Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri do të paraqitet nesër paradite në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, për të dëshmuar lidhur me hetimet që po kryhen në dosjen “Shullazi”.
Tahiri pritet të shkojë në prokurori në orën 10:00, ndërsa në 11:00 pritet të dëshmojë ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla.
Dëshmitë merren për llogari të hetimeve, pas dyshimeve se se Shullazi ka kërcënuar ish-rektorin Dhori Kule dhe rektorin aktual të UT-së Mynyr Koni.
Shullazi po hetohet edhe për gjobëvënie lidhur me rastin e hotel Vollgës në Durrës dhe kërcënimeve ndaj biznesmenit Ylvi Beqja.