Kronikë

Shuhet nga COVID-19 mësuesi 66-vjeçar nga Gramshi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:30 - 12/11/20 |
Al Do

Drejtori i Zyrës Arsimore në Gramsh, Xhevit Dermyshi, ka humbur jetën në moshën 66 vjeçare si pasojë e gjendjes së rënduar shëndetësore nga COVID-19.

Lajmin e hidhur e ka njoftuar edhe njësia vendore e kujdesit shëndetësor në Gramsh me anë të një postimi në rrjete sociale.

Aty theksohet se karriera e tij e gjatë la gjurmë në sistemin arsimor dhe se kontributi profesional dhe shoqëror i mësues Dermyshit do të mbetet i vlerësuar ndër breza.

“Të hidhëruar për lajmin e ndarjes nga jeta të mësuesit Xhevit Dermyshi. Megjithë përpjekjet e stafit mjekësor nuk mundi ta fitojë betejën me virusin e rrezikshëm COVID. Por karriera e tij e gjatë la gjurmë në sistemin arsimor. Kontributi profesional dhe shoqëror i mësues Xhevitit do të mbetet i vlerësuar ndër breza. Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Gramsh i dërgon gushëllime të sinqerta bashkëshortes, familjarëve ,kolegëve dhe miqve të shumtë! U prehtë në paqe”, shkruhet në postim.

Kujtojmë se ditën e djeshme u njoftua për humbjen e jetës së dy mësuesve, në Fier dhe në Peqin, si pasojë e COVID-19. /Opinion.al

Pas