Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shtypi rus mbi referendumin në Britani

2016/06/22 at 11:06 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Shtypi rus mbi referendumin në Britani

Media shtetërore ruse shpesh vepron si nxitëse e përçarjes brenda Bashkimit Evropian dhe shkruan për pesimizëm në Evropë dhe dështim për të mbrojtur vlerat tradicionale që u shkojnë për shtat atyre që përkrahin largimin e Britanisë nga Bashkimi Evropian.

Shumë mesazhe të televizionit shtetëror e paraqesin Europën të rënë moralisht dhe të pushtuar nga emigrantë kriminelë për shkak të dështimit të vendeve të BE’së për të mbështetur pavarësinë dhe sovranitetin e tyre.

Disa kanë shkuar aq larg sa promovojnë mesazhe euroskeptike dhe ksenofobike që analistët thonë se janë të destinuara kryesisht për audiencën ruse.

Në një intervistë me gazetën Izvestiya, anëtari i Komitetit të Çështjeve Ndërkombëtare pranë Këshillit të Federatës, Andrei Klimov, e quajti referendumin Brexit pjesë të një “vlerësim moral” të proceseve që po ndodhin në Europë.

Së bashku me referendumin e Holandës kundër marrëveshjes së asociimit BE – Ukrainë dhe votimit në parlamentin francez për heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë, kjo tregon se Evropa nuk është mësuar të flasë me një zë, tha Klimov. Ai paralajmëroi se Bashkimi Sovjetik u shemb për shkak të proceseve të ngjashme.

Ndërsa Rusia ngacmon tërthorazi Bashkimin Evropian, mbështetja për tërheqjen e mundshme të Britanisë nga BE’ja, që shihet nga shumë analistë si dobësim i Evropës, ka qenë më pak e dukëshme.

“Ky nuk është problem që prek direkt Rusinë. Pra, kjo është arsyeja pse shtypi i ndjek vetë ngjarjet”, thotë Elena Ananieva, kryetare i Qendrës për Studime britanike në Institutin e Evropës pranë Akademisë ruse të Shkencave.

“Vetëm kohët e fundit, shtypi ka filluar të komentojë mbi pasojat e Brexit për Rusinë,” i tha Ananieva Zërit të Amerikës.

Herman Gref, kreu i bankës më të madhe të Rusisë, Sberbank, tha për Bloomberg TV javën e kaluar se një dalje e Britanisë nga Bashkimi Evropian mund të prishë shpresat e Rusisë për rimëkëmbje ekonomike.

“Kjo do të ketë një ndikim shumë negativ në ekonominë tonë, në normën tonë të këmbimit dhe të investitorëve në letra me vlerë,” tha Herman Gref në Forumin Ekonomik në Shën Petersburg.

Komentet e këtij bankieri me ndikim, se pse Rusia duhet të jetë e shqetësuar rreth Brexit, cituar gjerësisht në mediat ruse, kanë qenë më të fortat deri tani.

Në të njëjtin forum, transmetuar drejtpërdrejt në televizionin rus, presidenti i Rusisë Vladimir Putin shtroi pyetjen se pse kryeministri britanik David Cameron e lejoi referendumin.

“Brexit tani është një çështje shumë e madhe, por pse e lejoi ai këtë referendum? Për të frikësuar Evropën, ose për të kërcënuar dikë? Cili është qëllimi i këtij votimi, nëse ai vetë e kundërshton idenë?, pyet Putin.

Presidenti rus nuk tha se nëse është në favor apo kundër Brexit, por pranoi se dalja e Britanisë nga BE-ja do të kishte pasoja për Evropën.

“Ekspertë të ndryshëm kanë dhënë mendime të ndryshme lidhur me atë nëse tërheqja e Britanisë nga BE’ja është mirë apo keq”, tha zoti Putin.

“Shumica e ekspertëve janë dakord se kjo do të dëmtojë Evropën, por disa thonë se Evropa vetëm do të bëhet më e fortë dhe më e qëndrueshme,” tha presidenti rus./voa.

