Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shumë njerëz në Gjermani nuk mund të jetojnë nga rroga

2025/07/10 at 9:24 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Shumë njerëz në Gjermani nuk mund të jetojnë nga rroga

Politikanët gjermanë shpesh thonë se “puna duhet të shpërblehet”. Por gjithnjë e më shumë punonjës me orar të plotë varen nga ndihmat e shtetit. Rritja e re e pagës minimale nuk do të sjellë asnjë ndryshim.


Kur Kancelari gjerman Friedrich Merz doli në sallën e Bundestagut  së fundmi për të paraqitur ai përdori stilin e tij tipik të drejtpërdrejtë, mbi atë që ai e quajti një nga prioritetet e ardhshme kryesore të qeverisë: reforma e “Bürgergeld” (ndihmat për qytetarët).

Ai theksoi edhe një frazë të njohur për punën që konservatorët shpesh e përdorin: Puna duhet të paguhet mirë. Merz dëshiron të sigurojë që qytetarët gjermanë të binden prapë se puna ia vlen dhe duhet të paguhet mirë.

“Bürgergeld” është miratuar nga qeveria e kaluar dhe që atëherë është kritikuar shpesh nga CDU/CSU. Në vitin 2024, rreth 826,000 punonjës vareshin nga përfitimet sociale ose “Bürgergeld”. Kjo është rreth 30,000 punonjës më shumë se në vitin 2023 – hera e parë që numri i të punësuarve që marrin ndihmë shtesë është rritur që nga viti 2015, kur më shumë se një milion refugjatë nga Siria hynë në vend.

Ky ishte, ndoshta jo rastësisht, edhe viti kur Gjermania prezantoi pagën e saj të parë minimale bazë. Edhe atëherë, më shumë se një milion punëtorë vareshin nga ndihma shtetërore. Këto përfitime shtesë i kushtuan shtetit pothuajse shtatë miliardë euro në vitin 2024, dukshëm më shumë se 5.7 miliardë që shteti pagoi për këto qëllime në vitin 2022.

Qeveria publikoi të dhënat me kërkesë të deputetit të partisë e Majta Cem Ince, i cili i tha DW: “Është e papranueshme që qindra mijëra njerëz varen nga ndihmat, pavarësisht se janë të punësuar. Kjo do të thotë që ne po mbështesim pagat e ulëta me paratë e taksave.”

Rritja e pagës minimale

Ince thotë se paga minimale në Gjermani është thjesht shumë e ulët. Edhe pse qeveria e mëparshme e rriti pagesën minimale në 12,82 euro, ajo nuk mjafton. Javën e kaluar, Komisioni Shtetëror për Përcaktimin e Pagës Minimale, i cili përbëhet nga përfaqësues të shoqatave të punëdhënësve dhe sindikatave, njoftoi se paga minimale do të rritet në dy faza: në 13.90 euro më 1 janar 2026, dhe pastaj në 14.60 euro një vit më vonë.  SPD kërkonte rritjen në 15 euro, por nuk u pranua.

Helena Steinhaus, themeluese e grupit të fushatës “Sanktionsfrei” (Pa Sanksione), i cili mbështet njerëzit që marrin ndihma, thotë se këto rritje të vogla të pagesës minimale nuk mjaftojnë, kur shihen çmimet dhe qiratë në vitet e fundit. Për shembull, qiraja mesatare për një apartament në Gjermani u rrit me 4.7 për qind vitin e kaluar, ndërsa në Berlin u rrit mesatarisht me 8.5 për qind.

Problemi i punës me orar të shkurtuar

Megjithatë, disa ekonomistë argumentojnë se niveli i pagës minimale ka pak të bëjë me numrin e të punësuarve  që kanë nevojë për ndihma. “Duhet theksuar se shumica e këtyre njerëzve nuk punojnë me kohë të plotë. Shumë prej tyre janë në trajnime ose punojnë me orar të shkurtuar”, thotë Holger Schäfer, ekonomist në Institutin Gjerman për Kërkime Ekonomike në Këln (IW).

“Pagesa minimale për një orë punë nuk ndihmon këtu. Arsyeja pse këta njerëz nuk mund të jetojnë me të ardhurat e tyre nuk është tarifa e ulët për orë pune, por numri i ulët i orëve të punës”.

