Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shullazi, ‘pronar’ i Durrësit, zbulohen të tjera zhvatje ndaj biznesmenëve

2016/04/19 at 5:15 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Shullazi, ‘pronar’ i Durrësit, zbulohen të tjera zhvatje ndaj biznesmenëve

Emiljano Shullazi do të dalë para Gjykatës së Krimeve të Rënda si i dyshuar për 6 vepra penale, më e rënda pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal e më pas gjobëvënie, trafik droge, shkatërrim prone me eksploziv, kanosje për shkak të detyrës dhe armëmbajtje pa leje.

Masa për vleftësimin të ligjshëm të ndalimit të Shullazit, Gilmando Danit dhe Blerim Shullazit dhe kërkesa e prokurorisë për t’i lënë ata nën arrest me burg, u shty për të mërkurën në orën 08.30. Shkak i zvarritjes u bë angazhimi i prokurores së çështjes dhe gjyqtarit Idriz Mulkurti në një proces tjetër që parashikohet të zgjasë.

Top Channel zbulon detaje të tjera nga qëndrimi që do të mbajë Prokuroria e Krimeve të Rënda në gjykatë. Prokuroria thotë se ka të dhëna se Shullazi bashkë me persona të tjerë të paidentifikuar kanë kërcënuar për t’ju marrë pasurinë 4 biznesmenëve të njohur.

Po sipas prokurorisë, të tre të ndaluarit po bëjnë përpjekje të privatizojnë parkun sportiv në Durrës. Përmes kanosjes dhe dhunës fizike, sipas organit të akuzës, të dyshuarit kanë regjistruar ish-hotel Vollgën, e meqenëse prona në fjalë kishte probleme me dokumentacionin, dyshohet se është ushtruar dhunë edhe ndaj kryeregjistruesit të Durresit dhe dy punonjësve të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive në Durrës e Tiranë.

Por ndërsa nuk ka asnjë kallëzim për dyshimet e mësipërme, prokuroria i referohet dëshmisë së Jani Zaka e Mitri Priftit, të cilët janë kërcënuar për t’ju marrë pronën, një parkim 1200 metra në Tiranë. Sipas prokurorisë, pas këtyre kanosjeve, Jani Zaka është larguar nga Shqipëria dhe nuk dihet vendndodhja e tij.

Prokuroria shprehet ndërkohë se ka të dhëna se ky grup personash, në bashkëpunim me të tjerë shqiptarë e të huaj janë të organizuar dhe kanë për qëllim trafikimin e drogës drejt Bashkimit Europian.

“Do të kërkoj paligjshmërinë e arrestit dhe lirimin e Emiljano Shullazit, nuk ka asnjë bazë në prova për arrestimin e tyre”, deklaroi avokati i Shullazit, Arjan Qafa.

Në lidhje me kanosjen e kandidatit për Rektor, prokuroria thotë se është kërcënuar jo vetëm Mynyr Koni, por edhe Dhori Kule. Dhori Kule, thonë burime të Top Channel është kërcënuar në afërsi të një hoteli të njohur me pesë yje në Tiranë dhe se prokuroria disponon si prova edhe pamjet filmike të këtij hoteli./T.CH

Ju sugjerojmë

40 vjeç, Cristiano Ronaldo vazhdon të vendos rekord
Sport

40 vjeç, Cristiano Ronaldo vazhdon të vendos rekord

9 Qershor, 2025 4:23 pm
ILD, Metani: 12 hetime disiplinore me indicie nga mediat, 46 kërkesa për informacion
Aktualitet

ILD, Metani: 12 hetime disiplinore me indicie nga mediat, 46 kërkesa për informacion

9 Qershor, 2025 4:21 pm
Protestat në Los Angelos, Guvernatori i Kalifornisë paralajmëron Trump: Do ngre padi
Bota

Protestat në Los Angelos, Guvernatori i Kalifornisë paralajmëron Trump: Do ngre padi

9 Qershor, 2025 4:20 pm
Spiropali pret në takim Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi
Aktualitet

Spiropali pret në takim Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi

9 Qershor, 2025 4:14 pm
Manastirliu: 55 projekte fituese të diasporës akademike me universitetet tona
Aktualitet

Manastirliu: 55 projekte fituese të diasporës akademike me universitetet tona

9 Qershor, 2025 3:56 pm
Apeli i GJKKO-së rrëzon Veliajn, kryebashkiaku i Tiranës do të mbetet në burg
Aktualitet

Apeli i GJKKO-së rrëzon Veliajn, kryebashkiaku i Tiranës do të mbetet në burg

9 Qershor, 2025 3:39 pm
SPAK njoftim zyrtar për arrestimin e Ilir Metës, ja akuzat që rëndojnë mbi të
Aktualitet

Zgjaten me 6 muaj hetimet për Ilir Metën

9 Qershor, 2025 3:35 pm
Konfliktohen për motive të dobëta, plagoset 49-vjeçari, arrestohet autori
Aktualitet

Plagosi me thikë 64-vjeçarin në Divjakë pas një konflikti, arrestohet autori

9 Qershor, 2025 3:28 pm
Ekspertët ndërkombëtarë mblidhen në Tiranë: Al po keqpërdoret nga shtetet armiqësore
Aktualitet

Ekspertët ndërkombëtarë mblidhen në Tiranë: Al po keqpërdoret nga shtetet armiqësore

9 Qershor, 2025 3:21 pm
Kosovë/ Zgjedhjet lokale do të mbahen më 12 tetor
Rajoni

Kosovë/ Zgjedhjet lokale do të mbahen më 12 tetor

9 Qershor, 2025 2:58 pm
Para
Foto/ Zonja e parë e Brazilit 43 vjet më e re se Presidenti

Foto/ Zonja e parë e Brazilit 43 vjet më e re se Presidenti

Vrau shokun për 30 mijë franga, burg përjetë shqiptarit

Vrau shokun për 30 mijë franga, burg përjetë shqiptarit

Fotot: Armë dhe makina të blinduara, ja si ruhet Emiljano Shullazi

Fotot: Armë dhe makina të blinduara, ja si ruhet Emiljano Shullazi

Please login to join discussion

TE FUNDIT

40 vjeç, Cristiano Ronaldo vazhdon të vendos rekord

40 vjeç, Cristiano Ronaldo vazhdon të vendos rekord
9 Qershor, 2025

Përveç suksesit të Portugalisë, Cristiano Ronaldo vazhdon të shkruajë historinë. Edhe pse 40 vjeç, portugezi mbetet vendimtar për kombëtaren e...

Lexo më shumë

ILD, Metani: 12 hetime disiplinore me indicie nga mediat, 46 kërkesa për informacion

ILD, Metani: 12 hetime disiplinore me indicie nga mediat, 46 kërkesa për informacion
9 Qershor, 2025

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani mori pjesë në tryezën e rrumbullakët “Përmirësimi i Sigurisë dhe Mbrojtjes së Gazetarëve....

Lexo më shumë

Protestat në Los Angelos, Guvernatori i Kalifornisë paralajmëron Trump: Do ngre padi

Protestat në Los Angelos, Guvernatori i Kalifornisë paralajmëron Trump: Do ngre padi
9 Qershor, 2025

Gavin Newsom, Guvernatori Demokrat i Kalifornisë, ka paralajmëruat përsëri se do të padisë Presidentin Donald Trump për thirrjen e Gardës...

Lexo më shumë

Spiropali pret në takim Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi

Spiropali pret në takim Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi
9 Qershor, 2025

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali priti sot në Kryesinë e Kuvendit, Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com