Sport

Shuhet ylli i sportit, Covid-19 i merr jetën kampionit të mundjes


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:00 - 09/11/20 |
Opi Nion

Koronavirusi i ka marrë jetën, Shkëlqim Troplinit, ish-kampionit të mundjes dhe të xhudos.

Në orët e fundit gjendja shëndetësore e 55-vjeçarit u rëndua, duke e bërë të pamundur transportimin e tij drejt kryeqytetit, për një trajtim më të specializuar.

Shkëlqim Troplini konsiderohet si një nga sportistet e mundjes më të njohur në vendin tonë. Në vitin 1994 ai u shpall kampion Kombëtar në xhudo.

Pasi u rendit në tetëshen europiane në vitin 1995, Troplini përfaqësoi Shqipërinë në Olimpiadën e Atlantës në vitin 1996.

Së fundmi ka punuar edhe si zv/trajner i skuadrës së Erzenit në futboll./ Opinion.al

 

Pas