Debatin në emisionin “Opinion” e ndërpreu për pak momente një shumëkëmbësh që po kalonte para të ftuarve në momenti që po fliste kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.
Shumëkëmbëshi tërhoqi vëmendjen e të ftuarve duke vijuar “rrugën” e tij në mes të studios, për ta larguar është ngritur analisti Lorenc Vangjeli i cili ironizoi ritmin e ecjes së shumëkëmbëshit me politikën shqiptare.
Fevziu: Shiko, u çudita dhe unë.
Kryemadhi: Është bereqet.
Fevziu: Ka hyrë në mes të studios, e kap dot kamera, kam një orë që e shikoj.
Vangjeli: Lëre Fevzi.
Fevziu: Po e lë, nga ti e mori rrugën Lorenc.
Vangjeli: Këtë ritëm i ka dhënë politika Shqipërisë.
Fevziu: Shumëkëmbësh, më fal. Lorenc po lëre tani.
Vangjeli: Kjo duhet bërë me shumë këmbë të tjera. Unë nuk po e bëj këtu që ti vëj këmbën sipër. (Ironi për politikën) Këtë duhet ta bëjnë qytetarët./ Opinion.al