Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Shumë afër hatasë”, Majlinda Bregu ndan përvojën me nënën në intubim nga Covid

2021/11/14 at 8:05 PM
në Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Shumë afër hatasë”, Majlinda Bregu ndan përvojën me nënën në intubim nga Covid

Majlinda Breegu i ka një dedikuar një reflektim situatës së prindërve të saj të prekur nga Covid 19, ndërsa ka ndarë thirrjen për t’u vaksinuar. Sikurse tregon, të dy prindërit e pavaksinuar kanë kaluar Covid në gjendje shumë të rëndë, ndërsa e ëma ka arritur të dalë nga intubimi, sikurse e quan vetë Bregu në një mrekulli që ndodhi.

“Shumë afër ‘hata-së’ ishim me Mamin, në intubim e spital për shumë ditë. Dhimbja e zhbën edhe më të fortin. Dhe nuk di sa ton durim e kurajo duhet të shtysh netët mes ankthit se do të bjerë telefoni e të lajmërohesh, për më të keqen.

Nuk di sa forcë duhet për të përballuar veten që rri para teje, si dëshmitar i pafuqisë për të ndryshuar çka ka ndodhur. Madje edhe kur fatmirësisht vjen lajmi i mirë, s’ke fuqi as për britmë lumturie, por zëvëndëson një palë lot me të tjerë”, shkruan Bregu.

Postimi i plotë

Për dy vaksina!

Prindërit e mi nuk ishin vaksinuar. Pak nga kokëfortësia e pak nga frika se mos vaksinat ju komplikonin shëndetin, vendosën të prisnin.

Por Covidi nuk ndjek planet e askujt. Përkundrazi, përqesh me pahir çdo moment, kur mendojmë se ia hodhëm. Ka më shumë se 25 ditë që prindërit e mi po luftojnë, që Covid të mos na bëjë hatanë.

Shumë afër ‘hata-së’ ishim me Mamin, në intubim e spital për shumë ditë. Dhimbja e zhbën edhe më të fortin. Dhe nuk di sa ton durim e kurajo duhet të shtysh netët mes ankthit se do të bjerë telefoni e të lajmërohesh, për më të keqen.

Nuk di sa forcë duhet për të përballuar veten që rri para teje, si dëshmitar i pafuqisë për të ndryshuar çka ka ndodhur. Madje edhe kur fatmirësisht vjen lajmi i mirë, s’ke fuqi as për britmë lumturie, por zëvëndëson një palë lot me të tjerë.

Zoti dhe profesionalizmi e përkushtimi i Dr. Blerim Arapit dhe ekipit të tij, mamin na e ktheu në jetë.

Mundimi vazhdon, por mrekullia ndodhi.

E teksa bashkë me motrat, po mundoheshim të mbusheshim me frymë për mamin, nē spital përfundoi Babi. I lodhur, i drobitur, i përkeqësuar papritur…

Dr. Silvana Bala, Dr. Arjan Mezini e gjithë ekipi mjekësor i  papërtuar që po kujdesen për Babin- Faleminderit! Faleminderit për shpejtësinë Urgjencës Kombëtare që kanë mbërritur edhe më shpejt nga sa prisnim.

Uroj të dalim sa më shpejt, nga kjo spirale mundimi, këputje shpirti dhe përballje me vdekjen. Po. Me vdekjen! Kaq e rëndë është pesha e shpëtimit të njerëzve të dashur, sa paradoksalisht e lehtë, është marrja e vaksinës!

Etiketa: covidintubimmajlinda bregiprinderit

Ju sugjerojmë

Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Emri/ Kërcënoi me armë policin, arrestohet 46-vjeçari në Durrës

29 Tetor, 2025 2:59 pm
Mbi 100 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
Bota

Mbi 100 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë

29 Tetor, 2025 2:57 pm
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Aktualitet

Indoneziania lind foshnjën dhe e braktis në banesën e saj në Tiranë

29 Tetor, 2025 2:22 pm
Anëtarët e PS në Komisionet e Posaçme për Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale
Kryesore

Anëtarët e PS në Komisionet e Posaçme për Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale

29 Tetor, 2025 1:33 pm
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Aktualitet

“Jeni në hetim për krime kibernetike”, Policia reagon për email-et e rreme

29 Tetor, 2025 12:43 pm
Lëvizje të shumta në radhët e Policisë së Shtetit, të gjitha transferimet
Aktualitet

Lëvizje të shumta në radhët e Policisë së Shtetit, të gjitha transferimet

29 Tetor, 2025 11:35 am
Zbulohet furgoni me armatim në qendër të Tiranës
Kronikë

Zbulohet furgoni me armatim në qendër të Tiranës

29 Tetor, 2025 11:04 am
Gaza/ 50 të vrarë nga sulmet e Izraelit gjatë natës, mes tyre 22 fëmijë
Bota

Gaza/ 50 të vrarë nga sulmet e Izraelit gjatë natës, mes tyre 22 fëmijë

29 Tetor, 2025 10:56 am
Luftua në Ukrainë/ Pse në Rusi po ulen shpërblimet për ushtarët?
Bota

Luftua në Ukrainë/ Pse në Rusi po ulen shpërblimet për ushtarët?

29 Tetor, 2025 10:36 am
Emrat/ Tjetërsimi i pronave në Lezhë, lëshohen urdhër-arreste
Kronikë

Emrat/ Tjetërsimi i pronave në Lezhë, lëshohen urdhër-arreste

29 Tetor, 2025 9:31 am
Para
Kthimi i vizave nga Holanda, vjen reagimi i shkurtër i Ditmir Bushatit

Bushati për gazetën greke: Çështja çame, është çështje e të drejtave themelore

Katar 2022/ Maqedonia e Veriut shkon në play-off

Katar 2022/ Maqedonia e Veriut shkon në play-off

Drejt përfundimit numërimi në Prishtinë/Abdixhiku i uron  fitoren Përparim Ramës

Drejt përfundimit numërimi në Prishtinë/Abdixhiku i uron  fitoren Përparim Ramës

TE FUNDIT

Emri/ Kërcënoi me armë policin, arrestohet 46-vjeçari në Durrës

Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
29 Tetor, 2025

Një 46-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi kërcënoi me armë (pistoletë) shërbimet e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë...

Lexo më shumë

Mbi 100 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë

Mbi 100 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
29 Tetor, 2025

Ministria e Shëndetësisë në Gazë dhe Agjencia për mbrojtje civile kanë raportuar se numri i viktimave nga sulmet ajrore izraelite...

Lexo më shumë

Indoneziania lind foshnjën dhe e braktis në banesën e saj në Tiranë

Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
29 Tetor, 2025

Një shtetase nga Indonezia është proceduar në gjendje të lirë nga Policia e Tiranës, pasi akuzohet se ka braktisur në...

Lexo më shumë

Anëtarët e PS në Komisionet e Posaçme për Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale

Anëtarët e PS në Komisionet e Posaçme për Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale
29 Tetor, 2025

Partia Socialiste ka bërë publike listat e reja të anëtarëve të Komisioneve për Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale. Në krye...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com