Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Shullazi” ndryshon rrjedhë, prokuroria heton tregtarët që dëshmuan kundër Ylvi Beqajt

2017/07/27 at 10:58 AM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Shullazi” ndryshon rrjedhë, prokuroria heton tregtarët që dëshmuan kundër Ylvi Beqajt

Dëshmitari Sali Çaka ka ndryshuar rrjedhën e procesit gjyqësor ndaj Shullazit dhe 4 të pandehurve të tjerë. Ai doli kundër dëshmitarit të mbrojtur nga shteti, Ylvi Beqaj duke thënë se: “Beqja më ka 150 mijë euro borxh”. Por burime nga prokuroria thanë se Çaka ka rrëfyer të kundërtën, kur është pyetur në muajin Mars, në ambientet e prokurorisë.

Së bashku me kallëzimin, prokuroria thotë se disponon dhe disa përgjime telefonike, ku Sali Çaka, thotë se nuk ka pasur borxh dëshmitarit Ylvi Beqja.

Caka si sekser i Beqjas

Mes Beqjat dhe Çakës ka pasur një shoqëri prej disa vitesh, dhe se Çaka e ka ndihmuar biznesmenin në blerjen e disa tokave, si dhe kur ka pasur proceset gjyqësore për çështjen e Vollgës, Çaka, e ka shoqëruar nga afër biznesmenin. Prokuroria shton se dëshmitari Çaka është kërcënuar dhe shantazhuar vazhdimit.

Hetimet për këtë çështje janë duke vijuar dhe se në ditët në vazhdim prokuroria pritet të dalë me konkluzione përfundimtare për këtë çështje.
Burime nga prokuroria thanë se biznesmeni Beqja ka bërë në 10 qershor të 2016 një deklaratë ku thotë se: “unë Ylvi Beqja deklaroj nën përgjegjësinë time të plotë personale dhe ligjore dhe në cilësinë e administratorit të kompanisë “Saudi Brathers Comercial Company”, se marr përsipër që në momentin kur të zhbllokohet llogaria bankare pranë bankës do ti jap Sali Çakës, shumën prej 150 mijë euro”. Kjo sasi eurosh do jepej për shkak se Çaka ka shërbyer si sekser në blerjen e disa tokave nga biznesmeni Beqja.

Mirëpo sipas prokurorisë së Krimeve të Rënda, pas një viti nga kjo deklaratë dëshmitari Ylvi Beqja është tërhequr nga ky deklarim duke revokuar deklaratën e 10 qershorit 2016. Beqja në 22 mars 2017 ka pohuar para noterit Gjergj Kongoli, duke pohuar se revokonte kontratën e pare. (dokumenti bashkëlidhur)

Tregtarët nën hetim

Gjithë tregtarët që dolën publikisht në media dhe akuzuan dëshmitarin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda Ylvi Beqja, se ai i kishte mashtruar duke i marrë para borxh, janë thirrur në prokurori për të dhënë sqarime.
Në muajin Mars 2017 prokurorët e dosjes “Shullazi” nisën hetime ndaj Sinan Topit, Sali Cakës, Petrit Sukthit, Hamit Gordit, Agron Muçës, Skënder Kaçdeljas dhe shtetasit Ervis Martinaj, pasi dyshohet se këta persona në mënyrë të organizuar apo të shtyrë dhe kërcënuar kanë dalë në media, duke bërë deklarata kundër dëshmitarit të prokurorisë.

Personat e lartpërmendur janë marrë në pyetje nga prokurorët, ku gjatë intervistimit ata kanë hedhur poshtë deklaratat që kanë bërë në dy televizione. Sipas dëshmive para prokurorëve, dalja në televizion është organizuar nga disa persona nën kërcënimin e armëve. Disa prej tyre kanë pohuar se Ylvi Beqja nuk i ka asnjë borxh financiar.

Tashmë Prokuroria e Krimeve të Rënda është duke verifikuar me imtësi pozicionin e disa personave të tjerë, që dyshohet se nën kërcënimin e armëve kanë çuar në daljen në media të 6 tregtarëve.

Dëshmia e tregtarëve

Tregtarët para prokurorëve kanë pranuar se janë shtyrë për të folur kundër Ylvi Beqjat. Sipas tyre organizatorët e daljes së tyre në televizor janë E. M, E. P. dhe një shtetas tjetër me mbiemër Shullazi.

Burime të prokurorisë thanë se tregtarët kanë pohuar se janë kërcënuar dhe ndaj kanë pranuar të mblidhen së bashku, për të folur kundër dëshmitarit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Ylvi Beqaj.

