Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shumë foto zyrtare dhe pothuajse aspak ndihmë konkrete për të përmbyturit

2016/01/09 at 7:39 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 7 min
A A
Shumë foto zyrtare dhe pothuajse aspak ndihmë konkrete për të përmbyturit

Ndërsa media u përmbyt me fotot e ministrave dhe zyrtarëve të tjerë në poza aksioni gjatë përmbytjeve që mbuluan një pjesë të vendit përgjatë ditëve të fundit, BIRN mësoi se strehimi i disa familjeve nga zona e Babrrus në Tiranë u arranxhua pothuajse privatisht nga prefekti ndërsa ushqimet e pakta u siguruan nga një shoqatë si dhe nga nxënësit e shkollës, ndërkohë që emergjencat civile dhe bashkia nuk ofruan kurrfarë ndihme konkrete.

Familjet e evakuuara në palestrën e shkollës Misto Mame në Tiranë pasi shtëpitë e tyre u përmbytën nga lumi i Tiranës më 8 janar 2015. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Nga Lindita Çela

Lindita Mani, rri strukur në një qoshe, e pa interesuar për dy fetat e bukës, me pak djathë dhe sallam që i kanë vënë përpara. Ky ishte mëngjesi, dreka dhe darka për 92 personat, prej të cilëve 47 fëmijë, që janë janë strehuar në palestrën e një shkolle në Tiranë, pasi shtëpitë e tyre u përmbytën nga Lumi i Tiranës që nga pasditja e pesë janarit.

Uria nuk është halli i Linditës, dhe pse thotë se ka dy ditë pa ngrënë. Nëna e tre fëmijëve vuan nga zemra. Lumi nuk mori vetëm kasollen, bashkë me gjithë sa kishte, por dhe ilaçet. “Vuaj nga zemra dhe nuk kam  lek për të blerë ilaçe.  Nuk di ku të shkoj. Na kanë sjellë këtu por s’di ç’do të bëhet me ne”-të thotë gruaja 25 vjeçe.

Mbrëmjen e 5 janarit, lumi i Tiranës doli nga shtrati duke përmbytur disa dhjetëra familje të varfra që kanë ngritur banesa modeste apo kasolle në të dy krahët e tij, veçanërisht në zonën pranë Urës së Babrrusë.

Më 6 janar, Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri dhe drejtori i Emergjencave Civile Shemsi Premçi vizituan zonën dhe lajmi i vizitës së tyre u mbulua gjerësisht nga media. Por familjet me të cilat BIRN foli, treguan se vizita nuk solli asnjë ndihmë konkrete. Pak orë pas tyre, edhe nënkryetari i Bashkisë Arbi Mazniku e vizitoi zonën dhe doli në kamera, por sërish, familjet në nevojë mbetën po aty.

BIRN mësoi se në mbrëmjen e 6 janarit, familjet e përmbytura u strehuan në palestrën e shkollës Misto Mame jo aq shumë si pasojë e veprimeve të emergjencave civile apo të bashkisë, por si rrjedhojë e një ndërhyrjeje në nivel personal të prefektit të Tiranës.

Sa për ushqim apo për veshje, asnjë institucion publik nuk duket se ekziston në një rast të tillë. Të enjten, të përmbyturit mbetën pa darkë ndërsa të premten (sot), tre ditë pas përmbysjes së shtëpive, ARSIS, një organizatë joqeveritare që kujdeset për fëmijët në nevojë, shpërndau veshje dhe ushqime ndërsa mësuesit dhe nxënësit e shkollës mblodhën ndihma në veshje dhe ushqime për ta.

Familjet e evakuuara në palestrën e shkollës Misto Mame në Tiranë pasi shtëpitë e tyre u përmbytën nga lumi i Tiranës më 8 janar 2015. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Emine Kica, drejtuese e Njësia së Përkujdesjes së Fëmijëve në zonën administrative 4, të thotë se falë këtij bashkëpunimi u sigurua për një ditë ushqimi, ndërkohë  nuk është e paqartë së çdo të ndodh me strehimin e këtyre familjeve.

Pyetur nga BIRN, një zëdhënës i Bashkisë së Tiranës e konsideroi problemin e strehimit të familjeve të përmbytura një problem të prefekturës. Sa i përket se çfarë do të bëhet me ta në të ardhmen, zëdhënësi tha: “Prefektura dhe Shtabi i Emergjencave kanë të dhëna për këtë çështje”.

