Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shullazi burgoset për 14 vite për zhvatje të biznesmenëve

2018/11/13 at 4:42 PM
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Shullazi burgoset për 14 vite për zhvatje të biznesmenëve

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë vendimin përfundimtar për Emiljano Shullazin dhe anëtarët e bandës së tij.


Shullazi dënohet përfundimisht me 14 vite burgim për disa vepra penale si ajo e krijimit të një grupi të sturkturuar kriminal, ndërsa është shpallur i pafajshëm për kërcënimin ndaj rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni dhe paraardhësit të tij, Dhori Kule.

Ai është shpallur fajtor për shtrëngim dhe kanosjes për dhënie pasurie në dëm të biznesmenit Ylvi Beqaj si dhe për krijim të grupit të strukturuar kriminal.

Dënimi për Emiljano Shullazin: 

12 vjet për akuzën “shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie në dëm të shtetasit Ylvi Beqaj”

10 vjet burg për “shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie në dëm të shtetasit Jani Zaka, kryer në bashkëpunim”.

I pafajshëm për shkatërrimin e pronës me eksploziv në dëm të shtetasit Jani Zaka.

I pafajshëm për shtrëngim të dhënies së pasurisë për shtetasin Adriatik Kërçuku, pasi nuk provohet fajësia e tij.

I pafajshëm për shkatërrimin e pronës me eksploziv në dëm të shtetasit Adriatik Kërçuku.

Deklarimin e pafajshëm të Emiljano Shullazit të kanosjes për shkak të detyrës për shtetasin Mynyr Koni, pasi nuk provohet fajësia e tij.

Deklarimin e pafajshëm të Emiljano Shullazit të kanosjes për shkak të detyrës në dëm të shtetasit Dhori Kule, i kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, pasi nuk provohet fajësia e tij.

Deklarimin fajtor të shtetasit Emiljano Shullazi për grup të strukturuar kriminal, me 8 vite burgim.

Në zbatim të nenit 55 të Kodit Penal, për caktimin e dënimit për disa vepra penale, i pandehuri Emiljano Shullazi dënohet me një burgim të vetëm prej 14 vitesh burgim.

Gjykata për Krimet e Rënda dha të martën 55 vjet burg për Emiliano Shullazin dhe 4 anëtarët e tjerë të bandës së tij, të akuzuar për krijim të grupit të strukturuar kriminal, kanosje për shkak të detyrës dhe shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie.

Kështu, për Emiliano Shullazin gjykata dha 14 vjet burg nga 17 vite që kishte kërkuar Prokuroria. Gilmando Dani u dënua me 12 vjet burg, Endri Zela dhe Endrit Qyqja me nga 10 vjet burg, ndërsa Blerim Shullazi u dënua me 9 vjet burg.

Në seancën e kësaj të marte u dëgjua fjala e palës mbrojtëse e 4 të pandehurve Zela, Qyqja, Dani dhe Blerim Shullazit. Të pandehurit nuk ishin të pranishëm në sallën e gjyqit, por përfaqësoheshin nga avokatët e tyre. Mbrotja e Emiliano Shullazit u paraqit në seancën e mëparshme.

Prokuroria për Krimet e Rënda kishte kërkuar në total 64 vjet burg për 5 të pandehurit. Menjëherë pas dhënies së vendimit, avokatët paralajmëruan apelimin e tij

 

 

Etiketa: gjykataprokurorishullazi


Ju sugjerojmë

“Rezistencë, Poezi dhe Elegancë: Elton Ilirjani në vëmendjen e London Fashion Week”
Aktualitet

“Rezistencë, Poezi dhe Elegancë: Elton Ilirjani në vëmendjen e London Fashion Week”

