Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shumë të sëmurë, pak shtretër, si renditemi në Europë

2019/08/29 at 10:42 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Shumë të sëmurë, pak shtretër, si renditemi në Europë

Shqipëria renditet ndër vendet me numër të ulët shtretërish spitalorë në raport me popullsinë. Sipas të dhënave që ka publikuar Instituti i Statistikave pak ditë më parë, përllogaritet se ka 3 shtretër në dispozicion për 1000 banorë, duke u renditur kështu e shtata për nga numri i ulët në Europë.


Krahasuar edhe me vendet e rajonit, Shqipëria ka një diferencë të dukshme. Në Malin e Zi, sipas të dhënave të Eurostat mbi numrin e shtretërve dhe të popullsisë, dhe përllogaritjeve të Monitor, ka rreth 3.9 shtretër për 1000 banorë, ndjekur nga Maqedonia e Veriut me 4.4 dhe Serbia me 5.6.

Në kahun tjetër qëndron Gjermania. Në ekonominë më të madhe të Bashkimit Europian, të dhënat më të fundit të publikuara nga Eurostat tregojnë se numri i shtretërve spitalorë për 1000 banorë është 8.1, duke mbajtur kështu rekordin në Europë. Gjermania është një nga vendet që po vuan prej kohësh pasojat e plakjes së popullsisë, duke rritur edhe kërkesën për shërbime shëndetësore. Për këtë i nevojiten edhe më shumë kapacitete spitalore, por edhe burime humane. Së fundmi, Gjermania është shndërruar si një magnet për mjekët e huaj, veçanërisht nga vendet e Lindjes, ku përfshihet edhe Shqipëria. Shifrat tregojnë se numri i shqiptarëve që u shpërngulën për arsye punësimi në Gjermani ka shënuar rritje të vazhdueshme dhe pjesa më e madhe e tyre kanë lidhur kontrata pune në sektorin e përkujdesjes shëndetësore (mjekë dhe infermierë).

Vendet e tjera me një numër të lartë shtretërish për 1000 banorë janë Austria me 7.5, e ndjekur nga Bullgaria me 7.2, Hungaria me 7 dhe Çekia me 6.9.

Ndërsa ndër vendet me numrin më të ulët renditet Suedia, ku sipas përllogaritjeve për 1000 banorë ka 2.4 shtretër në dispozicion. Me një diferencë të ngushtë, Mbretëria e Bashkuar dhe Danimarka kanë 2.6 shtretër për 1000 banorë, të ndjekura nga Turqia me 2.8, Irlanda me 2.9 dhe Spanja me 3.

Numri i të shtruarve në spitale arrin rekord në 2018

Në vitin 2018 nëpër spitalet në vend u shtruan gjithsej 279 mijë persona në spitalet publike, sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT në treguesit e shëndetit publik. Ky është niveli më i lartë i të shtruarve që raportohet që nga 2014-a, kur INSTAT publikon shifrat.

Në raport me një vit më parë, numri i të shtruarve në spitale u rrit me 2.2%. në të njëjtën linjë është rritur dhe ditë qëndrimi në spital nga 5.4 në 5.5 ditë.

Sipas INSTAT, Në vitin 2018, numri i vizitave gjithsej në shërbimin parësor është 8.219.771, mesatarisht 3 kontakte për person në vit. Ky numër shënon një rritje prej 3,5 % krahasuar  me numrin e vizitave gjatë vitit 2017. Ditët mesatare të qëndrimit të një pacienti në spital janë 5,5 ditë gjatë vitit 2018, nga 5,4 ditë që ishin në vitin 2017. Ndërhyrjet kirurgjikale në spitalet publike gjatë vitit 2018 janë  64.929 duke shënuar një rritje prej 13,0 %, krahasuar me vitin 2017. /Burimi: Monitor.al



Ju sugjerojmë

Salah shpërthen në lot pas kualifikimit të Egjiptit:Çfarë u thashë shokëve të ekipit
Sport

Salah shpërthen në lot pas kualifikimit të Egjiptit:Çfarë u thashë shokëve të ekipit

4 Korrik, 2026 11:30 am
Rama drejt Romës, vizitë zyrtare në Vatikan! Do të pritet në takim me Papa Leone XIV
Aktualitet

Edi Rama feston sot ditëlindjen! Sa vjeç mbush kreu i qeverisë shqiptare?

