Është shtyrë për nesër seanca për vendosjen e masës së sigurisë ndaj efektivit të policisë, Nevaldo Hajdaraj, i cili vrau me armë zjarri 25-vjeçarin, Klodian Rashën pasi nuk iu bind urdhrit për të ndaluar.
Gjyqtarët do të vlerësojnë provat e prokurorisë për të vendosur më pas se si do të vijohet me gjykimin e 31-vjeçarit, i cili sipas SHÇBA-së veproi në shkelje të ligjit për përdorimin e armëve të zjarrit duke vrarë 25-vjeçarin.
Ai nuk ka qenë në kushtet e përcaktuara në ligjin për përdorimin e armës së zjarrit, duke kapërcyer kufijtë e mbrojtjes së nevojshme“, u theksua nga SHÇBA në një njoftim dy ditë më parë./ Opinion.al