Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shtyrja e zgjedhjeve lokale, Meta flet sërish. Një mesazh dhe për Ramën

2019/05/28 at 10:43 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Shtyrja e zgjedhjeve lokale, Meta flet sërish. Një mesazh dhe për Ramën

Kreu i shtetit Ilir Meta është shprehur sërish i gatshëm për të shtyrë datën e zgjedhjeve lokale. Në një intervistë për Tv Dukagjini, kreu i shtetit shqiptar tha se rendi kushtetues i Republikës se Shqipërisë, bazohet mbi pluralizmin politik, duke i dhënë kështu dhe një përgjigje kryeministrit Edi Rama, i cili thotë se nuk mund të shtyjë zgjedhjet lokale pasi nuk e lejon Kushtetuta.

“Rendi kushtetues i Republikës së Shqipërisë dhe garantimi i tij është çështja më e rëndësishme që të gjithë bashkë duhet të sigurojmë”, theksoi Meta.

Por kush e ka fajin, për këtë krizë politike. Për kreun e shtetit si mazhoranca dhe opozita janë me faj.

“Opozita sikurse ju e dini, ka bërë një veprim tepër të nxituar dhe të papranueshëm siç ishte ai i djegieve të mandateve. Por, për fat të keq mazhoranca gjithashtu, ka bërë një veprim të nxituar për shpejtimin për zëvendësimin e këtyre mandateve. Ndërkohë, ka patur dhe ka një kohë relativisht të gjatë gati 30 ditë, për të shqyrtuar mandatin e çdo deputeti, kohë që mund të ishte shfrytëzuar për të evituar një situatë edhe më të përshkallëzuar se, kjo që paraqitet sot”, tha Meta, duke i qëndruar deklarimit të tij se deputetët e rinj që zunë karrigen në Kuvend nuk janë të ligjshëm.

“Jemi në një situatë ku të dyja palët duhet të bëjnë hapa pas dhe të gjejmë rrugën e duhur për të shkuar drejt zgjedhjeve demokratike, sepse kjo është e panegociueshme si kriter bazë për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian. Besoj është bërë e qartë edhe nga përfaqësues ndërkombëtar, sidomos nga drejtues të fraksionit kryesor në Bundestagut të CDU/CSU që, zgjedhjet pa opozitën janë zgjedhje problematike, përsa i takon aspektit demokratik dhe Shqipëria, ka nevojë për stabilitet demokratik. Një vend pa Gjykatë Kushtetuese, është një vend pa Kushtetutë. Në këtë drejtim, në këtë situatë ku jemi, unë mendoj që nuk i ka vetëm opozita përgjegjësitë e saj, edhe pse më duhet të them që opozita ka marrë edhe iniciativa në Kuvendin e Shqipërisë, të cilat pothuajse nuk janë shqyrtuar fare, që duhet të ishin shqyrtuar për rivendosjen apo për rivlerësimin e reformës dhe afateve të saj Kushtetuese, me qëllim zhbllokimin e institucioneve te reja dhe evitimin e kontestimit të tyre. Pra, nuk kemi përgjegjëse vetëm opozitën, kemi përgjegjëse edhe mazhorancën. Rruga e zgjidhjes nuk është rruga përjashtuese, as e mazhoranës për opozitën dhe as opozitës për mazhorancën, duhet një marrëveshje që rivendos vendin në normalitet të plotë kushtetues, institucional dhe demokratik”, theksoi më tej Meta./ Opinion.al

Ju sugjerojmë

Rama vizitë në Berlin, merr pjesë në forumin ndërkombëtar të nivelit të lartë
Kryesore

Rama vizitë në Berlin, merr pjesë në forumin ndërkombëtar të nivelit të lartë

24 Tetor, 2025 10:29 pm
“4,400 persona janë abuzuar nga priftërinjtë në Itali”
Bota

“4,400 persona janë abuzuar nga priftërinjtë në Itali”

24 Tetor, 2025 9:26 pm
Vuçiç: Serbia mund të hyjë në BE para 2030
Rajoni

Vuçiç: Serbia mund të hyjë në BE para 2030

24 Tetor, 2025 8:23 pm
Deputeti i LDK në Kosovë godet me grusht një qytetar: Më provokoi
Rajoni

Deputeti i LDK në Kosovë godet me grusht një qytetar: Më provokoi

24 Tetor, 2025 7:21 pm
Trump i vendosi sanksione, Rusia dërgon në SHBA përfaqësuesin e lartë të ekonomisë
Bota

Trump i vendosi sanksione, Rusia dërgon në SHBA përfaqësuesin e lartë të ekonomisë

24 Tetor, 2025 6:26 pm
“Siguroi vota për PSD”, SPAK mbyll hetimin ndaj kryebashkiakut të PS
Kronikë

“Siguroi vota për PSD”, SPAK mbyll hetimin ndaj kryebashkiakut të PS

24 Tetor, 2025 5:56 pm
Messi rinovon kontratën me Inter Miami
Sport

Messi rinovon kontratën me Inter Miami

24 Tetor, 2025 5:31 pm
PS thyen heshtjen për ODIHR, Manja: Konstatimet si akuzat e PD
Politikë

PS thyen heshtjen për ODIHR, Manja: Konstatimet si akuzat e PD

24 Tetor, 2025 5:16 pm
Gjykata Kushtetuese konstaton mbarimin e mandatit të Sonila Bejtjas, njofton Begajn
Aktualitet

Gjykata Kushtetuese konstaton mbarimin e mandatit të Sonila Bejtjas, njofton Begajn

24 Tetor, 2025 5:07 pm
Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e PD-së për Fierin dhe Durrësin
Kryesore

PD kërkesë Peleshit: Shmangni çdo provokim ndaj deputetëve të opozitës

24 Tetor, 2025 5:01 pm
Para
Përfundon takimi i Ramës me ministrat, çfarë u diskutua

Përfundon takimi i Ramës me ministrat, çfarë u diskutua

Çfarë fati do ketë Shqipëria pas zgjedhjeve në Parlamentin Evropian?

Çfarë fati do ketë Shqipëria pas zgjedhjeve në Parlamentin Evropian?

Horskopi, 9 Dhjetor, sipas Paolo Fox

Horoskopi 29 Maj 2019

TE FUNDIT

Rama vizitë në Berlin, merr pjesë në forumin ndërkombëtar të nivelit të lartë

Rama vizitë në Berlin, merr pjesë në forumin ndërkombëtar të nivelit të lartë
24 Tetor, 2025

Përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, Rama ka ndarë edhe foto nga Berlini, ku në krah të...

Lexo më shumë

“4,400 persona janë abuzuar nga priftërinjtë në Itali”

“4,400 persona janë abuzuar nga priftërinjtë në Itali”
24 Tetor, 2025

Rreth 4,400 persona janë abuzuar nga priftërinjtë katolikë në Itali në raste të raportuara që nga viti 2020, sipas një...

Lexo më shumë

Vuçiç: Serbia mund të hyjë në BE para 2030

Vuçiç: Serbia mund të hyjë në BE para 2030
24 Tetor, 2025

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ishte i ftuar mbrëmjen e së enjtes në RTS, ku foli për çështjet më të...

Lexo më shumë

Deputeti i LDK në Kosovë godet me grusht një qytetar: Më provokoi

Deputeti i LDK në Kosovë godet me grusht një qytetar: Më provokoi
24 Tetor, 2025

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj ka goditur me grusht një qytetar në sheshin e Prishtinës. Zemaj...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com