4 Korrik, 2026 11:27 am
Lëvizte me armë zjarri me vete, në pranga 32-vjeçari në Vlorë
Kronikë

Lëvizte me armë zjarri me vete, në pranga 32-vjeçari në Vlorë

4 Korrik, 2026 10:27 am
Marrëveshja për armëpushimit në Gaza, Begaj: Mbështesim paqen e qëndrueshme
Aktualitet

Pavarësia e SHBA, Begaj: Shqipëria mirënjohëse për mbështetjen e vazhdueshme

4 Korrik, 2026 10:25 am
Skema për t’u dhënë fëmijëve nënshtetësi amerikane, Ambasada e SHBA: E papranueshme
Aktualitet

Ambasada e SHBA: Festojmë 250 vjet histori, liri dhe të ardhmen e ndritur përpara

4 Korrik, 2026 10:21 am
“Kemi shpenzuar triliona për t’i mbrojtur nga Rusia”, Trump paralajmëron Europën
Bota

Trump me mesazh të fortë për 4 Korrikun: Amerika nuk do të bëhet kurrë komuniste

4 Korrik, 2026 10:05 am
Një grua ukrainase, e dyshuara kryesore për shpërthimin me bombë që tronditi Monacon
Bota

Një grua ukrainase, e dyshuara kryesore për shpërthimin me bombë që tronditi Monacon

4 Korrik, 2026 10:00 am
Zjarri në malin e Shëngjinit, vijon ndërhyrja nga toka dhe ajri
Aktualitet

Zjarri në malin e Shëngjinit, vijon ndërhyrja nga toka dhe ajri

4 Korrik, 2026 9:58 am
Kupa e Botës 2026 futet në histori, rekord autogolash
Sport

Kupa e Botës 2026 futet në histori, rekord autogolash

4 Korrik, 2026 9:14 am
Industritë ku Inteligjenca Artificiale kërcënon më shumë vendet e punës
Bota

Industritë ku Inteligjenca Artificiale kërcënon më shumë vendet e punës

4 Korrik, 2026 9:07 am
Para
Kylie Jenner përballet me Tygan dy vite pas ndarjes, çfarë ndodhi mes tyre

Kylie Jenner përballet me Tygan dy vite pas ndarjes, çfarë ndodhi mes tyre

“Mos më ekstradoni në Rusi, atje do më vrasin”-34-vjeçari i lutet gjykatës

“Mos më ekstradoni në Rusi, atje do më vrasin”-34-vjeçari i lutet gjykatës

Horoskopi mujor, zbuloni surprizat që ka rezervuar dhjetori

Gjithçka për të arritur qëllimet e tyre,cilët janë ambiciozët e horoskopit
















TE FUNDIT

Salah shpërthen në lot pas kualifikimit të Egjiptit:Çfarë u thashë shokëve të ekipit

Salah shpërthen në lot pas kualifikimit të Egjiptit:Çfarë u thashë shokëve të ekipit
4 Korrik, 2026

Egjipti ka siguruar një kualifikim historik në fazën e 1/8-ve, pasi mposhti Australinë me rezultatin 4-2 pas goditjeve të penalltive....

Lexo më shumë

Edi Rama feston sot ditëlindjen! Sa vjeç mbush kreu i qeverisë shqiptare?

Rama drejt Romës, vizitë zyrtare në Vatikan! Do të pritet në takim me Papa Leone XIV
4 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme feston ditëlindjen e 62-të. Kreu i qeverisë shqiptare ka lindur në 4 korrik të...

Lexo më shumë

Lëvizte me armë zjarri me vete, në pranga 32-vjeçari në Vlorë

Lëvizte me armë zjarri me vete, në pranga 32-vjeçari në Vlorë
4 Korrik, 2026

Një 32-vjeçar është vënë në pranga në Vlorë pasi qarkullonte me një mjet tip ‘Audi’ me armë zjarri pistoletë me...

Lexo më shumë

Pavarësia e SHBA, Begaj: Shqipëria mirënjohëse për mbështetjen e vazhdueshme

Marrëveshja për armëpushimit në Gaza, Begaj: Mbështesim paqen e qëndrueshme
4 Korrik, 2026

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e 250-vjetorit të Pavarësisë, duke theksuar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}