Shifrat e konfirmojnë këtë: sipas të dhënave të fundit nga Agjencia Federale e Punësimit, nga 826,000 punëtorë që marrin ndihma, vetëm rreth 81,000 punojnë me orar të plotë.

Edhe ministrja e Punës, Bärbel Bass, paralajmëroi së fundmi për problemin e mashtrimit masiv që lidhet me punën me kohë të shkurtër dhe përfitimet nga shteti. Ndërmjetësit po sjellin punëtorë masivisht nga vendet më të varfra të BE-së, si Rumania dhe Bullgaria, duke i punësuar ata me kohë të pjesshme dhe pagë minimale. Më pas po mbledhin përfitime nga ndihmat e shtetit që paguhen nëse njerëzit nuk mund të mbulojnë minimumin jetik përmes rrogës.

Ky është një mashtrim, sepse qytetarët e BE-së nuk mund të vijnë thjesht në Gjermani dhe të kërkojnë ndihmë sociale, por në këtë rast ata janë të regjistruar si punonjës.

Megjithatë, kjo nuk është justifikim për pagat e ulëta, këmbëngul deputeti i opozitës Ince. “Fakti është: paga minimale aktuale është një pagë varfërie!”, thotë ai.

Varfëria në rritje

Sidoqoftë, siç thekson Steinhaus, arsyeja pse shumë njerëz punojnë vetëm me kohë të pjesshme është e thjeshtë: ata kanë fëmijë ose familjarë për të cilët duhet të kujdesen. Instituti IW llogariti vitin e kaluar se 306,000 fëmijë nën moshën tre vjeç në Gjermani nuk kanë vend në çerdhe ose kopsht, edhe pse ata kanë të drejtë ligjore për një të tillë.

Një studim i vitit 2021 nga Instituti për Kërkime në Punësim (IAB) tregoi se sa më shumë fëmijë të kenë punëtorët, aq më shumë ka gjasa që ata të kenë nevojë për ndihmë shtetërore. Ince, një deputet i së majtës, argumenton se investimi më i madh shtetëror në rritjen e numrit të vendeve në kopshte do t’u “mundësonte shumë njerëzve të shpëtojnë nga kurthi i punës me kohë të pjesshme”.

Kompanitë dhe fermerët kanë paralajmëruar për problemet që mund të sjellë paga e re minimale, duke thënë se nuk mund t’u paguajnë punëtorëve sezonalë pagën minimale. Steinhaus nuk i beson këtyre argumenteve. “Shoqatat e punëdhënësve kanë folur për këtë argument për dhjetë vjet, por ai nuk është vërtetuar kurrë si i vërtetë”, tha ajo.

“Sigurisht, ka disa kompani që e kanë të vështirë kur rritet paga minimale, por shumë kompani përfitojnë nga fakti që mund të punësojnë njerëz me çmim të ulët.”

Kancelari dhe reforma e mirëqenies

Ekonomisti Schäfer po ashtu beson se rritja e fundit e numrit të qytetarëve që kanë nevojë për ndihmë për të mbijetuar është relativisht i vogël dhe se tendenca e përgjithshme është në rënie që nga viti 2015. Rritja  vitit të kaluar, argumenton ai, ndoshta ka më shumë të bëjë me kushtet e përgjithshme ekonomike në tregun e punës.

Ndërkohë, kancelari Merz  ka të ngjarë të vazhdojë me planet e tij për të reformuar sistemin e përfitimeve nga ndihmat në mënyrë që më shumë njerëz të hyjnë në tregun e punës me orar të plotë.

“Për fat të keq, argumentet e Merz në lidhje me punën janë të gabuara”, thotë Steinhaus. “Kur ai thotë, ‘puna duhet të paguhet’, ai nënkupton uljen e përfitimeve të ndihmave. Por paga minimale e jetesës nuk varet nga sa fitojnë punëtorët e varfër. Ata duhet të fitojnë më shumë, nuk ka dyshim për këtë. Por thjesht ulja e përfitimeve është kundërproduktive dhe krijon konkurrencë midis më të varfërve.” DW

 

 



Ju sugjerojmë

“Mund të humbësh, por duhet të lufosh…” Salianji: PD nuk ka bërë gjithçka mirë
-U tha në Opinion