Ju sugjerojmë

Duka: Ka pasur 200 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen me Serbinë
-U tha në Opinion

Duka: Ka pasur 200 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen me Serbinë

4 Qershor, 2025 11:24 pm
“Ndeshja me Serbinë e rëndësishme për…”, Duka: Duhen gjetur balancat pozitive
Kryesore

“Ndeshja me Serbinë e rëndësishme për…”, Duka: Duhen gjetur balancat pozitive

4 Qershor, 2025 10:44 pm
Ndeshja e Kombëtares me Serbinë, Duka flet rreth ndjesive para sfidës historike
-U tha në Opinion

Ndeshja e Kombëtares me Serbinë, Duka flet rreth ndjesive para sfidës historike

4 Qershor, 2025 10:37 pm
Konfirmohet rasti i parë i murtajës te gjedhët në Shqipëri
Aktualitet

Konfirmohet rasti i parë i murtajës te gjedhët në Shqipëri

4 Qershor, 2025 10:24 pm
Spanjë/ Kapen me plantacion marijuhane, arrestohen dy të rinjtë shqiptarë
Bota

Spanjë/ Kapen me plantacion marijuhane, arrestohen dy të rinjtë shqiptarë

4 Qershor, 2025 9:53 pm
Lufta në Gaza, numri i incidenteve antisemite rritet ndjeshëm
Bota

Lufta në Gaza, numri i incidenteve antisemite rritet ndjeshëm

4 Qershor, 2025 9:46 pm
Mbi 1.5 milion pelegrinë nisin Haxhin nën diellin përvëlues
Bota

Mbi 1.5 milion pelegrinë nisin Haxhin nën diellin përvëlues

4 Qershor, 2025 9:28 pm
“Ec, vazhdo po të them”, vajza i vjedh biznesin të atit me falsifikim firme
Aktualitet

“Ec, vazhdo po të them”, vajza i vjedh biznesin të atit me falsifikim firme

4 Qershor, 2025 9:19 pm
Ankimi i PD për qarkun Kukësin, vendimi merret ditën e nesërme
Aktualitet

Ankimi i PD për qarkun Kukësin, vendimi merret ditën e nesërme

4 Qershor, 2025 9:08 pm
Kanadaja prej ditësh në luftë me flakët e zjarrit, tymi mbulon 1/3 e SHBA-ve
Bota

Kanadaja prej ditësh në luftë me flakët e zjarrit, tymi mbulon 1/3 e SHBA-ve

4 Qershor, 2025 8:57 pm
Para
Foto/ Përfundon faza e grupeve në Euro 2016, këto ekipe shkojnë tutje

Foto/ Përfundon faza e grupeve në Euro 2016, këto ekipe shkojnë tutje

Mavraj postim emocionues: Ja çfarë shkruan ai pas fitores me Rumaninë

Mergim Mavraj i lënduar shpirtërisht, lë mesazhin e papritur në FB

Zbulohet jeta e Sinan Hoxhës jashtë kamerave, por shikoni kush e filmon

Zbulohet jeta e Sinan Hoxhës jashtë kamerave, por shikoni kush e filmon

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Duka: Ka pasur 200 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen me Serbinë

Duka: Ka pasur 200 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen me Serbinë
4 Qershor, 2025

Të shtunën luhet një nga ndeshjet më të rëndësishme të Shqipërisë, kjo edhe për shkak të ngarkesës emocionale që mbart...

Lexo më shumë

“Ndeshja me Serbinë e rëndësishme për…”, Duka: Duhen gjetur balancat pozitive

“Ndeshja me Serbinë e rëndësishme për…”, Duka: Duhen gjetur balancat pozitive
4 Qershor, 2025

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka e ka quajtur ndeshjen me Serbinë si një ndeshje me rëndësi edhe...

Lexo më shumë

Ndeshja e Kombëtares me Serbinë, Duka flet rreth ndjesive para sfidës historike

Ndeshja e Kombëtares me Serbinë, Duka flet rreth ndjesive para sfidës historike
4 Qershor, 2025

Kur na ndajnë pak ditë nga sfida e Kombëtares Shqiptare me Serbinë, emocionet e futbollistëve dhe tifozëve duket se janë...

Lexo më shumë

Konfirmohet rasti i parë i murtajës te gjedhët në Shqipëri

Konfirmohet rasti i parë i murtajës te gjedhët në Shqipëri
4 Qershor, 2025

Në Shqipëri është konfirmuar zyrtarisht rasti i parë i murtajës tek dhitë. Rasti është shënuar në Postribë të Shkodrës në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com