Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shullazët mbi Zgjedhjet

2016/04/19 at 4:06 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 5 min
A A
Shullazët mbi Zgjedhjet

Nga ASTRIT PATOZI


Ka plot personazhe që po kërkojnë prej ditësh me këmbëngulje trimërinë “e munguar” të Dhori Kules dhe të Mynyr Konit, si shpëtim për gjoja dinjitetin dhe integritetin e akademizmit shqiptar. I cili sipas tyre duhet të jetë i përgatitur për të përballuar, jo vetëm sfidat e mësimdhënies dhe kërkimit shkencor, por edhe presionet e supozuar nga bandat e krimit. Përfytyro për një cast një akademik të veshur me antiplumb, që nget një makinë të blinduar, dhe që di të përdorë me zotësi të gjitha llojet e armëve të zjarrit. Me fjalë të tjera, sot na duhen profesorë që të jenë, edhe të penës, edhe të pushkës.

Ka të tjerë që e konsiderojnë mynxyrë të pagëlltitshme për Shqipërinë faktin që krimi guxoi edhe u fut deri në garën për rektorët e universiteteve. Ata janë aq të mërzitur sa gati po thonë se c’punë kanë banditët në bibliotekë, kur ata mund të vendosin gjoba, mund të grabisin toka, laguna, garazhe dhe pallate, mund të fitojnë dhe ndajnë tendera, madje mund të shkojnë edhe në parlament me kostume deputeti. Pra, e thënë ndryshe, ata nuk duhet lejuar të futen në një terren, që nuk i takon, ndërsa për të tjerat janë të legjitimuar dhe janë në të drejtën e tyre.

Ka prej tyre që janë të shqetsuar për vijimin e garës për rektoratin e Universitetit të Tiranës, sepse mendojnë se ajo tashmë është ndotur nga lajmi për kanosjen e njërit prej kandidatëve. Dhe si e tillë nuk duhet të zhvillohet apo duhet të shtyhet. A thua se fitorja e Konit apo e Dibrës do të ndryshojë rrënjësisht rendin e gjërave në Universitetin e Tiranës, i cili do të gdhihet të enjten ose i cliruar, ose i pushtuar. Në fakt, nuk është aspak kështu, sepse edhe në kanë diferencë të madhe midis tyre, dhe patjetër që kanë, kandidatët janë sërish të pafuqishëm ta bëjnë diferencën. Sepse kështu janë katandisur universitetet tona.

Kurse unë për vete, pas këtij lajmi, jam i alarmuar për atë që po ndodh me zgjedhjet në këtë vend dhe shikoj re të zeza sidomos për ato që do të mbahen vitin që vjen, të cilat do të vendosim për qeverinë e ardhshme. Natyrisht, nuk kam pritur të mësoj lajmin vërtet befasues të kërcënimit të kandidatit për rektor nga njëra prej bandave më të famshme të vendit për të shkuar në këtë përfundim. Sepse ne nuk kemi mbërritur rastësisht në këtë pikë.

Gjatë tre vjetëve të fundit, sa herë është votuar në Shqipëri, janë shfaqur frikshëm fenomenet më të shmëtuara, të cilat kanë shoqëruar zgjedhjet tona, që prej vendosjes së pluralizmit politik. Në fillim zgjedhjet e parakohshme për bashkinë e Korcës, të cilat u nxinë nga zbulimi i 2 mijë lekëshave për votë, që u shpërndanë nga shtabet e Partisë Socialiste. Pastaj zgjedhjet lokale, ku qeveria i përdori me sukses të gjitha marifetet e shpifura shqiptare të deformimit të votës, që nga aktivizimi i bandave, përdorimi i policisë, e deri tek blerja e votës.

Pak ditë më parë u mbajt referendumi anekdotik i Partisë Socialiste, i cili edhe pse nuk e kishte rëndësinë e zgjedhjeve të mëparshme, sërish rezultoi i manipuluar. Ka tashmë dëshmi të plota me zë e më figurë për trukime të rënda të rezultatit të tij, ndonëse edhe vetë referendumi ishte një lloj manipulimi ndaj statutit të partisë kryesore, që drejton vendin. Por le të mos merremi gjatë me të, se pastaj Edi Rama do të na thotë se për të qenë të interesuar për zhvillimet e forcës së tij politike duhet të anëtarësohemi patjetër në Partinë Socialiste. Ndërkohë që unë mendoj se për të paktën PD-në dhe PS-në, i takon të jetë i vëmendshëm dhe i nteresuar cdo shqiptar, pasi në të gjitha rastet njëra është qeveria, kurse tjetra është shemra e saj, ose alternativa e pushtetit.