“Mund të humbësh, por duhet të lufosh…” Salianji: PD nuk ka bërë gjithçka mirë

10 Korrik, 2025 10:35 pm
Shkarkimi i drejtorëve, Bashkia Vlorë hap thirrjen për 12 pozicione drejtuese
Aktualitet

Shkarkimi i drejtorëve, Bashkia Vlorë hap thirrjen për 12 pozicione drejtuese

10 Korrik, 2025 10:01 pm
Si e pritën të burgosurit? Salianji: Pritja ka qenë e…
-U tha në Opinion

Si e pritën të burgosurit? Salianji: Pritja ka qenë e…

10 Korrik, 2025 9:30 pm
Nga deputet në qelinë e burgut, Ervin Salianji rrëfehet në Opinion
-U tha në Opinion

Nga deputet në qelinë e burgut, Ervin Salianji rrëfehet në Opinion

10 Korrik, 2025 9:25 pm
I ndërtuan me fjalën e Ramës? Gazetarja tregon në Opinion çfarë po ndodh në Theth
-U tha në Opinion

I ndërtuan me fjalën e Ramës? Gazetarja tregon në Opinion çfarë po ndodh në Theth

10 Korrik, 2025 9:20 pm
Zjarr në Gosë të Kavajës, rrezikohen banesat
Aktualitet

Zjarr në Gosë të Kavajës, rrezikohen banesat

10 Korrik, 2025 9:14 pm
Jeton në Tiranë, por i del 350 mijë lekë debia për dritat në Shkozet
Aktualitet

Jeton në Tiranë, por i del 350 mijë lekë debia për dritat në Shkozet

10 Korrik, 2025 9:09 pm
Njihuni me bimën çudibërëse që ju shpëton nga problemet e shëndetit mendor
Aktualitet

Njihuni me bimën çudibërëse që ju shpëton nga problemet e shëndetit mendor

10 Korrik, 2025 8:54 pm
Osmani: Trump parandaloi një përshkallëzim të mundshëm nga Serbia në Kosovë
Rajoni

Osmani: Trump parandaloi një përshkallëzim të mundshëm nga Serbia në Kosovë

10 Korrik, 2025 8:50 pm
Presidenti polak kërcënon Ukrainën dhe aleatët perëndimorë me mbylljen e aeroportit
Bota

Presidenti polak kërcënon Ukrainën dhe aleatët perëndimorë me mbylljen e aeroportit

10 Korrik, 2025 8:23 pm
Para
Moska akuzon Merzin se dëshiron të marrë pjesë në luftë

Moska akuzon Merzin se dëshiron të marrë pjesë në luftë

“35 vjetori i rënies së Dëshmorit të Parë të Demokracisë”/Berisha vizitë në Kavajë

“35 vjetori i rënies së Dëshmorit të Parë të Demokracisë”/Berisha vizitë në Kavajë

Dështon sërish të zgjidhet kryetari i Kuvendit në Kosovë

Rreziku i një situate të paprecedentë në Kosovë pas afatit të 26 korrikut
















TE FUNDIT

“Mund të humbësh, por duhet të lufosh…” Salianji: PD nuk ka bërë gjithçka mirë

“Mund të humbësh, por duhet të lufosh…” Salianji: PD nuk ka bërë gjithçka mirë
10 Korrik, 2025

Pas gati dhjetë muajsh në qeli, ish-deputeti Ervin Salianji u rikthye në Tv Klan në një intervistë për emisionin “Opinion”....

Lexo më shumë

Shkarkimi i drejtorëve, Bashkia Vlorë hap thirrjen për 12 pozicione drejtuese

Shkarkimi i drejtorëve, Bashkia Vlorë hap thirrjen për 12 pozicione drejtuese
10 Korrik, 2025

Pas dorëheqjes së drejtuesve të Bashkisë Vlorë, është hapur thirrja për 12 pozicione drejtuese në këtë bashki. Njoftimi i kryebashkiakut...

Lexo më shumë

Si e pritën të burgosurit? Salianji: Pritja ka qenë e…

Si e pritën të burgosurit? Salianji: Pritja ka qenë e…
10 Korrik, 2025

Ish-deputeti Ervin Salianji ka folur në emisionin “Opinion”, në lidhje me kohën që kaloi në burg për rreth 9 muaj...

Lexo më shumë

Nga deputet në qelinë e burgut, Ervin Salianji rrëfehet në Opinion

Nga deputet në qelinë e burgut, Ervin Salianji rrëfehet në Opinion
10 Korrik, 2025

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ishte mbrëmjen e sotme në emisionin 'Opinion' për një rrëfim lidhur me periudhën e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com