26 Shtator, 2025 10:11 am
Pronat u shtrenjtuan me 42%, çmimet më të larta në Tiranë
Aktualitet

Pronat u shtrenjtuan me 42%, çmimet më të larta në Tiranë

25 Shtator, 2025 4:04 pm
Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Safet Gjicit për pafajësi
Aktualitet

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Safet Gjicit për pafajësi

25 Shtator, 2025 3:24 pm
Këshilli i Ministrave shkarkon Erion Veliajn
Aktualitet

Këshilli i Ministrave shkarkon Erion Veliajn

25 Shtator, 2025 1:36 pm
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Aktualitet

Parashikimi motit/ Kushte të paqëndrueshme atmosferike

25 Shtator, 2025 8:52 am
Shkarkimi i Veliajt, prefekti i Tiranës dërgon vendimin në Këshillin e Ministrave
Aktualitet

Shkarkimi i Veliajt, prefekti i Tiranës dërgon vendimin në Këshillin e Ministrave

24 Shtator, 2025 2:42 pm
Një ditë pas shkarkimit të Veliajt, Rama takim me nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës
Aktualitet

Një ditë pas shkarkimit të Veliajt, Rama takim me nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës

24 Shtator, 2025 1:13 pm
“Plazhi i Ksamilit i dhunuar”, Rama: Nuk mund të jetë më pre e injorantëve
Aktualitet

Kantieri i gjimnazit të ri, Rama: Një investim që do të mirëpresë mbi 800 nxënës

24 Shtator, 2025 8:28 am
Mblidhet Këshilli Konsultativ, Veliaj: Lehtësim i lejeve për shtëpitë në fshat dhe agroturizmat, jo vonesa për veprat publike
Aktualitet

PS dhe PD bashkë kundër Veliajt, votat që e shkarkuan

23 Shtator, 2025 6:44 pm
“Pse ma le “seen”? Veliaj reagon sërish nga burgu: Rrjetet e mia sociale u trajtuan si skenë krimi
Aktualitet

Këshilltarët që nuk e “tradhtuan” Erion Veliajn

23 Shtator, 2025 5:52 pm
Para
Avokati: Gjykata nuk i shpëtoi presionit, vendimin do ta apelojmë

Avokati: Gjykata nuk i shpëtoi presionit, vendimin do ta apelojmë

Vuani nga dhimbjet e kokës! Ja përse duhet të hani këtë akullore

Vuani nga dhimbjet e kokës! Ja përse duhet të hani këtë akullore

Fansat ”e sulmojnë” për këtë detaj, Almeda Abazi kërkon falje publikisht

Fansat ''e sulmojnë'' për këtë detaj, Almeda Abazi kërkon falje publikisht
















TE FUNDIT

Zbardhja e vrasjes së Klevis Lleshit, RENEA kontrolle te lokali i autorit të dyshuar

Zbardhja e vrasjes së Klevis Lleshit, RENEA kontrolle te lokali i autorit të dyshuar
26 Shtator, 2025

Prokuroria e Posaçme ka zbardhur rrëmbimin dhe vrasjen e Klevis Lleshit, në Burrel. Për ngjarjen e ndodhur 5 vite më...

Lexo më shumë

“Rezistencë, Poezi dhe Elegancë: Elton Ilirjani në vëmendjen e London Fashion Week”

“Rezistencë, Poezi dhe Elegancë: Elton Ilirjani në vëmendjen e London Fashion Week”
26 Shtator, 2025

Në Londër, pranë reflektorëve të ndezur të London Fashion Week SS 2026, supermodeli Elton Ilirjani u shndërrua në një prej...

Lexo më shumë

Paditet ish-drejtori i FBI, Trump përshkallëzon hakmarrjen politike

Paditet ish-drejtori i FBI, Trump përshkallëzon hakmarrjen politike
26 Shtator, 2025

Departamenti i Drejtësisë ngriti të enjten një padi ndaj ish-drejtorit të FBI-së, James Comey, James Comey, për dy akuza që...

Lexo më shumë

Si po rekruton Rusia agjentë në rrjete sociale për sabotime në Evropë dhe SHBA

Si po rekruton Rusia agjentë në rrjete sociale për sabotime në Evropë dhe SHBA
26 Shtator, 2025

Videoja filloi të shpërndahej në fillim të gushtit, kryesisht nëpër kanalet e Telegramit të njohura për sentimente nacionaliste ruse dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com