime që autoritetet të nisin hetimet.

32-vjeçari rezulton i dënuar më parë për vepra të ndryshme penale. Aktualisht mbi Denis Trungun rëndon akuza “Mashtrimi kompjuterik”./ Opinion.al

Pas