Ka nisur në Kuvendin e Shqipërisë seanca plenare për këtë të enjte ku pritet të diskutohet buxheti për vitin 2022.
Por ditën e sotme në ndryshim nga herët e tjera, kjo seancë ka nisur me një minutë heshtje në nderim të viktimave të aksidentit tragjik në Bullgari.
44 persona, shumica prej të cilëve shqiptarë humbën jetën ditën e djeshme në një aksident në Strumë të Bullgarisë pasi po ktheheshin nga një ekskursion në Stamboll të Turqisë./Opinion.al