*foto kryesore: tregtarët duke folur kunder Yli Beqajt

*dokument: akti noterial ku Ylvi Beqja terhiqet nga dhenia e 150 mije eurove per Sali Caken

*Ylvi Beqaj

*Sali Caka

/Opinion.al

Ju sugjerojmë

Vrasja në Rinas, gazetari: Si togë pushkatimi, 3 vetë me kallashnikovë
-U tha në Opinion

Vrasja në Rinas, gazetari: Si togë pushkatimi, 3 vetë me kallashnikovë

11 Nëntor, 2025 10:52 pm
Atentati në Rinas, Këlliçi: Vrasje shtetërore
-U tha në Opinion

Atentati në Rinas, Këlliçi: Vrasje shtetërore

11 Nëntor, 2025 10:38 pm
Atentati në Rinas, gazetarja: 30 kamera sigurie, por autorët u zhdukën
-U tha në Opinion

Atentati në Rinas, gazetarja: 30 kamera sigurie, por autorët u zhdukën

11 Nëntor, 2025 10:31 pm
Ronaldo: Kupa e Botës 2026 do të jetë e fundit për mua
Sport

Ronaldo: Kupa e Botës 2026 do të jetë e fundit për mua

11 Nëntor, 2025 9:07 pm
Propozimi në mbledhjen e PD: Deputetët të hyjnë në grevë urie, bashkë me familjarët
Kryesore

Propozimi në mbledhjen e PD: Deputetët të hyjnë në grevë urie, bashkë me familjarët

11 Nëntor, 2025 8:53 pm
Zbulohet një specie e re blete në Australi
Life Style

Zbulohet një specie e re blete në Australi

11 Nëntor, 2025 8:46 pm
Ndeshja Shqipëri – Angli/ Udhëzime për tifozët nga Policia e Shtetit dhe FSHF-ja
Sport

Ndeshja Shqipëri – Angli/ Udhëzime për tifozët nga Policia e Shtetit dhe FSHF-ja

11 Nëntor, 2025 8:01 pm
Kupa e Botës, çmimet e parkimit më të shtrenjta se çmimet e biletave të ndeshjeve
Sport

Kupa e Botës, çmimet e parkimit më të shtrenjta se çmimet e biletave të ndeshjeve

11 Nëntor, 2025 7:18 pm
Ky është punonjësi i AMP-së i cili shoqëronte Gimando Danin në Rinas
Kronikë

Ky është punonjësi i AMP-së i cili shoqëronte Gimando Danin në Rinas

11 Nëntor, 2025 6:18 pm
Atentati me një të vrarë dhe një të plagosur në Rinas, si ndodhi ngjarja
Kronikë

Atentati me një të vrarë dhe një të plagosur në Rinas, si ndodhi ngjarja

11 Nëntor, 2025 6:01 pm
Para
Rihanna në një takim me presidentin Macron, ja për çfarë kanë folur

Rihanna në një takim me presidentin Macron, ja për çfarë kanë folur

Rritja drastike e çmimit të ujit dhe abuzimet e UKT: Si u hoqën nga puna 400 vetë në 2015 dhe sot numërohen mbi 1 000 punëtorë

Rritja drastike e çmimit të ujit dhe abuzimet e UKT: Si u hoqën nga puna 400 vetë në 2015 dhe sot numërohen mbi 1 000 punëtorë

Shkoi në spital nga dhimbja e barkut, por 20 minuta më vonë lindi një fëmijë

Shkoi në spital nga dhimbja e barkut, por 20 minuta më vonë lindi një fëmijë

TE FUNDIT

Vrasja në Rinas, gazetari: Si togë pushkatimi, 3 vetë me kallashnikovë

Vrasja në Rinas, gazetari: Si togë pushkatimi, 3 vetë me kallashnikovë
11 Nëntor, 2025

Ngjarja e rëndë që tronditi sot Tiranën dhe mbarë vendin më 11 nëntor ka ndodhur vetëm 20 metra larg protokollit...

Lexo më shumë

Atentati në Rinas, Këlliçi: Vrasje shtetërore

Atentati në Rinas, Këlliçi: Vrasje shtetërore
11 Nëntor, 2025

Deputeti i PD, Belind Këlliçi thotë se atentati i ndodhur sot në Rinas ku u vra Gilmando Dani dhe u...

Lexo më shumë

Atentati në Rinas, gazetarja: 30 kamera sigurie, por autorët u zhdukën

Atentati në Rinas, gazetarja: 30 kamera sigurie, por autorët u zhdukën
11 Nëntor, 2025

Në lidhje për emisionin “Opinion”, gazetarja e Klan News, Glidona Daci ka folur për vrasjen Gilmando Danit dhe plagosjen Muçi...

Lexo më shumë

Ronaldo: Kupa e Botës 2026 do të jetë e fundit për mua

Ronaldo: Kupa e Botës 2026 do të jetë e fundit për mua
11 Nëntor, 2025

Sulmuesi i Portugalisë, Cristiano Ronaldo, ka konfirmuar se Kupa e Botës 2026 do të jetë e fundit për të. Sipas...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com