Emiljano Shullazi është rikthyer në Tiranë, një javë pasi u transferua në burgun e sigurisë së lartë në Elbasan. Avokati i tij ka thënë se ka Apeluar masën e sigurisë arrest me burg dkue kërkuar lirinë për Shullazin dhe shokun e tij Gimando Dani. Sakaq avokati ka kërkuar që të ndahet dosja dhe Blerim Shullazi (kushëriri i Emiljanos) të ndiqet nga gjykata dhe prokuroria e Krujës. Aktualisht të akuzuarit për kërcënime dhe gjobvënie po mbahet në qelitë e paraburgimit në Tiranë.