Koronavirusi i ka marrë jetën, Shkëlqim Troplinit, ish-kampionit të mundjes dhe të xhudos.
Në orët e fundit gjendja shëndetësore e 55-vjeçarit u rëndua, duke e bërë të pamundur transportimin e tij drejt kryeqytetit, për një trajtim më të specializuar.
Shkëlqim Troplini konsiderohet si një nga sportistet e mundjes më të njohur në vendin tonë. Në vitin 1994 ai u shpall kampion Kombëtar në xhudo.
Pasi u rendit në tetëshen europiane në vitin 1995, Troplini përfaqësoi Shqipërinë në Olimpiadën e Atlantës në vitin 1996.
Së fundmi ka punuar edhe si zv/trajner i skuadrës së Erzenit në futboll./ Opinion.al