Natyrisht të gjitha këto nuk do të kishin shumë vlerë nëse do të vinin vetëm si denoncim i Partisë Demokratike, si forca udhëheqëse e opozitës, sepse do të paragjykoheshin. Fatmirësisht, ka dhjetëra e qindra prova të shtypit që i damkosin rëndë të gjitha proceset zgjedhore të sipërpërmendura, të cilat fatkeqësisht kanë ardhur duke u përkeqësuar.

Ndaj them se nuk duhet të habitemi shumë se përse interesat apo guximi i bandave të krimit kanë mbërritur si pa u ndjerë deri në portat e universiteteve tona. Pikërisht, aty ku mendohej se nuk do të afroheshin kurrë, ndoshta edhe nga idea e përhapur gjerësisht, se banditët i zë libri.

Për të qenë realist, unë nuk mendoj se Edi Rama apo dikush tjetër në qeveri ka thirrur bandën  Shullazit dhe i ka kërkuar të lajë hesapet me njërin nga kandidatët për rektor në Universitetin e Tiranës. Nëse kjo do të kishte ndodhur, në këtë vend nuk do të kishte më asnjë vlerë sa fjala, as shkolla, as arsimi apo kultura. Por edhe pse unë e mendoj kështu, kjo nuk e shfajëson fare Edi Ramën dhe qeverinë e tij.

Sepse bandat e gangsterëve nuk kanë nevojë që të marrin leje për cdo rast, në një vend ku ata ndjehen të gjithëpushtetshëm dhe të paprekshëm për shkak të shërbimeve politike, që kryejnë në kohë të caktuara. Në rast se ti i përdor kontigjentët kriminalë në fushata kundër rivalëve politikë, e ke shumë të vështirë padtaj ta kontrollosh ambicien e tyre për të ngrënë cdo gjë që shohin se fluturon. Ky është, sipas meje, shpjegimi për sulmin e cuditshëm mbi zgjedhjet në Universitetin e Tiranës. Dhe ngaqë është i cuditshëm, mendoj se është edhe më i rrezikshëm, si prognozë ugurzezë për zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri.

Sepse cfarë kanë të përbashkët të gjitha proceset zgjedhore të këtyre 3 vjetëve “Rilindje”? E vecanta e tyre është se në asnjë rast mazhoranca nuk ka pasur në lojë fatin e vet politik, sepse asnjëherë nuk ka qenë i kërcënuar pushteti i saj. E megjithatë, zgjedhjet janë dhunuar me vullnet të qartë dhe diabolik, sa mund të flitet pa e tepruar se vjedhja e zgjedhjeve është shndërruar në një ves të kësaj qeverie dhe nuk është kot ajo shprehja e famshme që “huqi del me shpirtin”.

Pyetja që të vjen mënjehërë ndër mend pas kësaj është se cfarë do të bënte më shumë Edi Rama me Ilir Metën në rastin ekstrem, kur do të vendoset për karrigen e tyre të pushtetit, ndërkohë që nuk kanë lënë gjë pa bërë, dhe pse nuk kanë qenë fare në presion? Përgjigja merret me mend lehtë. Gjithcka, mbi këtë tokë. Edhe atë që nuk e përfytyrojmë dot sot.

Ndaj edhe është detyrim i opozitës dhe mision i cdo shqiptari që beson tek vota e lirë që ta ndryshojë këtë realitet tragjik. Ndryshe, jo vetëm kur të ketë zgjedhje të rëndësishme, por dhe kur të votohet për administratorin e pallatit, do të fitojnë, herë “të fortit” e Ramës, dhe herë ata të Metës. Në rastin më të mirë, do të fitojnë të dy bashkë, kur bien dakord paraprakisht për të njëjtin kandidat, i cili mbështetet nga të njëjtat banda. Njësoj si më 1 prill.

 



Ju sugjerojmë

Çfarë “dhurate” i la Berisha Fevziut për kryeministrin Edi Rama?
-U tha në Opinion

Çfarë “dhurate” i la Berisha Fevziut për kryeministrin Edi Rama?