Por një zyrtar i prefekturës nga ana e vet tha se ndërhyrja për strehimin e përkohshëm të të përmbyturve në shkollë qe një veprim personal pasi ky institucion nuk ka për kompentencë këtë problem.

Dhe ndërsa institucionet duken në raste vështirësish të shoqëruara nga një numër i madh kamerash, por në përgjithësi, duarbosh, për familjet e strehuara në palestrën e shkollës problemi duket pa zgjidhje.

“Kasollet tona i ka marrë lumi dhe nuk mund të shkojmë më aty. Na kanë thënë se do të na japin ca cadra e do të na vendosin në  Tufinë, por kjo nuk është zgjidhje. Nuk dimë asgjë së çdo të bëhet me ne”- të thotë Gramoz Bastriu, një prej të evakuuarit.

Argjentia Arixhiu, nënë e pesë fëmijëve, shqetësim të vetëm ka pampersat për foshnjen e saj dy muajsh. Klajti nuk pushon së qari dhe Argjentina të thotë se nuk mund ta ndërrojë nga i ftohti që është në palestër dhe mungesës së rrobave.

Kushtet e jeteës, humbja e gjithë sa kishin, nuk i shqetëson sa e ardhmja këta banorë të evakuuar nga përmbytje.

Askush nuk është i qartë se ku do të jetojnë të nesermen. “Na kanë thënë se do të na japin një çadër për tre familje e do të na vendosin në Tufinë”-të thotë Fadil Lushani, një nga të evakuuarit.

Tufina është emri informal i një institucioni publik të njohur si “Qendra Tranzitore e Emergjencave”, një ish bazë e ushtrisë pranë fshatit Tufinë në lindje të Tiranës, i krijuar fillimisht në shtator 2013, për të strehuar disa familje rome që humbën banesat në Pallatin me Shigjeta pasi toka ku ata kishin ngritur kasolle mori leje ndërtimi.

Aktualisht në këtë qendër gjenden 53 familje. Problemi është se kapacitetet e qendrës janë tepër të vogla për të mbuluar nevojat e të përmbyturve të ditëve të fundit. Rrjedhimisht duket se për të përmbyturit, oferta do të jetë një hapësirë toke në këtë ish bazë ushtarake ku ata do të mund të rindërtojnë kasollet e përmbytura nga lumi.

Rreshjet e dendura të shiut të ditëve të fundit shkaktuan rrëshqitje dherash, çarje rrugësh dhe përmbytje shtëpish në një pjesë të madhe të vendit. Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme, gjithsej 370 familje u detyruan të evakuohen nga shtëpitë e tyre. Zonat më të prekura qenë fshati Çermë pranë Divjakës, zona e Lushjës, Shijaku, Sukthi e Lezha.

Në pjesën tjetër të vendit dëmet në infrastrukturën rrugore raportohen të konsiderueshme, me rrugë të mbuluara nga rrëshqitjet e tokës apo ura të dëmtuara, ndërsa Emergjencat Civile nuk kanë kryer ende ndonjë vlerësim të dëmeve totale.

Familjet e evakuuara në palestrën e shkollës Misto Mame në Tiranë pasi shtëpitë e tyre u përmbytën nga lumi i Tiranës më 8 janar 2015. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Familjet e evakuuara në palestrën e shkollës Misto Mame në Tiranë pasi shtëpitë e tyre u përmbytën nga lumi i Tiranës më 8 janar 2015. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Një fëmijë po luan në palestrën e shkollës Misto Mame në Tiranë pasi familja e tij u evakuua nga shtëpia e përmbytur nga lumi i Tiranës më 8 janar 2015. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Një varëse rrobash e improvizuar në palestrën e shkollës Misto Mame në Tiranë ku janë strehuar familjet e shtëpive të përmbytura nga Lumi i Tiranës. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Familjet e evakuuara në palestrën e shkollës Misto Mame në Tiranë pasi shtëpitë e tyre u përmbytën nga lumi i Tiranës më 8 janar 2015. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Ju sugjerojmë

Kush është kandidati për deputet më i votuar deri më tani
Politikë

Kush është kandidati për deputet më i votuar deri më tani

13 Maj, 2025 6:40 pm
Parlamentarët britanikë kërkojnë ndryshim të politikës së jashtme ndaj Serbisë
Rajoni

Parlamentarët britanikë kërkojnë ndryshim të politikës së jashtme ndaj Serbisë

13 Maj, 2025 6:32 pm
Kosova dhe SHBA forcojnë bashkëpunimin ushtarak me marrëveshjen CISMOA
Rajoni

Kosova dhe SHBA forcojnë bashkëpunimin ushtarak me marrëveshjen CISMOA

13 Maj, 2025 6:08 pm
Goditet grupi ndërkombëtar kriminal,dëm mbi 3 milionë euro dhe mbi 100 shtetas të…
Aktualitet

Goditet grupi ndërkombëtar kriminal,dëm mbi 3 milionë euro dhe mbi 100 shtetas të…

13 Maj, 2025 5:59 pm
Ndeshja me Serbinë, FSHF zbulon a do të ketë bileta për shqiptarët e Kosovës
Sport

Ndeshja me Serbinë, FSHF zbulon a do të ketë bileta për shqiptarët e Kosovës

13 Maj, 2025 5:40 pm
Mbyllet votimi në Finiq, socialistët marrin më shumë vota se forcat e tjera politike
Kryesore

Zgjedhjet në Shqipëri, reagon BE: Palët nuk garonin në kushte të barabarta

13 Maj, 2025 5:27 pm
Zbardhet axhenda e Komunitetit Politik Evropian më 16 Maj
Kryesore

Zbardhet axhenda e Komunitetit Politik Evropian më 16 Maj

13 Maj, 2025 5:13 pm
Trump arrin në Arabinë Saudite, nis turneun në Lindjen e Mesme
Bota

Trump arrin në Arabinë Saudite, nis turneun në Lindjen e Mesme

13 Maj, 2025 5:00 pm
KAS pranoi kërkesën e PS, reagon PD-ja: Votat e Greqisë janë të manipuluara
Kryesore

KAS pranoi kërkesën e PS, reagon PD-ja: Votat e Greqisë janë të manipuluara

13 Maj, 2025 4:50 pm
KZAZ merr vendimin pas debatit të Shehajt, votat e ‘Mundësisë’ shpallen të vlefshme
Aktualitet

KZAZ merr vendimin pas debatit të Shehajt, votat e ‘Mundësisë’ shpallen të vlefshme

13 Maj, 2025 4:40 pm
Para
Për kë zhvishet Enca toples, dikush që nuk e vlerëson prezencën e saj? 

Për kë zhvishet Enca toples, dikush që nuk e vlerëson prezencën e saj? 

5 arsye të shëndetshme për të konsumuar mishin e pulës 

5 arsye të shëndetshme për të konsumuar mishin e pulës 

Dubai/ Bënin selfie para hotelit që digjej, arrestohen dy meshkuj

Dubai/ Bënin selfie para hotelit që digjej, arrestohen dy meshkuj

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Kush është kandidati për deputet më i votuar deri më tani

Kush është kandidati për deputet më i votuar deri më tani
13 Maj, 2025

Aktualisht pothuajse në të gjitha bashkitë e vendit, përveç Elbasanit, ka vijuar numërimi i votave për kandidatët për deputetë. Siç...

Lexo më shumë

Parlamentarët britanikë kërkojnë ndryshim të politikës së jashtme ndaj Serbisë

Parlamentarët britanikë kërkojnë ndryshim të politikës së jashtme ndaj Serbisë
13 Maj, 2025

Më shumë se 20 anëtarë të parlamentit britanik kanë kërkuar një ndryshim të rëndësishëm në qasjen e politikës së jashtme...

Lexo më shumë

Kosova dhe SHBA forcojnë bashkëpunimin ushtarak me marrëveshjen CISMOA

Kosova dhe SHBA forcojnë bashkëpunimin ushtarak me marrëveshjen CISMOA
13 Maj, 2025

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Departamenti amerikan i Mbrojtjes kanë nënshkruar Marrëveshjen për Ndërveprueshmëri dhe Siguri në Komunikim...

Lexo më shumë

Goditet grupi ndërkombëtar kriminal,dëm mbi 3 milionë euro dhe mbi 100 shtetas të…

Goditet grupi ndërkombëtar kriminal,dëm mbi 3 milionë euro dhe mbi 100 shtetas të…
13 Maj, 2025

Një operacion ndërkombëtar kundër krimeve kibernetike është finalizuar ditën e sotme. Përmes një njoftimi, policia bën të ditur se operacioni...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com