8 Maj, 2025 10:52 pm
Fushata e fundit e tij? Berisha: E di Zoti dhe demokratët!
-U tha në Opinion

Fushata e fundit e tij? Berisha: E di Zoti dhe demokratët!

8 Maj, 2025 10:46 pm
Pse shqiptarët duhet të zgjedhin PD në 11 Maj? Berisha shpalos programin në Opinion
-U tha në Opinion

Pse shqiptarët duhet të zgjedhin PD në 11 Maj? Berisha shpalos programin në Opinion

8 Maj, 2025 10:32 pm
“Non grata”, Berisha: Diplomati amerikan i kërkoi Ramës e Bashës që …
-U tha në Opinion

“Non grata”, Berisha: Diplomati amerikan i kërkoi Ramës e Bashës që …

8 Maj, 2025 9:42 pm
“S’punojmë për të bërë Berishën kryeministër”,Berisha komenton deklaratën e Këlliçit
-U tha në Opinion

“S’punojmë për të bërë Berishën kryeministër”,Berisha komenton deklaratën e Këlliçit

8 Maj, 2025 9:23 pm
Samiti i BE/ Berisha: Do të lobonim kundër Ramës, por nuk e meritonte Shqipëria
-U tha në Opinion

Samiti i BE/ Berisha: Do të lobonim kundër Ramës, por nuk e meritonte Shqipëria

8 Maj, 2025 9:20 pm
A do të tërhiqet? Berisha: Ça mo? Një misionar e tërheq vetëm zoti
-U tha në Opinion

A do të tërhiqet? Berisha: Ça mo? Një misionar e tërheq vetëm zoti

8 Maj, 2025 9:19 pm
BE për vizitën e Vuçiç në Rusi: Të përmbahet nga agresioni i Putinit ndaj Ukrainës
Rajoni

BE për vizitën e Vuçiç në Rusi: Të përmbahet nga agresioni i Putinit ndaj Ukrainës

8 Maj, 2025 9:13 pm
Mund të udhëtojë drejt SHBA, Berisha: Rama mori përgjigje nga DASH për aktin e tij
-U tha në Opinion

Mund të udhëtojë drejt SHBA, Berisha: Rama mori përgjigje nga DASH për aktin e tij

8 Maj, 2025 9:08 pm
“Stop” sheh filxhan për zgjedhjet e 11 majit: E ka të marrë, del me fitore!
Aktualitet

“Stop” sheh filxhan për zgjedhjet e 11 majit: E ka të marrë, del me fitore!

8 Maj, 2025 9:05 pm
Para
Disa sekrete,si të gjeni një biletë avioni me çmim të lirë

Dyfishohen çmimet e biletave drejt Italisë

Sa herë në javë duhet të bëni seks për të qenë të lumtur?

Pse femrat qajnë pas seksit?!

PD: Njerëzit po shohin tmerr në spitale. Prokuroria të hetojë Beqajn

PD: Njerëzit po shohin tmerr në spitale. Prokuroria të hetojë Beqajn

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Çfarë “dhurate” i la Berisha Fevziut për kryeministrin Edi Rama?

Çfarë “dhurate” i la Berisha Fevziut për kryeministrin Edi Rama?
8 Maj, 2025

Nga studioja e Opinionit, Sali Berisha kishte një thirrje dhe një dhuratë për kryeministrin Edi Rama. I ftuar mbrëmjen e...

Lexo më shumë

Fushata e fundit e tij? Berisha: E di Zoti dhe demokratët!

Fushata e fundit e tij? Berisha: E di Zoti dhe demokratët!
8 Maj, 2025

Së bashku me ekipin e tij, Sali Berisha ishte mbrëmjen e sotme në studion e Opinion në TV Klan. Teksa...

Lexo më shumë

Pse shqiptarët duhet të zgjedhin PD në 11 Maj? Berisha shpalos programin në Opinion

Pse shqiptarët duhet të zgjedhin PD në 11 Maj? Berisha shpalos programin në Opinion
8 Maj, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte mbrëmjen e sotme në emisionin 'Opinion' në TV Klan. E teksa tre ditë...

Lexo më shumë

“Non grata”, Berisha: Diplomati amerikan i kërkoi Ramës e Bashës që …

“Non grata”, Berisha: Diplomati amerikan i kërkoi Ramës e Bashës që …
8 Maj, 2025

Betejën kundër sanksionimit amerikan “non grata”, Sali Berisha thotë që e ka bërë i vetëm dhe në interes të Shqipërisë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com